Home / Histori / 75 VJET NGA THEMELIMI I PARTISË KOMUNISTE TË SHQIPËRISË

75 VJET NGA THEMELIMI I PARTISË KOMUNISTE TË SHQIPËRISË

Nga  Gjon BRUÇI
 
          75 VJET NGA THEMELIMI I PARTISË KOMUNISTE TË SHQIPËRISË
 
Shokë komunistë!
            Miq, simpatizantë dhe mbështetës të Partisë Komuniste të Shqipërisë!
 
75 vjet më parë dhe pikërisht më 8 Nëntor të vitit 1941, në një shtëpi të vogël prej qerpiçi të Kryeqytetit, komunistët shqiptarë, të prirë prej shqiptarit të madh Enver Hoxha, do të themelonin Partinë Komuniste Shqiptare, e cila por si një shqiponjë mali do të vihej në krye të popullit dhe së bashku me të do të realizonte dy nga epokat më të lavdishme në historinë shumëshekullore të shqiptarëve, Epokën e Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare dhe atë të Ndërtimit të Shqipërisë së Re, Shqipërisë Socialiste.
Komunistët shqiptarë me kryekomunistin Enver Hoxha, do ta kishin shumë herë më të lehtë që për themelimin e Partisë Komuniste të mblidheshin në ndonjë shtëpi fshati diku prapa Dajtit, apo në zonën e Martaneshit, ku rreziku i pushtuesit fashist ishte më i pakët, dhe aty pranë oxhakut të ngrohtë të fshatarit patriot e bujar, të krijonin partinë, duke plotësuar qetësisht edhe Rezolutën e famshme dhe dokumenetet e tjera të rastit. Por ata zgjodhën shtëpinë e vogël në Tiranë, pikërisht aty ku çizmja e rëndë e pushtuesit patrullonte rrugëve e rrugicave të kryeqytetit për të kapur e asgjesuar ata që tashmë kishin nisur luftën për lirinë e vatanit. E zgjodhën ta krijonin Partinë Komuniste në mesin e rrezikut e nën hundët e pushtuesit për dy arsye themlore: Ti tregonin hasmit se komunistët ishin njerëzit më guximtarë që ka njohur historia njerëzore, guxim që shumfishohej nga mbrojtja e popullit.  Dhe së dyti, Partia e tyre Komuniste do të ishte një parti e tipit leninist, një parti që lindI jo në studiot e auditoret e filozofëve skolastikë, por një parti revolucionare që lindI e u pagëzua në zjarrin e luftës për liri. Ishte ky shpirt luftatrak, kjo qartësi e programit të saj themelues, vizioni i qartë i rrugës revolucionare, që i mundësuan asaj të realizonte me sukses dy epokat e Lavdishme, atë të Luftës Nacional Çlirimtare dhe të Ndërtimit Socialist
“Në ato ditë të rënda të nëntorit 1941, – do të theksonte Enver Hoxha, – kur mbarë vendin dhe gjithë Europën i kishte mbuluar errësira fashiste, terrori dhe vdekja, krijimi i Partisë Komuniste Shqiptare ishte për popullin tonë të shumëvuajtur një rreze e fuqishme drite, një shpresë e madhe për realizimin e ëndrrave të tij shekullore. . .”
Dhe Ajo vërtet u bë një rreze e fuqishme drite, që ndriçoi rrugën e popullit shqiptar për kapërcimin e shekujve të mesjetës e të errësisrës e për të dalë në Epokën e ndritur të shoqërisë socialiste.
Të flasësh për veprën e madhe të Partisë Komuniste të Shqipërisë e cila më vonë u quajt Partia e Punës së Shqipërisë në një shkrim të shkurtër për median e shkruar, është e pamundur. Ndaj po kaloj telegrafisht mbi kollonat kryesore ku PKSH dhe strategu i saj Enver Hoxha ngriti ndërtesën e veprave të pavdekshme të dy epokave legjendare të historisë së re shqiptare.
PKSH dhe Enver Hoxha, qysh në ditën e parë të themelimit, piketuan me një preçizion të lartë dhe me një vizion të qartë  dy shinat kryesore nëpër të cilat do të ecte Partia Komuniste për realizimin e Epokës së LANÇ. Këto shina ishin: Çlirimi i vendit nga pushtuesit nazifashistë dhe paralel me këtë, realizimi i revolucionit popullor që do t’i jepte popullit pushtetin duke e bërë zot të fateve të tij. Për realizimin e këtij objektivi Partia zgjidhi tre elementët kryesorë të domosdoshëm: Udhëheqjen politike të luftës çlirimtare, si një domosdoshmëri objektive për sigurimin dhe mbrojtjen e fitoreve që do të arriheshin;  Bashkimin e popullit shqiptar në një front të vetëm dhe unik siç isht Fronti Antifashist Nacionalçlirimtar dhe, Organizimin e krahut të armatosur, Ushtrinë Partizane, e cila do të operonte në fushën ushtarake për çlirimin nga pushtuesit dhe vendosjen e pushtetit të popullit.
Stacionet kryesore ku “lokomotiva” e luftës Çlirimtare dhe e Revolucionit Popullor do të merrte energji për të përshkuar gjer në fund dhe  me sukses Udhëtimin historik të Epopesë së LANÇ ishin katër: Konferenca famëmadhe e Pezës e 16 shtatorit të vitit 1942 ku u hodhën themelet e bashkimit të popullit shqiptar në një front të vetëm, Frontin ANÇ, një zgjidhje unikale për kushtet historike që kalonte vendi ynë i gjendur nën thundrën e pushtuesvve nazifashistë; Konferenca e Labinotit e 10 korrikut të vitit 1943 që u siguroi reparteve dhe njësive partizane në rritje udhëheqjen e Shtabit të Përgjithshëm të UNÇ me drejtues ushtarak Sipro Misiun e Komisar Politik Enver Hoxhën;  Kongresi Historik i Përmetit të 24 majit 1944, i cili ligjëroi pushtetin demokratik popullor, themelet e të cilit ishin hedhur në Konferencën e Pezës, duke e kaluar pushtetin shtetëror në duart e popullit;  dhe Mbledhja e dytë e Këshillit Antifashsit Nacionalçlirimtar mbajtur më 22 Tetor në Berat, në të cilën Komitetin Antifashsit Nacionalçlirmtar të krijuar në kongresin e Përmetit e shndërroi në Qeveri Demokratike të Shqipërisë, qeveri e cila me 28 nëntor 1944 do të hynte triumfalisht në Tiranë nën brohoritjet e luftëtarëve fitimtarë të lirisë dhe popullit të kryeqytetit.
“29 Nëntori i vitit 1944, – thotë shoku Enver Hoxha – dita kur partizanët i sollën Atdheut çlirimin, shënon ditën e madhe të Rilindjes së vërtetë të popullit tonë, kufirin ku mbaron për të bota e vjetër dhe ku fillon bota e re, epoka e shkëlqyer e socializmit”.
Dhe merita kryesore për këtë ndryshim epokal që solli LANÇ i takon pa diskutim Partisë Komuniste të Shqipërisë dhe strategut e udhëheqësit të saj Enverit të madh.
LAVDI PARTISË KOMUNISTE TË SHQIPËRISË
LAVDI JETËS  DHE VEPRËS SË PAVDEKSHME TË ENVER HOXHËS !
 
Pa diskutim, binjake për nga lavdia dhe nga permasat e realizimeve me epokën e LANÇ është edhe Epoka e   Socializmit. Edhe këtë epokë do ta udhëhiqte Partia e Punës së Shqipërisë – vijuese e Partisë Komuniste e drejtuar me largpamësi nga marksist-leninisti i shquar Enver Hoxha.
Tri ishin detyrat themlore të kësaj periudhe gjysëm shekullore, e cila do të mbetet në histori si periudha më e ndritur në historinë e popullit tonë, një realizim praktik i ëndrrave shekullore të popullit për liri dhe demokraci të vërtetë: Rindërtimi i vendit të shkatërruar nga lufta pesë vjeçare kundër pushtuesve nazifashistë; Transformimet social – ekonomike që do ta shndërronin Shqipërinë nga një vend të prapambetur e mesjetar në të gjitha drejtimet, në një vend të zhvilluar e të përparuar, dhe detyra më e vështirë dhe më e rëndësishme, Transformimet shoqërore për  krijimin e njeriut të ri, vepra më domethënë e periudhës së socializmit.
Të tria këto detyra të mëdha, Partia e Punës së Shqipërisë me në krye të madhin Enver Hoxha i realizoi me sukses të plotë, duke vertetuar se sistemi socialist, kur udhëhiqet nga një Parti sokoleshë si PPSH dhe nga një marksist leninist i permasave botërore siç ishte Enver Hoxha, është sistemi më vital për sigurinë dhe begatinë e shoqërisë njerëzore.
Unë këtu në këtë shkrim të shkurtër nuk i kam mundësitë të përmbledh arritjet kolosale të sitemit socialist në vendin tonë, në të gjitha fushat e jetës shoqërore, ndaj më mjafton të them se atë që bëri Socializmi për dyzet e pesë vite aplikim nën udhëheqjen e komunistëve dhe të Enver Hoxhës nuk do ta bënin kurrsesi as dyzet e pesë shekuj së bashku të çfarëdo sistemi qoftë.
Për fat të mirë në gjirin tonë, në gjirin e popullit, rrojnë ende ata që i përjetuan dy kohët, të djeshmen e lumtur  e të sigurtë dhe të sotmen  gjithë helm e vrerë, dhe ku nuk e di se ç’të sjell e nesërmja. Nga ana tjetër, me gjithë shkatërrtimet e barbarëve me flamurin e leckosur të  “demokracisë borgjeze”, ende ruhen dëshmi të arritjeve të socializmit, një pjesë e të cilave, siç janë veprat gjigande të energjitikës, pushtetarët e sotëm po i shfrytëzojnë si asete të vetme me të cilat mbushin buxhetin e shtetit që grabit qytetarët. Këta dëshmitarë të gjallë të asaj periudhe dhe dëshmitë autentike që ende ruhen në mjediset tona, janë një provë e pakundërshtueshme për të parë dallimin midis dy sistemeve, ku i djeshmi ndrin, ndërsa i sotmi steros e nxin.
Po ku e kishin bazën arritjet madhështore të socializmit që bënë të mundur transformimin e Shqipërisë mesjetare në një Shqipëri moderne e të niveleve europiane, në një kohë rekord që nuk e ka arritur asnjë vend?  Në themel të këtyre arritjeve qëndronte zbatimi krijues i mësimeve të marksizëm – leninizmit nga Partia dhe udhëheqësi i saj  vizionar Enver Hoxha, dhe uniteti i pathyeshëm i popullit rreth Partisë dhe Komandantit të Lavdishëm, i cili si një timonier i rrallë e drejtoi anijen shqiptare përmes dallgëve të zeza të oqeanit të luftës së ftohtë, e cila për nga presionet, sabotazhet, kërcënimet dhe provokacionet e botës kapitaliste që na rrethonte ia kalonte edhe një lufte të nxehtë e të vërtetë.
NDER DHE LAVDI TË PËRJETSHME ENVER HOXHËS, KOMANDANTIT DHE TIMONIERIT TRIM E TË PAGABUESHËM TË ANIJES SHQIPTARE !
 
Një luftë vigane të shkallës botërore ka zhvilluar Partia jonë  dhe udhëheqësi i saj Enver Hoxha për mbrojtjen e pastërtisë së marksizëm –  leninizmit. Ndonëse një parti nga më të rejat në kampin e dikurshëm të socializmit, ajo përballoi me guxim prapaskenat e revizionizmit jugosllav dhe demaskoi planet e Titos e të titizmit  që synonin gllabërimin e Shqipërisë si republikë të shtatë të jugosllavisë. Me të njëjtën forcë e vendosmëri Partia e punës dhe Enver Hoxha do të demaskonte  brenda në strofullin e vet revizionistin Hrushov, babain e kukuruzës, i cili me megalomaninë e partisë dhe shtetit të madh nuk e parashikonte forcën e pamposhtur të “Davidit” shqiptar me emrin Enver Hoxha.
 Për aktin e madh të Enver Hoxhës në demakimin e revizionizmit hrushovian, dhe mbrojtjen e partisë e të popullit tonë, populli do të këndonte:
Në vitin gjashtëdhjetë / Enveri prap në Moskë / Ja përplasi në fytyrë / Ne me ju s’jemi dakort / . . . Ligjëro shoku Enver /  Ligjëro bilbili ynë /  Ti marksizmin e shpëtove / Na nderove Shqipërinë!
Fjala dhe qëndrimi i Enver Hoxhës në Moskë për demaskimin e revizionizmit hrushovian dhe mbrojtjen e marksizëm – leninizmit ishte dhe mbetet një kontribut i madh në Lëvizjen Komuniste ndërkombëtare, kontribut që komunistët e vërtetë në të gjithë botën e njohën dhe e duartrokitën. Dhe jo vetëm në Moskë në vitin 1960, por edhe në vitet e mëvoshme, Enver Hoxha nuk do ta pushonte punën dhe luftën për mbrojtjen e teorisë dhe praktikës revolucionare të Marksizëm – Leninizmit. Falë kësaj mbrojtje të M.-L. dhe gjithë kontributit të tij në zbatimin krijues të socializmit në Shqipëri, Enver Hoxha tashmë është rreshtuar denjësisht në krah të klasikëve të mëdhenj, me begraundin e klasikut marksist – leninist të shekullit të njëzet.
Përvoja histoike botërore na mëson se Historinë e bëjnë masat dhe individët lozin rol të veçantë. Por ne mund të themi sot pa frikë se, përsa i përket dy Epokave të ndritura të popullit shqiptar, Epokës ë LANÇ dhe asaj të Ndërtimit të Shqipërisë së Re e moderne, roli i Enver Hoxhës ka qënë e mbetet determinat. Ai ishte dhe mbetet Burri më i mah që ka nxjerrë Historia e popullit tonë në shekuj. Vepra e tij  do të mbetet e gjallë për mijëra vjet, duke u fiksuar në Legjendë ku askush nuk mund ta godasë.
LAVDI BURRIT MË TË MADH TË SHQIPTARISË, ENVER HOXHA!
 
Shokë! Sa ishte gjallë Enver Hoxha, Partia e Punës së Shqipërisë ishte e pastër si qelibari dhe shqiponjë vigjilente në ruajtjen e lirisë e të pavarësië së Shqipërisë. Enver Hoxha kurdoherë kishte goditur me grushtin e tij të fuqishëm burokratët, aparatçikët dhe sidomos tradhtarët. Por siç rezultoi, poshtë bërrylit të tij ishin fshehur judej. Pas ndarjes nga jeta të Udhëheqësit në vitin 1985, këta të fshehurit poshjtë “bërrylit” morën frenat në dorë dhe duke i përdorur ato me djallëzi e lëshuan karrocën drejt humnerës. Juda krysor në këta të fshehur ishte Ramiz Alia, i cili në vitin 1991, në Kongresin e 10-të famëkeq të PP, e ktheu këtë parti me famë të Enver Hoxhës në një Parti Social-demokrate, e cila do t’i dorëzonte bogjezisë së vjetër e të re pushtetin e popullit. Pasojat e kësaj tradhëtie populli shqiptar po i përjeton prej një çerek shekulli me dhimbje dhe urrejtje.
Megjithatë, idealet komuniste të Enver Hoxhës do të mbijetonin dhe mbijetuan. Vetëm tre muaj pas kongresit të turpit të PP – PS -së ramiziane, poeti revolucionar Hysni Milloshi me një grusht shokësh, me e pa parti, më 10 Shtator 1991 do të rithemelonte Partinë Komuniste të Shqipërisë, si vijuese konsekuente e PKSH së themeluar në 8 nëntorin e famshëm të 1941-shit dhe të udhëhequr plot lavdi për 44 vjet me radhë nga Shqiptari i madh Enver Hoxha.
Hysni Milloshi, me trup të vogël por me një zemër të madhe, qysh në ditët e para të përmbysjes kapitaliste, do të vihej në krye të Lëvizjes Popullore për mbrojtjen e figurës së Enver Hoxhës, e cila përfshiu rreth një milion qytetarë, duke prballuar stuhinë e revanshit borgjez që ishte lëshuar mbi Atdheun.  Pas kësaj, ai duke rithemeluar Partinë Komuniste, e në krye të saj, do të niste një luftë dhëmb për dhëmb me borgjezët e rinj e të vjetër që kishin dhe kanë mbështetjen e borgjezisë ndërkombëtare, në mbrojtje të idealeve komuniste të Enver Hoxhës dhe të arritjeve të Epokës socialiste. Për mbi dy dekada Hysni Milloshi me Partinë Komuniste që drejtonte, provoi burgun e përkohshëm, punën 7 vjeçare në ilegalitet të thellë dhe përplasjet e hapura me regjimin kapitalist të instaluar në vendin tonë, pa u lëkundër në veprimtarinë politike si një militant i vërtetë i permasave të revolucionit. Falë guximit, aftësisë, pjekurisë politike dhe ideologjike, besnikërisë së patundur në idealet komuniste, përkushtimit të jashtëzakonshëm për çështjen e komunizmit dhe të Atdheut dhe veçanërisht në mbrojtje të Figurës dhe Veprës së Enver Hoxhës, poeti komunist Hysni Milloshi, ndër krijuesit më të shquar të krijimtarisë letrare të realizmit socialist në vendin tonë, do të bëhej një personalitet i mirënjohur, i dashur dhe i respektuar nga anëtarët e Partisë Komuniste dhe mbështetësit e saj, nga të rinjtë që e simpatizonin për guximin e tij prometean, dhe nga shumica e popullit i cili në mënyrë të pagabuar vlerëson vlerat e vërteta të intelektualit të përkushtuar për çështjen Kombëtare.
Ndarja e parakohshme nga jeta në vitin 2012 e shokut Hysni Milloshi ishte një humbje e madhe për Partinë tonë Komuniste. Por ai na la trashëgim përkushtimin e tij prej militanti komunist, përkushtim që ne do ta përcjellim me besnikëri në punën tonë komuniste.
NDER DHE MIRËNJOHJE PËR ISH RITHEMELUESIN E PARTISË KOMUNISTE, POETIN E KRENARISË KOMBËTARE, SHOKUN TONË TË PAHARRUAR, HYSNI MILLOSHI!
 
Shokë dhe miq të Partisë Komuniste!!
Rruga 75 vjeçare e Partisë Komuniste të Shqipërisë është një rrugë e lavdishme. Lavdia e saj matet me veprat që ka realizuar në interes të popullit dhe të Atdheut dhe këto vepra janë të njohura e të përjetuara nga ne brezat që jetojmë sot. 44 vitet e kësaj periudhe ishin vite të zjarrta, vite lufte dhe suksesi gjatë të cilave u realizuan dy epokat e lavdishme të populit tonë, LANÇ dhe Epoka e Socializmit.
Çerek shekulli i fundit solli në skenë  situata të paparashikuara që e kthyen rrotën e historisë mbrapa. Si rezultat i restaurimit me tradhëti e dhunë të sitemit kapitalist, Shqipëria që shkëlqente në periudhën e ndritur të socializmit, ka rënë në terrin e natës së zezë, ku lëvrijnë të gjitha veset dhe sëmundjet e shoqërisë kapitaliste. Mbi të gjitha ajo ka humbur Lirinë, Pavarësinë dhe Demokracinë e vërtetë.
Ne anëtarët e Partisë Komuniste kemi marrë përsipër barrën e rëndë të dalëzotësit të vendit me objektiv: Nxjerrjen e Shqipërisë nga tuneli i errët ku e kanë përplasur në dritën e vërtetë, siç ishte në Epokën e shqiptarit të madh Enver Hoxha.
A do të mundemi ta realizojmë këtë objektiv final?
Po do të mundemi! Do të mundemi sepse ne kemi në dipozicion shembullin militant të Hysni Milloshit dhe mësimet dritëdhënëse të Udhëheqësit të paharruar, marksit-leninistit të shquar, të paharruarit ENVER HOXHA.
Ndaj në mbyllje të këtij shkrimi modest, në emër të të gjithë shokëve të mi komunistë thërras më tërë forcën e shpirtit e të zemrës:
RROFTË PARTIA KOMUNISTE E SHQIPËRISË!
LAVDI TË PËRJETSHME JETËS DHE VEPRËS SË BURRIT TË MADH TË KOMBIT SHQIPTAR, SHOKUT ENVER HOXHA!
Përpara për fitoren e socilizmit e të komunizmit!

About admin

x

Check Also

Kurti: Prioriteti ynë është lufta kundër krimit dhe zhvillimi i ekonomisë

Në një intervistë me DW, Albin Kurti, kandidati kryesor i Lëvizjes Vetëvendosje! ...