Shkruan: Fadil Shyti

 

LIRI PËR KOMANDANT LIRIDONIN E KOSOVË-SHQIPËRISË,

RAMUSH HARADINAJ!

(Të shqetësuar nga arrestimi i Komandantit të UÇK-së, Ramush Haradinaj, -i zgjodha këto komunikime me dy nga miqtë e mi atdhetarë,

në faqet e FB-së)

 

Nga Flori Besarti

 

Dje në orën 10:41.PD · 

Kadare, ka influencë  pozitive në elitën franceze…
Ai, do ta përdorë atë në lirimin e Ramush Haradinajt…

“Të akuzoj” mik i nderuar, Flori Besarti! 
“Më ke marrë fjalën nga goja” -siç thotë populli ynë! Ismail Kadare, kur qe në gjendje të thoshte PO!!!

-NËNSHKRIMIT TË MARRËVESHJES SË PRAPAKTHIMEVE HISTORIKE NË RAMBULLET, NË VEÇANTI PËR ATO DY VENDIMET QË JANË MARRË ATY:

1. REZOLUTA 1244 e cila ia njeh Serbisë Fashiste, sovranitetin mbi territorin e Kosovës.

2. Shpartallimi, apo-si po thonë në gjuhën politike-ushtarake, ” Shkrirja e UÇK-së, sikur të ishte çelik, pra kjo ndodhi në uzinat-tavolinat e politikave dhe diplomacive, GJAKATARE-DINAKE të imperialistëve, që as pas 17-18 vitesh në këto kohëra të rrezikshme, Kosova Shqiptare, nga bllokadat e Serbisë dhe miqve të saj ndërkombëtarë, euro-rusomëdhenj dhe me bekimin e Amerikës, as sot e sot nuk po arrin ta formojë ushtrinë e saj popullore.

Tash, Ismail Kadare dhe të gjithë ata që pa menduar gjatë politikisht-shqiptarisht, i kanë përkrahur ato Marr-E,-veshje,-e jo MARRRËVESHJE, që pasuan pastaj në Vjenë dhe Bruksel; nuk duhet të heshtin -së paku ashtu do të kryenin një obligim moral të pendimit kapital, për të gjitha këto FATKEQËSI, që ia kanë sjellë dhe po ia sjellin popullit dhe atdheut tonë shqiptar, Kosovës së Shqipërisë.

Heshtja për turpet dhe krimet politike dhe jo politike ; padyshim është PAJTIM me ato tragjedi dhe dëme ndaj kombit dhe të njerëzimit!
8 Janar, 2017

Nga Arsim Gashi

Janar 7 në 10:33.MD · 

Nëse Ramushi ekstradohet në Beograd, nuk e kuptoj sesi do munden t´ i marrin mëditjet dhe rrogat e tyre deputetët nga Kuvendi Komunal i Kosovës!

Fadil Shyti:

…Nuk besoj që, Franca “demokratike” ajo skilja e moçme europiane, mikja e vjetër e Serbisë, do të guxojë të marrë këtë vendim të tmerrshëm; për ekstradim.
-Dorëzimi i Komandantit legjendar, Ramush Haradinaj, në Beogradin e Serbisë Fashiste, do të ishte një hapje fronti me shqiptarët e Shqipërisë Etnike, kudo që jemi: brenda dhe jashtë atdheut.
Ramushi, është heroi i gjallë i Kosovës së Shqipërisë, i cili me luftën e tij çlirimtare,-pjesëmarrëse aktive qe tërë familja Haradinaj, e cila gjatë dhe pas luftës ia dha atdheut tre dëshmorë; pra tre vëllezërit e tij, Luanin, Shkëlzenin dhe Enverin; padyshim që, lirisht nga ne shqiptarët atdhetarë, (pa dallim të ideve politike);- mund ta krahasojmë me krenari shqiptare, me Komandantin legjendar, Adem Jashari;-do të ishte krimi më i rëndë për “Francën e Bastijes moderne”;-kjo, do ta trazonte-revoltonte, rëndë kombin shqiptar, kjo do ta cenonte rëndë krenarinë e ligjshme për Shqipërinë Jone!
Këtë sulm të egër serbo-francez, kombi shqiptar s´do ta falë kurrë!
Unë, dua të besoj se, do të fitojë drejtësia, si në rastin e Avni Rustemit; më 1920-tën!…
Unë, dua të besoj në Francën e Komunarëve,-e jo, në Francën e “poternicave” -siç tha Ramushi;-pra, të miqve të serbëve të Beogradit dhe Shumadisë dhe të shkijëve të Prishtinës, të Tiranës apo të Shkupit.

Lavdi dëshmorëve të atdheut!
Poshtë armiqtë!
Poshtë tradhtarët!
8 Janar, 2017

About admin

x

Check Also

Kurti: Do të kemi shumicën në Kuvend pa koalicion, me Serbinë hapim kapitull të ri!

22- 02/2021 Albin Kurti Kryeministër Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u ...