Home / Opinion / Duke u rilindur të jetojmë në një Shqipëri të përbashkët!

Duke u rilindur të jetojmë në një Shqipëri të përbashkët!

Shkruan: Avdi Ibrahimi

Po të shikojmë veprimin dhe sjelljen e njeriut nga pikëpamja e drejtë, pothuajse të gjithë njerëzit në botë; kush më shumë e kush më pak, në jetë mund të kenë përjetuar  vuajtje, por pikërisht nga shkaku i vuajtjes ka qenë te secili njeri etja për të jetuar…, -kështu, njeriu ka kuptuar se të vepruarit me mirësjellje në jetë në të shumtën e rasteve ka pasur pasoja të mira, përkatësisht të kuptuarit se veprat dhe sjelljet e këqija dhe të liga i kanë sjellë pasoja të këqija; gjithashtu njeriut mendim-drejtë që, në vete nuk ngërthen qëllimin e keq e të ligë që ka kuptuar me kohë, në të njëjtën kohë e refuzon me bindje të plotë pamëshirësinë si dhe përjashton nga vetja lakminë, urrejtjen, smirën, dhunën, përdorimin e forcës pa pasur asfarë arsye, më pastaj të flasësh drejtë, të jep të kuptosh, se në këtë rast rrena është e papranueshme për atë njeri që flet të vërtetën, e papranueshme është edhe marrja nëpër gojë e tjetrit, të akuzosh me pa të drejtë e pa asfarë fakte tjetrin,-siç jemi mësuar për çdo ditë të lexojmë në gazeta e portale të ndryshme në internet e rrjete sociale, -e papranueshme është fjala e vrazhdë, e keqe, fyerja, t’i cenosh tjetrit dinjitetin që ka, të nënçmosh tjetrin vetëm se ti ke forcën e pushtetit, pra të kuptuarit e të vepruarit drejtë, ka të bëjë me atë filozofinë e të jetuarit njerëzishëm që të mos veproj keq, në këtë rast kemi të bëjmë me ndalimin e hajnisë dhe përvetësimit të çdo pasurie kombëtare, për përfitime personale, familjare dhe grupore; nga ata njerëz që janë në pushtet dhe biznese private, njëherit të mos bësh lavdi të rreme e të mos falsifikosh historinë e kombit të cilit i takon.

Në rrafshin kombëtar shqiptar, secili nga ne të kemi si synim kryesor që të jetë shtëpia jonë e përbashkët e të gjitha vendeve të banuara me shqiptarë.

-Njëkohësisht qëllim yni i përbashkët të jetë përherë, tejkalimi i ndasive krahinore, dhe fetare, tejkalimin e mospajtimeve politike, dhe religjioze, brenda shqiptare, të tejkalohen përçarjet dhe divergjencat të programeve politike të partive, në mbarë hapësirat shqiptare, që të arrijmë në cakun kryesor bashkimin apo ribashkimin e trojeve shqiptare të ndara padrejtësisht, mbi një bazë të përbashkët mbarëkombëtare.

Të gjitha Lëvizjet e Shoqatat atdhetare që, në programet e tyre kanë për synim Ribashkimin e trojeve shqiptare me shtetin amë Shqipërinë të bashkohen në një lëvizje të vetme, dhe funksionale, për të arritur në aftësimin aksional të partive politike që janë për bashkim kombëtar që, me sukses të kyçen në rrjedhat e jetës shpirtërore, shoqërore e politike që të bëjmë rilindjen mbarëshqiptare për të jetuar në Shqipëri të përbashkët bashkëkohore për të ndikuar në rrjedhat politike ndërkombëtare për interesat tona shoqërore në të ardhmen. Ideja për domosdonë e Ribashkimit kombëtar shqiptarë është po aq e lashtë sa edhe vetë përçarja e tyre, nismën për ribashkimin dhe bashkëpunimin e partive politike, në mbarë hapësirat shqiptare, njëherit edhe me mërgimtarët tanë që ndodhën jashtë atmëmëdheut, të marrin përsipër intelektualët atdhetar, gjithashtu në të ardhmen e afërt të formohet një Besëlidhje e Re Shqiptare, -e cila, duhet të përfaqësohet nga një Këshill Drejtues Botëror Shqiptar me qendër në Prizrenin historik të “Lidhjes Shqiptare”, nga aty pastaj të formohen Këshilla Nacionale dhe  të tjerë të Riashkimit të tokave shqiptare, të ndara dhunshëm nga fuqitë e mëdha të qarqeve reaksionare ndërkombëtare; kështu, duhet urgjentisht  të intensifikohen përpjekjet në bashkëjetesën mbarëshqiptare për një Shqipëri të Ribashkuar.

– Në mënyrë  të vendosur  që, me punë e vepra të mira ta fitojmë simpatinë, dashurinë, dhe respektin e popujve të botës në të drejtat tona, me qetësi, të pastër e të vyer për interesat tona kombëtare, të respektojmë fenë e secilit në kuadër të etnosit shqiptarë, por mbi të gjitha në theks të veçantë të mbrohen interesat tona kombëtare.

-Është e ditur se, -e mira dhe e keqja luftojnë njëra-tjetrën, në mënyrë të pareshtur, dhe të papajtueshme, por nuk ka asnjë dyshim se, me përpjekjet tona të pandërprera, e mira shpeshherë në historinë tonë tragjike dhe heroike, ka ngadhënjyer  dhe përsëri  do të ngadhënjejë mbi të keqen, kjo sipas mendimit tim, pa e menduar, pretenduar dhe  tepruar për idenë e  ndonjë përfitim personal, le të jetë një nga detyrat kryesore të mbarëshqiptarëve që, nuk u është bërë gjaku ujë, të luftohet pareshtur e keqja në çdo formë, ngado që shfaqet ajo, kështu të jemi si popull dhe si komb në rrugën e së mirës, në rrugën e së drejtës, duke u rilindur të jetojmë në një Shqipëri të Ribashkuar.

Më 26 Janar, 2017

About admin

x

Check Also

Sa të gënjyer ishim !

/ Intervist që ia vlen të lexohet e rilexohet/ Intervistë me ish ...