7

Lekaj: Ramushi i pengonte dikujt

Lekaj: Ramushi i pengonte dikujt

Për lirimin e ish-kryeministrit dhe njëherësh liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, janë angazhuar të gjithë shqiptarët të cilët besojnë në idealet e UÇK-së, prandaj lirimi i tij do të ndodhë shpejt.

Kështu është shprehur në një intervistë, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj.

Sipas tij, arrestimi i Haradinajt ka ndodhur kryekëput për inate politike, mes Serbisë e Kosovës. Siç thotë Lekaj, ish- kryeministri është një pengesë bukur e madhe për arritjen e qëllimeve në Kosovë. “Serbia dhe aleatët e saj e shohin si pengesë për arritjen e qëllimeve të veta në Kosovë, e prandaj z. Haradinaj tentojnë t’i bëjnë presion dhe ta bllokojnë me të tilla rrugë, duke e ndaluar, duke e penguar në punën e tij që është punë për Kosovën kryekëput për forcimin dhe zhvillimin e saj”, ka deklaruar Lekaj.

Po ashtu Lekaj vë në theks edhe mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme ditën e martë, për të cilën vlerëson se Kuvendi i Kosovës ka disa raste që seancat e jashtëzakonshme nuk po arrin t’i mbajë në bazë të emërimit.

Ndryshe, shefi i grupit parlamentar të AAK-së ka ripërsëritur se dialogu në Bruksel duhet të ndërpritet, pasi që prej tij, siç thotë Lekaj, nuk po përfitohet asgjë. Ndërkohë, ai i ka komentuar edhe fletarrestimet nga Serbia, për të cilat vlerëson se Qeveria duhet të ndërmarrë urgjentisht diçka që t’i zhvleftësojë ato.

About admin

x

Check Also

Sa të gënjyer ishim !

/ Intervist që ia vlen të lexohet e rilexohet/ Intervistë me ish ...