Home / Opinion / NDRYSHIMI NA DUHET SOT!

NDRYSHIMI NA DUHET SOT!

Shkruan: Avdi Ibrahimi

Sundimtarin “PRONTO” dhe “NOSTALGJIKUN-JUGOSLLAV” këta skile vendorë të pushtetit të arritur nëpërmjet pazareve politike, po edhe ata ndërkombëtar që po ndihmojnë këtë keq-qeverisje e cila e ka kapur shtetin dhe ka instaluar në pushtet mashtrimin, jo-profesionalizmin, krimin e organizuar, nepotizmin, se kush nuk është në partin e tyre nuk e gëzon të drejtën e punësimit, politik kjo e njëjtë si ne kohën e segregacionit të Sllobodan Millosheviqit që kishte flakur nga puna të gjithë ata shqiptar që nuk e pranonin programin politik fashist të tij. Pra sundimtarët mizorë sot në Republikën Shqiptare të Kosovës po i punësojnë pa kurrfarë kriteresh vetëm familjaret e vetë dhe militantet e tyre partiak, si dhe ata që po japin mito për t’u punësuar, kurse ata që nuk janë në këto parti, dhe nuk kanë mundësi dhënie të mitos për t’u punësuar, nuk kanë asfarë mundësie të punësimit edhe pse kanë përgatitje profesionale dhe i plotësojnë të gjitha kushtet që konkurrojnë në ato vende pune të shpallura kinse me “konkurse publike”, kjo formë e të punësuarit pa asfarë kriteresh profesionalizmi, njeriun e paaftë e shndërron në bishë të pangopshme për përfitime materiale te pandershme.

-Kjo praktik keq-qeverisje tejet skandaloze e ka kriminalizuar klasën politike, administratën publike qendrore dhe atë lokale, arsimin që është skajshmërisht i dobët, shëndetësinë që është bërë parajsë biznesi, nëpunësin, prokurorin, gjyqtarin, policin, i ka bërë në shkelës të ligjit, disa nga mediet i ka bërë të mos u ndihet zëri nga kjo keq-qeverisje e kriminalizuar! E shikojmë çdo ditë në dritaren televizive këtë tipin megalomanë te sundimtarit, si mburret që ka pushtet, policinë dhe ligjin për t’i shtypur të pakënaqurit, por një ditë të gjithë të pakënaqurit do të bashkohen, këta megaloman e mburravec ku do të ikin nga revolta popullore?!

Ahere, “I plot pushtetshmi” do te mbledh forca të panumërta me uniform e pa uniforme, për të qenë gati për reprezalje ndaj popullit, sigurisht që kjo nuk tregon forcën që ka “I plot pushtetshmi”, por nga frika e revoltës popullore. Por frikën më nuk ua heq dot Forca e policisë! Ky aktualitet tmerrues i pa-aftësisë së keq-qeverisjes ka instaluar pabarazinë sociale për shumicën e popullatës shqiptare, thënë ndryshe e kanë lënë as në tokë e as në qiell.

Përshtypja ime është se për një moment e bëjnë një pjesë të punësuarve partiak e familjar të tyre të heshtë ndaj këtij sundimi të egër nepotist e të kriminalizuar, por kjo heshtje s’do të jetë e pafund, por edhe kjo pjesë e heshtur që aktualisht është e punësuar për interesat e tyre personale që kanë sot, do të shpërthejnë nesër si deti kur shpërthen në furtunë.

Këto politikash të mbrapshta të udhëhequr nga një tufë lajkatarësh që i shërbejnë interesave të huaja, dhe s’po e përfillin interesin e popullit, kjo arrogancë politika-neske, nuk do të kalohet pa pasoja në të ardhmen e afërt. Sepse, popullin e kanë lënë pa punë dhe pa mirëqenie sociale; populli i vuajtur po kërkon gjetjen e shtigjeve të reja për tu liruar nga vargonjtë e jetës së mundimshme që mezi po e siguron kafshatën e bukës së përditshme.

Ndryshimi na duhet sot, uraganin popull s’ka kush e ndal për ta larguar nga pushteti sundimtarin e kriminalizuar!

About admin

x

Check Also

Kurti: Prioriteti ynë është lufta kundër krimit dhe zhvillimi i ekonomisë

Në një intervistë me DW, Albin Kurti, kandidati kryesor i Lëvizjes Vetëvendosje! ...