Home / Opinion / SHPËRDORUESIT E BESIMIT TË UÇK-SË!

SHPËRDORUESIT E BESIMIT TË UÇK-SË!

Shkruan: Avdi Ibrahimi

E rëndë dhe e trishtuar është për mua, dita kur shkoj në Bankë për të marrë Pensionin Personal të Veterani-Luftëtarë të UÇK-së, më parë do të doja një punë, sesa, kur  detyrohem të shkojë të marrë këtë pension.

Mendimet më fluturojnë nga një vend, në tjetrin, duke hapëruar edhe luftën e UÇK-së…Ky është, mendimi dhe trishtimi im më  i madh!

-Me trup isha para personelit të Bankës Komerciale në Prizren, por mendja më fluturon ngado dhe pyesja më vete; o pushtetarë  mashtrues; nepotistë, të hajnizuar dhe karrieristë, të klanit “Pronto” dhe klanit “Jugo-nostalgjik”: more a ka një punë edhe për mua?!

-Fillet e mendimeve, m´i ndërpreu Ramadani, kur  më foli. -Si je, bre Bacë?

– Mirë u përgjigja unë.

-Edhe unë,-më tha: “Sapo të marrë Pensionin e Veteranit, pata dëshirë te rrimë e të pimë nga një kafe bashkë te restorant´i matanë rrugës që ndodhej përballë bankës”? – Po i thashë, pajtohem. -Pas pak çastesh kamerieri na i solli kafetë e porositura. -E pini duhanin m´u drejtua, Dani? – Jo, nuk e pi duhanin. -Keni ardhur në pushim e  pyeta Danin? – Po kam ardhur ne familje për Festën e Flamurit. -Si të shkon puna në Norvegji?- e pyeta unë? – Mirë bre, Bac,  atje kam biznesin tim, punoj me gruan dhe fitojmë bukur mirë. As unë nuk di se ç’ndjeva, kur dëgjova nga vetë Dani se i ka punët mirë nga ana materiale, Ay, kishte qëndruar dy muajt e fundit në UÇK-ë?!  Isha mësuar të dëgjoja, sesi njerëz të pandërgjegjshëm marrin shpërblim në para kundërligjshëm nga shteti ynë i varfër, me bindje të plot e them se, shumica e luftëtarëve të vërtetë të UÇK-së nuk kanë luftuar që pas luftës të gëzojnë nga shteti privilegje. Fakti që shumica e këtyre luftëtarëve të lirisë edhe pse jetojnë në kushte minimale, tregon bindshëm besimin e tyre se lufta e tyre për lirinë e atdheut ishte bërë, që pasardhësit e tyre të jetonin në kushte më të mira. Ata, Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës e konsiderojnë si një nga vlerat më të çmuara të kombit shqiptar.

Jo meritorët kanë bërë lloj-lloj manipulimesh, për të fituar statusin e pamerituar të UÇK-së, sepse duan të marrin pension nga shteti ynë i varfër, dhe duan të jenë pjesë e historisë pa kurrfarë  merite!

-S’paska gjë më të keqe, sesa lakmia, mendova më vete; ja ku i ka katandisur njerëzit! Në tavolinë pllakosi një heshtje e pakëndëshme. Ai, si duket e kuptoi qëndrimin tim, uli sytë ashtu i heshtur.

-Ç’ke, o Bacë? –Më pyeti  Ay?! -Po, a nuk të rëndon në shpirt gabimi që ke bërë e aq më keq je edhe Veteran -Luftëtarë UÇK-së, punon qysh nga paralufta në Perëndim, -e, vjen këtu në atdhe, merr edhe pensionin e Veteranit?! -Jo, më tha. -Nuk më rëndon në shpirt, të paktën unë isha në UÇK-ë. -A e din t’i bre, Bac se sa e sa të tjerë ka që marrin pensionin e Veteranit , që kurrë nuk kanë qenë as pjesëmarrës,  as pjesëtarë të Luftës Çlirimtare, bile përplot sosh e kanë penguar lirinë e vendit!

–Po e di, por s’ka të metë, as  dobësi njerëzore që nuk mund të ndreqet, kam bindjen time se, çdo të keqeje i gjendet shtegdalja vetëm duhet pastruar ndërgjegjen nga e liga secili njeri duke filluar nga vetvetja.

-E di se, fajet rëndojnë te ata njerëz që kanë konkurruar për statusin e veteranit edhe pse ata e kanë ditur se nuk kanë dhënë asnjë  kontribut  në UÇK-ë, gjithashtu faji rëndon edhe mbi komisionin qeveritar, që ka bërë këso lëshimesh e keqpërdorimesh skandaloze, por po ta them me keqardhje, të paktën më sa të kam njohur Ty, nuk do kisha besuar të ma thoshte dikush tjetër se, Dani është shpërdorues, por  me veprimet që po bënë ti, po tregon se po zhvillon veprimtari në dëm të shoqërisë, ky është një keqpërdorim dhe zbatim jo i drejtë i udhëzimeve, e i ligjeve që janë në fuqi?! –Ty po keqpërdorë pasurin kombëtare, dhe po shpërdoron besimin e mire që ka UÇK-ja. –

Besoj se, një ditë dot´u prehet rruga shpërdorimeve, -fola Unë, nga këtu me të biseda mori fund.

-Mendoj, është koha, që sot  të kërkohet përgjegjësi të shkallës më të lartë të institucioneve në Kosovë, përfaqësuesit politik, që po thirren në votën e fituar  nga populli, të veproj në zbatimin e ligjit, nëse politikë-bërësit nuk kanë vullnet në luftimin e krimit të organizuar dhe dukurive tjera negative që cenojnë rendin dhe ligjin shoqëror, atëherë do të përballën me veprimin e popullit që ka vullnet atdhetar, për ta nxjerrë nga kriza politike dhe ekonomike atdheun e vetë!

-Është koha për zgjime të reja, që sot të mos lejojmë assesi që shtetin e Kosovës, që një grup abuzuesish ta trajtojnë si plaçkë tregu për t’i kënaqur interesat e tyre personale.

-Dhe, besoj fuqishëm që, nuk  është e largët dita që gjërat do të ndryshojnë, për të mirën e popullit dhe atmëmëdheut: të gjithë shpërdoruesit do t’i shpëlanë nga faqja e dheut, kështu ata dhe ato që shpërdoruan dhe po e shpërdorojnë pasurin kombëtare do të shpaguajnë dëmin e merituar.

Prizren, 06.12. 2016.

About admin

x

Check Also

Kurti: Prioriteti ynë është lufta kundër krimit dhe zhvillimi i ekonomisë

Në një intervistë me DW, Albin Kurti, kandidati kryesor i Lëvizjes Vetëvendosje! ...