Home / Lajme / 12 TË VDEKUR DHE 50 TË LËNDUAR SI PASOJË E NJË SULMI TË DYSHUAR ME MAUNË TREGUN E BERLIN-IT

12 TË VDEKUR DHE 50 TË LËNDUAR SI PASOJË E NJË SULMI TË DYSHUAR ME MAUNË TREGUN E BERLIN-IT

Siç raportohet nga shtypi gjerman sot në Berlin, në afërsi të „Gedächniskirche, në tregun e fundvitit, një maunë mallrash hyri furishëm në mesin e turmës së njerëzëve dhe shkaktoi së paku 9 të vdekur dhe 50 persona të lënduar, të cilët janë dërguar nëpër spitalet e kryeqytetit gjerman.

Sipas njoftimit zyrtar nga senatori i brendshëm i Berlinit, një person i dyshuar si autor i kësaj vepre makabre është ndaluar, ndërsa një person tjetër u gjet i vdekur në kabinën e kamionit. Ende nuk dihen shkaqet dhe motivi i kësaj vepre. Policia gjermane në moment është duke i kryer hetimet dhe pritet që së shpejti të deklarohet rreth origjinës dhe natyrës së veprës.

Burimi: dpa/N24

About admin

x

Check Also

INTERVISTË ME ENVER DUGOLLIN, ISH-OFICIERIN USHTARAK TË FSK-SË, SOT ANËTAR I LËVIZJES VETËVENDOSJE!

Intervistë me Enver Dugollin. (mar nga MekuliPress) Ish oficeri ushtarak, sociologu dhe ...