Home / Histori / AKTE VANDALIZMI MBI SHTËPINË E ALFABETIT

AKTE VANDALIZMI MBI SHTËPINË E ALFABETIT

ok

Shkruan: Medai Shaholli

Sot në ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe në Manastir, janë rikthyer sulmet vandale mbi shtëpinë muze të Kongresit të Alfabetit.

-Falangat e shovinizmit maqedonas kanë thyer xhamat e hyrjes së Shtëpisë Muze, si përgjigje të konkretizuar në vepër të thirrjeve anti-shqiptare të shefit të tyre Gruevski për mos ta zyrtarizuar kurrë gjuhën shqipe në Maqedoni. Demolimi i shtëpisë të alfabetit, është akt barbar i shovinizmit maqedonas kundër kulturës dhe identitetit shqiptar. Pikërisht këtë ditë, shovinizmi maqedonas zgjodhi t’i përgjigjet emisionit të gazetarit shqiptar Marin Mema, “E vërteta për Manastirin” me metoda barbare dhe vandaliste kundër kulturës shqiptare.

Akte të tilla të turpshme kundër kulturës dhe identitetit shqiptar janë kryer edhe në të kaluarën por, aktorët e këtyre veprave të shëmtuara kurrë nuk janë ndriçuar. Partnerja e koalicionit qeveritar DUI dhe lideri i saj Ali Ahmeti, e kanë rastin për t’u divorcuar përfundimisht nga VMRO-ja, si inspiruese e këtyre sulmeve antishqiptare në mbarë Maqedoninë. Ali Ahmeti dhe integristët e tij në vend që të dënojë këto akte të shovinizmit maqedonas janë të zënë pas fushatës zgjedhore duke ngritur lavde vetes së tij dhe BDI-it, si forca politike që solli lirinë. Ja për çfarë lirie bëhet fjalë z. Ahmeti! Në një vend ku është vendosur shteti ligjor dhe demokracia, vandalistët e cilitdo grupi qofshin identifikohen arrestohen dhe ndëshkohen për veprat e tyre. Kjo rregullore dhe ky ligj i demokracisë nuk ndodh në “vendin” e Ali Ahmetit. Ja pse jemi shumë larg nga liria që na “solli” z. Ahmeti me pseudo-revolucionin e tij.

Shqiptarët e Maqedonisë, nuk mund të presin që një forcë politike siç është DUI dhe lideri i saj të kërkojnë llogari qeverisë për anti-shqiptarizmin e saj pasi ajo dhe z. Ahmeti, janë të kapur nga VMRO-ja dhe si të tillë ata lozin vallet sipas ritmit të daulles së VMRO – së.

Pas këtij akti të turpshëm të shovinizmit maqedonas kundër kulturës dhe gjuhës shqipe që me sa duket do të kalojë nën hijen e fushatës zgjedhore, shqiptarët kanë njëmijë arsye për ta ndëshkuar mëkatarët e BDI-it dhe komandant Ahmetin.

About admin

x

Check Also

Kurti: Prioriteti ynë është lufta kundër krimit dhe zhvillimi i ekonomisë

Në një intervistë me DW, Albin Kurti, kandidati kryesor i Lëvizjes Vetëvendosje! ...