Home / Opinion / “Katundarët politik”

“Katundarët politik”

Gëzim Mekuli

30-01-2017

Debat i ulët, e jologjik, është duke u zhvilluar në mediat shqipe. Për ecajaket politike të shqiptarëve në Maqedoni po mbizotron mendimi, dhe po ndërtohet përshtypja politike, se shqiptarët dhe partitë politike shqiptare në Maqedoni po synojnë të largojnë nga skena politike një person, një individ e një politikan, Grujevskin.

Është i papjekur mendimi e bindja se, me largimin e Nikola Grujevskit, apriori, do të largohet edhe politika, urrejtja, sundimi dhe klima kundërshqiptare në Maqedoni.
Shqiptarët në Maqedoni, media shqipe, nxënësi, studenti, bujku, fshati e qyteti,  nuk do të duhej të kënaqet me “fitoren” mbi politikat njëshe. Atje, politikat shqiptare, do të ishte e shëndoshë që të mbështeten në proceset afatgjate politike, ekonomike dhe kulturore. Thjeshtë, është i gabuar lancimi i “mendimit të katundarëve politik”, se me ikjen e Grujevskit, problemet e shqiptarëve në Maqedoni do të rehabilitohen e do të riparohen.

Pikëllueshëm, “festa e katundarëve” për të festuar ikjen e një njeriu kundërshqiptar, është vetëm humbje kohe dhe, gjithsesi, një “lajm i mirë” për sllavët e maqedonisë, tradicionalisht, kundërshqiptar.

 

Bilderesultat for ahmeti gruevski thaqi

Të nderuar lexues,
Ky “banket i katundarëve politik shqiptarë”, i ndihmuar, i kontrrolluar dhe i organizuar nga mediat sllave, do tu çelte rrugën projekteve politike sllave: përjashtimin e ndikimeve etno-kulturore të shqiptarëve në hapsirën politike të Maqedonisë, por, gjithsesi, tani nën petkun e një “politike të re” e “demokratike” europiane.
 
Të nderuar lexues,
Shqiptarët në Maqedoni nuk do të duhej të jenë fotokopje e “katundarëve politk” të Prishtinës. Ata, atje në Prishtinë, duke qenë fort të gëzuar se mënjanuanë “një njeri” e “një person”, Milloshevicin, “festuan e masturbuan!, shpesh e së bashku, me pasardhësit dhe përçuesit e planeve të akademisë serbe dhe të projekteve serbe në Ballkan.  
Fokusimi i tepruar në person e në individ është “mendim, lajm e veprim katundaresk” i shekullit XVI. Politika është zhvillim apo moszhvillim: Është plastelinë që formësohet nga elita kombëtare; nga elita treshe: e kamur materialisht, patriotike dhe intelektuale.
 

Gruevski, Milloshevic, Zajev, Dacic e Vuqic, të gjithë pa përjashtim, janë misionarë të një kauze madhore serbe, ndërsa, Rugova, Thaci, Mustafa, Ahmeti, Meta, Rama e Berisha, na bindin se janë “katundarët politik” të vitit të rëndë 1878.

 

Bilderesultat for rama meta berisha thaci

 

Është elita e kombit që, si udhërrëfim politik, ka hartat gjeostrategjike, ajo që i sjellë ndryshime cilësore kombit. Largimi nga këto harta logjike politike, sjellë edhe kapitulimet dhe shkatërrimet; Shiqoni Prishtinën dhe Tiranën. Ndoshta, është mirë të mos i kopjoni këto, sepse janë derivat i politikave “njëshe”.

About admin

x

Check Also

Sa të gënjyer ishim !

/ Intervist që ia vlen të lexohet e rilexohet/ Intervistë me ish ...