Home / Histori / ΤIRANA DHE ÇLIRIMI I SAJ MË 17 NËNTOR 1944

ΤIRANA DHE ÇLIRIMI I SAJ MË 17 NËNTOR 1944


Mariglen Gjoka

Lufta për çlirimin e Tiranës filloi me 29 tetor 1944 dhe zgjati 19 ditë.

Ishte një ndër operacionet më të mëdha, më të ashpra dhe më të rëndësishme që ka zhvilluar UNÇLSH.
Çlirimi i Tiranës ishte plani më i studiuar i Komandës se Përgjithshme të UNÇLSH, zbatimin e të cilit ia ngarkoi Korparmatës së Parë.

U ngrit një shtab Operativ që e drejtonin Dali Ndreu e Hysni Kapo, komandant e komisar. Pas fazës përgatitore u përcaktuan 2 faza të sulmit. Divizioni i Parë Sulmues me komandant Mehmet Shehun përcaktoi vendosjen e forcave dhe drejtimet e sulmeve: Brigada l-rë Sulmuese të sulmonte brenda në kryeqytet; Brigada e 4-t, në Kodrat e Saukut, Brigada e 8-të ne Kodrat e Selitës e Sharrës.

Në luftimet periferike ishin Brigadat e 2-të, 17-të, 20-të, 15-të, 10-të, 11-të, 12-të, 23-të, e 24-t Sulmuese. Beteja e Mushqetas afër Kërrabës, ku morën pjesë 9 batalione të Brigadës 1, 4, 8, 17 dhe 15, Sulmuese me 14 nëntor 1944, i tronditi rëndë pozitat e nazisteve gjermanë dhe tradhtarëve për mbajtjen e kryeqytetit. Luftimet e Brigadës l-rë Sulmuese brenda Tiranës në rrugën e “Dibrës”, te Spitalet, Pazari i ri dhe xhamia e vjetër, u bënë shtëpi më shtëpi e rrugë më rrugë. Këto sulme i shkulën pushtuesit e tradhtarët prej tokës se Tiranës. Populli në periferi të Kryeqytetit dhe banorët brenda tij dhanë një shembull të jashtëzakonshëm me pjesëmarrjen në luftime.

Armikut i qenë vënë pritat qoftë për ardhjen e forcave për të hyrë në Tiranë, qoftë për daljen nga Tirana në drejtim të Shkodrës. Faza e dytë e luftimeve, 11 nëntor deri me 17 nëntor 1944 ishte vendimtare.

U bënë goditje të mëdha dhe i detyruan pushtuesit e tradhtarët të shporren duke lënë pas humbje të mëdha.

Tiranës i takoi të ishte i pari kryeqytet i Europës që té çlirohej nga partizanet e vete në Luftën e Dytë Botërore, duke hapur kështu rrugën për çlirimin e shpejtë dhe të plotë të Shqipërisë.
Në luftën për çlirimin e Tiranës armiku pësoi këto humbje:

– U vranë mbi 2000 forca ushtarake gjermane, ndër to 3 kolonelë.

– U zunë robër mbi 300 trupa ushtarake.

– U asgjësuan 800 forca balliste që ishin me frontin armik.
– U dogjën 6 mjete të blinduara, 22 automjete, 250 karro, e shumë kafshë transporti.

– U kapën shumë armatime e municione. Edhe forcat partizane patën dëme: – Ranë dëshmorë 127 partizanë, prej tyre disa drejtues. – U plagosën 327 të tjerë – U dogjën mbi 400 shtëpi. Për heroizmin partizan dhe të popullit në betejat çlirimtare, TIRANA, është shpallur QYTET HERO me dekret të Kuvendit Popullor të Shqipërisë Nr. 4600 datë 24.11.1964.

17 Nëntor, 2016

 

About admin

x

Check Also

Kurti: Prioriteti ynë është lufta kundër krimit dhe zhvillimi i ekonomisë

Në një intervistë me DW, Albin Kurti, kandidati kryesor i Lëvizjes Vetëvendosje! ...