Shkruan: Xhemil Zeqiri
Milazim Krasniqi “politikani largpamës”, ishte dhe mbeti si personazhi, “Tregtar flamujsh” “heroi” i feudal demon-kracisë të 100 flamujve, te tregimi i famshëm i Nonda Bulkës; i cili në bodrumin e tij të shtëpisë i kishte ruajtur 100 flamuj të huaj, po dihet,- të mykur; për të vetmin qëllim që; secili pushtues që do të vinte në Shqipëri, ai do t´i dilte përpara si mercenar, me flamurin e huaj- duke iu përulë gjer në servilizmin më të poshtër të mundshëm; i tillë njihet dhe ky “Ximi” i LKJ-së, apo më vonë i partisë simotër e saj; e regjistruar në Beograd ,-LDK, po, po, njihet fort mirë nga populli si puthadorë i dëshmuar “kombëtar” dhe fetar.
-Aty, kah viti 1985 (nëse nuk gaboj) LPK-ja nëpër Europë, bënte tubime protestuese, me rastin e 25 vjetorit të burgosjes të simbolit kombëtar Adem Demaçi. Atëbotë, pata marrë një aksion; kërkoja nga Shoqatat dhe Forumet e Intelektualëve danezë të ngrisin zërin për heroin tonë, Adem Demaçin.
Lidhja e Shkrimtarëve Danezë, më njoftuan që ishin të interesuar,-por nuk kemi informacione- më thanë. Prandaj, më kërkuan të kontaktoja me PEN-nin, ajo vendosi të bëjë ca lëvizje përkrahjeje, me shkrimtarët internacionalistë.
-Në takim me mikun tim, Johanes Riis sekretar i PEN-it, gjatë bisedës i them:
“Po, a nuk është turp që fëmijët danezë në moshën 10 vjeç dinë për Nelson Mandelen, që po vuan burgjeve në Afrikën e largët, -ndërsa, asgjë nuk dinë për Adem Demaçin në Kosovën e afërt, bile jo vetëm fëmijët 11 vjeç, por as intelektualet danezë”!?…
-Rissi, më dëgjoi me vëmendje dhe thirri një sekretare me ç´rast i tha,-më sjellë dosjen e Jugosllavisë, po aty m´ u drejtua mua dhe më tha:
” Ne, tri herë kemi kërkuar 3 herë kemi kërkuar njoftime –dosjeje, për Adem Demaçin nga Lidhja Shkrimtarëve të Kosovës dhe ja, çfarë përgjigje kemi?!
Aty, shkruante:
“Adem Demaçi, është shkrimtar, është i martuar dhe ka 2 fëmijë, është i burgosur në burgun e Stara Gradishkës”.
-Njoftimi, përfundonte me kaq; -përafërsisht kështu?!!!
Dhe, në fund të njoftimit (përgjigjes mjerane), ishte një nënshkrim pështjellues që, askush nuk dinte se kush kishte nënshkruar.
A ishte Rugova si Kryetar i Shoqatës të Shkrimtarëve të Kosovës ,
apo ishte ky far far “shkrimtar pusi”, Milazimi, nuk e dija ,–por, një fakt e dija që, të dy këta shkretanë, ishin puthadorë të sistemit titist jugosllav dhe ishin anëtar të LKJ-së.
-Me atë rast, Riisit i thashë:
“ …Këta të dy palo-shkrimtarë, po t´i shtrydhësh, jam i sigurtë që, prej tyre dalin nja 5 serbo-çetnikë”.
Rissi, qeshi dhe më tha: “A ke mundësi të më sigurish biografinë e Adem Demaçit, ndërsa ne danezët e udhëheqim Kongresin e PEN-it, të Internacionales në Holandë, -pastaj unë po e marrë përsipër që, Adem Demaçin dhe çështjen e tij, e trajtojmë në Kongres”.
-Po, – i thashë. E kemi në gjuhën gjermane .
-Mirë, -ma sjellë para ditës së premtes, do ta përkthejë vet, në gjuhën angleze.
-Menjëherë, u konsultova me Ibrahim Kelmendin, i cili në atë kohë ishte në Bohum të Gjermanisë, me ç´rast ia shpjegova nismën tonë.
Ibrahimi, më përgëzoj dhe më tha; po, biografinë ta dërgoj menjëherë. Ibrahimi, e mbajti fjalën. Unë, të premten ia dërgova, Johanes Rissit, ndërsa të dielën më erdhi lajmi me faks që, Adem Demaçi, është pranuar Anëtar Nderi, në PEN-nin danezë dhe në atë Skandinav.
-Po kështu vepruam, me disa delegacione të tjera, – me ç´rast filloi fushata jonë, për të sensibilizuar çështjen kombëtare nëpërmjet, simbolit të rezistencës sonë kombëtare, Adem Demaçit.
-Me vonë e formova dhe Komitetin,”Miqtë e Kosovës, që përfaqësohej kryesisht, nga intelektualë dhe politolog danezë, atëbotë në rrethin tonë Adem Demaçin,- e pagëzuam për respektin që i takonte dhe i takon:
“Mandela i Kosovës”.
-Të nderuar lexues, më falni që këtë rrëfim jetësor të përpjekjeve tona atdhetare e zgjata ca tepër, por dua t´jua kujtoj që, në atë kohë, të pakohë kishte shumë “intelektualë”, që rrugëve të perëndimit e pengonin me të gjitha format dhe mjetet, veprimtarinë e LPK-së; ata bukëshkalë, si të ndyrë që ishin në veprimtarinë e tyre anti-kombëtare, duke u vënë në shërbime të poshtra, ishin zhytur, kokë e këmbë në agjentë të UDB-së famëkeqe, tashmë kjo po shihet qartë në vazhdimësinë e tyre “të këngës së vjetër” me qëndrimet e ndyra të këtyre “intelektualëve” të sojit të Milazim Krasniqit, alias Hiçit, një pinjoll, titisto-rugovist, i cili shkollat e para për prapësitë e tij anti-kombëtare, datojnë që prej shkollës së Kumrovcit,-“prej kohërave të kolerës”, të atyre kohërave të “vëllazërim-bashkimit” titisto-jugosllav.
Po e përfundoj këtë shkrim-kujtimesh, me mallkimin e përjetshëm që, Naim Frashëri ynë i madh, ka shkruar:“Buk´e mëmëdheut i zëntë, tradhtarët e pabesë”!…
6 Dhjetor, 2016