Home / Histori / Dokumentet e CIA,Britania operacione paralele me SHBA për rrëzie Enver Hoxhës

Dokumentet e CIA,Britania operacione paralele me SHBA për rrëzie Enver Hoxhës

Dokumentet e CIA, Britania operacione paralele me SHBA për rrëzimin e Enver Hoxhës, ja si fuste agjentë me nëndetëse në Shqipëri, emrat e të infiltruarve dhe si u eliminuan nga Sigurimi disa prej tyre

Postuar: 08/09/2016 – 08:21

Jo vetëm CIA gjatë regjimit komunist tentoi të rrëzonte regjimin e Enver Hoxhës, pasi dhe Britania kryente operacione paralele. Në një dokument të CIA tregohet se si britanikët me anë të një nëndetëse dërgonin shqiptarë të rekrutuar në Shqipëri për të grumbulluar informacione dhe ngjallur rebelim. Nga ana tjetër tregohet se në disa raste ata janë eliminuar nga Sigurimi i Shtetit, ndërsa familjet e tyre në shumë raste janë persekutuar. Në dokument tregohen dhe emrat e disa prej personave që kishin bashkëpunuar me britanikët. CIA ka publikuar detaje nga një sërë letrash që një agjent shkëmbente me të afërmin e tij dhe i tregonte ndodhitë. Në një dokument tjetër përshkruhen të gjitha planet që kishte vetë CIA për operacionet në Shqipëri.

Korrik 1953

Infiltrim britanik në Shqipëri me nëndetëse

Informacioni i mëposhtëm është marrë nga refugjati shqiptar, Anton Syku, në 9 korrik 1953.

Gjatë kohës që Anton Syku ka qenë refugjat në kampin e Gerovës në Jugosllavi, në prill ai mori një letër nga kushëri i tij Dedë Zef Prela me adresë 24 Ulica Masarikova Sabac, Jugosllavi, e cila tregonte historinë e mëposhtme. Në pjesën e fundit të vitit 1952, Prela Ndue Frroka dhe tre shqiptarë të tjerë të paidentifikuar nga kampi i Lavrionit në Greqi u zbritën në brigjet shqiptare te bregu i Majës nga një nëndetëse britanike. Grupi operoi nga ishulli Mere e teqes dhe nga fshati i lindjes së Prelës, Kakariq, me ndihmën e njeriut të tyre të kontaktit Mirash Çuni. Pas 45 ditë operacionesh, tre njerëzit e paidentifikuar të misionit u vranë në përplasjet me forcat komuniste të Sigurimit. Me ndihmën e agjentëve të UDB që operojnë në Shqipëri, Prela dhe Froku u arratisën në Jugosllavi në mars 1953. Prela ka qenë anëtar i rojes së kufirit shqiptar prej vitit 1950 deri në largimin e tij në Greqi më 22 shkurt 1951. Si formë reprezaljeje pas arratisjes së tij, gruaja e Prelës File, dy vajzat dhe djali i tij u arrestuan nga agjentët e Sigurimit dhe u dërguan në kampin e përqendrimit në Tepelenë. Prela është rreth 30 vjeç, mbështetës i mbretit Zog, katolik dhe ka kryer vetëm shkollën fillore. Agjentët tanë po mundohen të bindin Sykun të shkruajë një letër për Prelën duke i kërkuar detaje të tjera mbi misionin britanik të inteligjencës. Syku ka pranuar të lejojë agjentët të kontrollojnë letrën dhe ta postojnë atë për Prelën. Ne do të fotografojmë të gjithë letrat përpara se të dërgohen për Prelën, dhe ashtu si të gjitha informacionet e marra do të kalohen te ju.

3 maj 1949

Operacionet e inteligjencës në Shqipëri nga Italia e Greqia

Aktualisht, dega e jashtme është e angazhuar në dy operacione inteligjence kundër Shqipërisë dhe do të nisin një të tretë gjatë muajit qershor. Detajet e tyre listohen më poshtë:

Plani I

Operacione të përbashkëta me inteligjencën detare italiane për infiltrim të grupeve të inteligjencës në Shqipëri në rrugë ajrore.

Organizata u kontaktua nga inteligjenca detare italiane në pranverën e vitit 1948, me propozimin për operacione të përbashkëta inteligjence në Shqipëri. Në korrik 1948 u dha aprovimi final për përkushtimin tonë në operacion, ku përfshihet edhe dhënia e një avioni C-47 për lëshimin e personelit dhe furnizimeve. Një oficer i shërbimeve italiane të inteligjencës ka punuar bashkë me grupin për zhvillimin e operacionit. Avioni C-47 erdhi në tetor 1948 dhe furnizimet e tjera u siguruan nga Gjermania e Zvicra. Anëtarët e grupit u rekrutuan nga kampe refugjatësh në Itali dhe në Greqi, dhe transporti u sigurua nga CIA. Agjentët e dërguar në Shqipëri do të kontaktojnë me lëvizjet lokale të rezistencës me anë të liderëve të tyre, të identifikuar në memorandumet të datës 18 janar. Të gjithë individët janë kontrolluar në skedarët e CIA për informacione denigruese. Shqiptarët janë zgjedhur për arsye të lidhjeve të tyre familjare në rajonet qendrore të Elbasanit e Mirditës, ku është raportuar më parë për ekzistencën e grupeve të rezistencës. Në grupe përfshihen agjentë të besimeve myslimane dhe katolike. Lideri shqiptar në Itali i cili ka punuar në matinën italiane dhe CIA, është Ismail Verlaci.

Infiltrimi

Objektivi i parë i planit është infiltrimi i agjentëve nga ajri, të cilët të pajisur me mjete transmetimi radio do të vendosin kontakte me grupet vendase të rezistencës, për të mbledhur informacione. Fillimisht, ata do të vëzhgojnë situatën lokale dhe do të vendosin një bazë komunikimesh dhe marrjes së furnizimeve të lëshuara nga ajri. Objektivat e inteligjencës janë caktuar nga Uashingtoni, duke përfshirë dhe informacionin e dëshiruar mbi grupet e rezistencës, kushtet e brendshme politike dhe instilacionet ushtarake të mbrojtjes. Plani ka hyrë në fazën operacionale në shkurt 1949, kur katër agjentë në dy grupe me mjete të veçanta radio, u lëshuan në kushte perfekte të motit në pikën e dëshiruar të Serrisht, në Mirditë. Agjentët ishin Alush Lleshakanu e Xhevdet Bloshmi të grupit të parë, dhe Ndue Gjonmarkaj e Ndue Mlyshi në grupin e dytë.

Shyqyri Biçaku dhe Kolë Çuni ishin pjesë e grupit të dytë mbështetës, por po mbahen në rezervë për arsye shëndeti të keq. Ende nuk është vendosur kontakt radio me dy grupet e para. Një fluturim në kushte të mira moti u krye mbi Shqipëri natën e 12 prillit, por nuk u vërejt asnjë sinjal në zonën e caktuar, sipas planit paraprak. Më 24 prill, Ismail Verlaci mori një kabllogram komercial nga Kastoria në Greqi, të nënshkruar nga Lleshanaku, ku thuhej se ai dhe Blloshmi kishin arritur mirë në Kastoria. Më 28 prill, ai mori telegramin se dy agjentët kishin arritur në Athinë, ku menjëherë u vunë në kontakt me qendrën tonë atje për dhënie të informacioneve.

Plani II

Një tjetër plan po përgatitet aktualisht në Itali dhe pritet të hyjë në fazën operacionale në qershor. Aktualisht, agjentët, që me shumë gjasa do të lëshohen nga ajri, duket se nuk kanë shumë mundësi për propagandë apo krijim rezistence. Nëse në të ardhmen potenciali i tyre rritet, dega e OPC do të informohet.

Plani III

Ky plan është aprovuar më 1 mars 1949 dhe ka të bëjë me përdorimin e personelit nga organizata Keva, më e madhja e refugjatëve grekë nga Shqipëria e Jugut (e njohur ndryshe si Epiri i Veriut) për mbledhjen e inteligjencës. Agjentët e këtij operacioni janë Stefanos Venakides, sekret i Keva, dhe një punonjës i bankës kombëtare të Greqisë, Nikolaos Pangos, zëvendës-president i Keva. Këta dy individë kanë punuar prej kohësh në infiltrimin e agjentëve në Shqipërinë jugore, dhe raportojnë për një total prej tetëmbëdhjetë agjentë në qytetet shqiptare të Gjirokastrës, Leskovikut, Përmetit, Vlorës, Koriza dhe Himarës. Aktualisht, pesëmbëdhjetë korrierë janë të gatshëm për  kalimet kufitare. Një listë prej njëzeteshtatë agjentësh të njohur dhe korrierë nga organizata Keva, bashkë me vendndodhjet dhe punësimet e tyre, i është bashkangjitur dokumentit. Organizata Keva ka një rang të gjerë funksionesh, duke përfshirë aktivitete ndihmëse në Greqi dhe grupe rezistencë në Shqipëri, me një anëtarësi prej rreth 5000 njerëzish në Greqi dhe rreth 2300 në Shqipëri, sipas raportimeve. Objektivat e këtij operacioni përfshijnë mbledhjen e inteligjencës mbi grupet e rezistencës në Jug të Shqipërisë dhe programet e planet e tyre, të dhëna mbi portet e aeroportet, ndërtimet, si dhe mbi asistencën që Shqipëria i jep rebelëve grekë. Korrierët do të nisen në kufirin shqiptar për krijimin e rrjeteve të agjentëve. Bazat kryesore të këtij operacioni janë në Athinë, por është planifikuar që ato të zhvendosen në Janinë. Pritet që grupet e para të korrierëve nën drejtimin tonë të nisen pas disa javësh. Ndërkohë, është marrë një numër i vogël lajmesh me vlerë, mbi aktivitetet e dy zyrtarëve të grupit Keva të identifikuar më sipër. Pritet që produktet e rëndësishme të këtij operacioni të rriten në mënyrë të konsiderueshme kur drejtimi dhe mbështetja jonë të ndjehen më shumë

About admin

x

Check Also

Kurti: Prioriteti ynë është lufta kundër krimit dhe zhvillimi i ekonomisë

Në një intervistë me DW, Albin Kurti, kandidati kryesor i Lëvizjes Vetëvendosje! ...