Home / Intervista / Albin Kurti & Visar Ymeri from Vetëvendosja visiting International Solidarity in Roskilde, Denmark

Albin Kurti & Visar Ymeri from Vetëvendosja visiting International Solidarity in Roskilde, Denmark

Ndalojeni spastrimin etnik në Kosovë!
Shkruan: Vagn Rasmussen

Vizitë e dy udhëheqësve të VETËVENDOSJES nga Kosova, në Danimarkë.
Të shtunën më 19 maj, 2012, niset për një vizitë në Danimarkë udhëheqësi i Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe kryetari i grupeve parlamentare të parlamentit të Kosovës deputeti i Vetëvendosjes, Visar Ymeri. Ata, do vijnë për të njoftuar opinionin e jashtëm për spastrimin etnik që po ndodhë në Kosovë. Ata, janë të ftuar për të vizituar Danimarkën nga STS International Solidarity. (Solidaritet Ndërkombëtar).

Albin Kurti dhe Visar Ymeri kanë ardhur te presidenca e përkohshme e BE-së, si pjese e fushatës së tyre për të ndaluar spastrimin etnik, i cila është duke u zhvilluar në pjesën veriore të Mitrovicës dhe në pjesët tjera të Kosovës.
Gjendja është e rrezikshme, sepse serbët po e kontrollojnë veriun e Mitrovicës, aty ku Selver Haradinaj më 8 prill 1912, u vra nga një bombë e terroristëve serbë, në banesën e tij, ndërsa gruaja e tij dhe katër fëmijët u plagosen rëndë.

Që atëherë, Vetëvendosja është angazhuar në një fushatë për të ndaluar këto vrasje të pakuptimta, të cilat deri më tani kanë bërë që të shpërngulen shumë shqiptarë, tani, nuk janë vetëm përafërsisht 5000 shqiptarët të mbetur në pjesën veriore të Kosovës, edhe pse shqiptarët përbëjnë më shumë se 90 për qind të popullsisë në Kosovë.

Dy mysafirët nga Kosova do marrin pjesë në shumë takime dhe do të shtrojnë shumë çështje aktuale, për gjendjen që po kalon sot kombi ynë.
Këtu në Danimarkë; do të takohen me Komisionin parlamentar të Politikës së Jashtme dhe me përfaqësues të Departamentit të Shtetit.
Ata, do të takohen me ambasadorin shqiptar në Danimarkë , si pjesë e përpjekjeve të tyre, që edhe në Shqipëri për të ngritur çështjen e spastrimit etnik, hap ky që është edhe kundër OKB-së dhe NATO-s.
Ata, gjithashtu do të takohen me përfaqësues të Shoqatës së OKB-së, me përfaqësues nga Instituti Danez për Studime Ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.
Ata, do të takohen me partinë Enhedslisten , e cila ka ndihmuar STS për marrjen e vizave.
Ata, do të takohen me përfaqësues të Lëvizjes Popullore në Parlamentin Evropian, Sondergaard, me Presidentin e Lëvizjes Evropiane, Erik Boel, dhe shqiptarët në Danimarkë dhe në jug të Suedisë.

Të martën me 22 maj. në ora 19 STS-ja, ka ftuar një takim publik me Albin Kurtin dhe Visar Ymerin.
Takimi / Mbledhja do të mbahet te STS, Borgediget 23, 1. Në Roskilde.

Albin Kurti, është ndoshta politikani më njohur në Kosovë.
Ai, gjithashtu është edhe kryetar i Komitetit të Punëve të Jashtme të parlamentit të Kosovës.

Kopenhagë, 18 maj 2012

About admin

x

Check Also

Sabit Brokaj: Rrënjët e një krize

February 26, 2019 Për politikanin e njohur Sabit Brokaj, rrënjët e krizës ...