Home / Opinion / Jam Shqipdoni, Zot në Trollin tim.

Jam Shqipdoni, Zot në Trollin tim.

 “Qemal Stafa” tablo nga Bukurosh Sejdini. Viti i punimit 1964.

Shkruan: Avdi Ibrahimi

Shqipdoni, kishte mësuar në filozofinë e Sokratit në lidhje me “mosdijen e mësuar” ,-ai thoshte: “di se nuk di asgjë”.

Por,  në (sh.XV). filozofi dhe teologu i njohur, Nikolla Kuzani shkroi veprën: “Docta ignorantia (lat) – ‘Mosdija e mësuar”, ”mosdija e dijshme”, “dije e padijshme” etj. –Kuzani,  ishte i mendimit se, Zoti është një maksimum i pakufishëm, të cilin njeriu me anë të arsyes së tij të kufishme nuk mund ta njohë. Çdo dije për Zotin si qenie e pakufishme në të vërtetë është një mosdije e mësuar.

Në pikëpamjet agnostike jepet mendimi, -se njeriu asgjë nuk mund të dijë mbi Zotin e atributet e tij, për shpirtin e njeriut, për “botën e manatanshme” etj. Pra, nëse njeriu nuk mund ta njohë mesiguri, as atë që veneron aq më pak mund ta njohë atë që nuk mund as ta venerojë. Ksenofoni, që kishte dedikuar një vepër për Sokratin e famshëm, -se kohe pas kohe gjatë qëndrimit të tij në burg i paraqitej një zë hyjnor që i tregonte si të vepronte, të mendonte, dhe të sillej, pastaj se ç’është e mira dhe e keqja, e drejta, e padrejta, e vërteta, rrena, e moralshmja etj.

-Poashtu, Platoni, kishte mendimin se, në Sokratin ishte një shpirt që e mbikëqyrte dhe e bënte me dije për çështje të ndryshme, pra ai ishte zëri i brendshëm. Hegeli, ishte i mendimit se, ai zë i brendshëm që i paraqitej Sokratit ishte këshillues dhe udhërrëfyes për njohjen e vetvetes dhe lirisë së vërtetë. -Por, Toma Akuini në “analogjinë e qenies” është i mendimit, -se çdo gjë mund të quhet qenie, por, çdo qenie nuk ekziston, në të njëjtën mënyrë. Por, në fanatizmin e teologeve të ndryshëm filozofik fetar, tipari thelbësor i tyre është ekskluziviteti (mungesa e kompromisit, e dialogut, e koekzistencës etj) dhe militantizmi i tyre kanë qëndrim armiqësor ndaj filozofisë teologjike fetare dhe botëkuptimit të ideologjive tjera, që nuk janë me idetë e njëjta të tyre).

-Nga aspekti filozofik, fanatizmi paraqet një lloj të monizmit absolut, ekziston vetëm një e vërtetë e njëmendët, vetëm një fe e drejtë; -kurse, të vërtetat dhe fetë e tjera nuk janë as të njëmendta as të drejta.

-Pikërisht, në emër të fanatizmit janë bërë edhe sot vazhdojnë të bëhen krime të mëdha njerëzore e materiale. Hegeli, me të drejtë thotë se fanatizmi është “një liri negative” dhe “një furi e shkatërrimit”.

-Pra, kleriku fetar me mosdijen e mësuar flet në foltore sipas dëshirave që ka, historinë e lavdishme pellazgo-iliro-shqiptare e bën të rreme, ndërsa historinë e sulltanëve pushtues osmalinjë e paraqet si vlerë të vërtetë historike, kështu ai e mohon atmëmëdheun shqiptarë!

-Pra, kujt i shërben ky klerik antikombëtarë?!

-Po, po kjo dihet u shërben interesave të huaja turko-arabe!

Këtu s’kemi të bëjmë me ndonjë ide të re, të njohësh vlerën e një njeriu?

-Është nga ata, që bënë lëshime, në dëm të interesave kombëtarë, është nga ata, që bënë pazare me pasuritë e atdheut, është nga ata, që për pushtetin e tij personal i shërben të huajit dhe përshtatet me idetë e tyre për ndryshimin e shoqërisë tradicionale në atë globale kozmopolite.

Pra, ky nuk është ai njeriu me ide kokëforte idealiste, nuk është nga ata këmbëngulës të patundur në dobi të kauzës kombëtare, që më mirë pranon të vdesë se sa të shkojë nga fryn era?

-Ajo  ideja meskine, që të zësh një qoshe për t’i kënaqur interesat personale është veçse një mashtrim i vetvetes. Ndërsa, kokëfortësia për ta ruajtur traditën e të parëve tu, është ajo idealistja që do të biesh e ngritësh nëntë here, por herën e dhjetë të ngritesh për ta ndryshuar botën për të mirë.

Shqipdoni,  i bindur që e kishte kaluar provën, e  kuptoi se, kishte hequr nga vetja një peshë të madhe nga ato mësime teologjike të klerikut që po i mësonte me një gjuhë të huaj që,  Ay nuk e kuptonte fare, kështu.  Ay, arriti ta përmirësojë gjendjen e tij shpirtërore, kur dielli doli në qiell, gati sa nuk fluturoi nga gëzimi për dritën e artë diellore. Në ligjërata që kishte dëgjuar nga kleriku, i dukeshin si tregime përrallash turko-arabe, vetë kleriku i tij, kishte lënë një mjekër majuce i veshur me veshje turko-arabe, i jepte një ngjashmëri të habitshme me imazhin e klerikëve fetarë  te Anadollit.

-Fitore e përjetshme, sepse Shqipdoni, njëherë e përgjithmonë  e kishte humbur ndjesinë e gabuar sesi, për një kohë kishte ngecur në atë mjedis të rremë dogmatik, duke dëgjuar rrëfime e histori të huaja. Ishte ndërgjegjja e tij kombëtare që e largoi nga mësimet e huaja, të verbra si lakuriq nate, nuk i mësonin asgjë nga historia e pellazgëve, ilirëve, arbërorëve e atyre paraardhësve  shqiptarë, që bënë më mijëra heroizma anti-pushtuese osmane, për mbrojtjen e atdheut shqiptarë.

-Ay, nuk kishte mundur të dëgjonte klerikun të fliste me ligësi për ngjarjet historike të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, për Abdyl Frashërin, Sylejman Vokshin, Mic Sokolin, Hasan Prishtinën, Adem Jasharin…, edhe pse Shqipdoni respektonte historitë e popujve të botës, por mësimet për sulltanët e Anadollit i dukeshin si një mjegull,si një tymnajë llomotitëse e klerikut.

-Ay, kishte kujtuar se çdo nxënës në shkollën fetare u beson dëngërllive te tyre, por jo more anadollakë,-kurrë Shqipdoni nuk tjetërsohet për shkak të fesë në turqeli, në shkijë të zi, në grekë dinakë, në arabë tej, dinakë …

Në qenien e Shqipdonit, po shfaqej gjithë ai shkëlqim, rrëzëllim dhe mirësi, më e madhe, nga ajo e mashtrimit tuaj se, vëllai im mund të jetë një i huaj, jo kurrën e kurrës, vëllai im është,-vetëm shqiptari; çfardo feje që të jetë dhe beson;  Ay, është im vëlla!…

Ç’kujton ti  more klerik i marrosur ?! Të besoj në rrenat tuaja, jo në asnjë mënyrë jo!

Vërtet, unë respektoj të gjtha fetë, besimet, respektoj, të gjithë popujt e botës,-ama, secili të jetë Zot në shtëpi të vet!

Unë, jam vetvetja!

Unë,  besoj në lirinë dhe vetveten time!

Unë,  jam pushteti i atdhedashurisë!

Unë, jam Shqipdoni, -Zot në Trojet e mia, qysh para dreqit, satanit, djallit, naletit e shejtanit.

About admin

x

Check Also

Kurti: Prioriteti ynë është lufta kundër krimit dhe zhvillimi i ekonomisë

Në një intervistë me DW, Albin Kurti, kandidati kryesor i Lëvizjes Vetëvendosje! ...