Home / Opinion / KOSOVA U “ÇLIRUA” E U “PAVARËSUA”, POR AJO VAZHDON TË SUNDOHET NGA SHËRBËTORËT E SLLOBODAN MILLOSHEVIQIT

KOSOVA U “ÇLIRUA” E U “PAVARËSUA”, POR AJO VAZHDON TË SUNDOHET NGA SHËRBËTORËT E SLLOBODAN MILLOSHEVIQIT

Shkruan:  Azem MUSLIU

 

(Ky shkrim ribotohet me kërkesën e lexuesve dhe me titull të përshtatur nga ana e autorit)

Kur lexova lajmin për dorëheqjen e Profesorit të nderuar, Ramadan Zejnullahu nga pozita e rektorit të UP në fillim ndjeva një keqardhje të theksuar. Një kuadër i tillë i lartë arsimor ( kam patur rastin ta njoh figurën e tij të fuqishme të studiuesit të shkencës qysh në shkollën e mesme ) të tërhiqet nga ai pozicion strategjik i arsimit,-shtyllës së kombit e shtetit shqiptar të Kosovës?!… Kjo nuk tingëllon mirë aspak!

Por, kur e lexova arsyetimin e dorëheqjes së këtij shkencëtari të vërtetë, atëherë, shpirti mu mbush me një optimizëm te fuqishëm. Kjo është e natyrshme, sepse intelektuali i vërtetë me çdo vepër të tij i ndihmon njeriut, kombit dhe njerëzimit.

Aq sa kam patur mundësi të informohem, profesori, Ramadan ka luftuar dukuritë negative në UP, sidomos pas ardhjes ne pozitën e rektorit. Dhe, është krejt e natyrshme kjo, për një shkencëtar te mirëfilltë.

Sepse, shkenca e vërtetë dhe përparimi i vërtetë arsimor s´ka sesi të pajtohet me gënjeshtrën, injorancën, amoralitetin, nepotizmin e korrupsionin, tipare këto që fatkeqësisht e kanë mbërthyer pothuajse çdo institucion shtetëror e publik në Kosovë!

Dhe, të gjitha këto tipare te shëmtuara të katastrofës (jo vetëm arsimore) në Kosovë, profesori i nderuar i ka përmbledhur mjeshtërisht në një emërtim: DEGRADIM AKADEMIK!                                  

Dhe, kur një gjë e tillë ndodhë në universitet atëherë mund ta marrim me mend se çka ndodhë në shkollat e mesme dhe ato fillore anembanë Kosovës!

Do ta ilustroj këtë, me një ngjarje të vërtetë:

Një shok i imi nga Drenica, veteran i orëve të para të UÇK-së, me gjithë gjendjen e vështirë shëndetësore, ka disa vite qe u detyrua te emigrojë jashtë Kosovës, sepse shteti i Kosovës, nuk i kreu obligimet ndaj tij.

Para një jave kur po bisedoja me të me tha: Më ka kërkuar nëna ca para një ditë (nëna e tij ende jeton ne Drenicë dhe është analfabete). Qomi do pare, o bir!-më tha. Pse të duhen ato para oj nënë?-e pyeta.

-Dua ta kryej edhe unë një fakultet!-më tha. Dhe krisi gazi mes nesh!

Unë e dijë se nëna e tij bën shumë humor, por edhe është shume e mençur, bile edhe humorin e ka me thumba! …Biseda me batuta( mesele)  ka traditë në Drenicë.

E ju, mund ta merrni këtë vetëm si humor, por populli thotë: Hajgarja (humori) është gjysma e së  vërtetës!

Me këtë, desha te ilustroj një dukuri-pasojë të degradimit akademik në Kosovë,-dukurinë e shitjes se diplomave të shkollimit (jo vetëm) universitar! Kjo, dihet botërisht se është duke ndodhur jo vetëm ne Kosovën e “pasçlirimit” por edhe në Shqipërinë Administrative në këto vitet e demon-kracisë!

Dmth. edhe analfabetët mund të bëhen akademikë në vendin tonë!!!

Të barazohet i shkolluari, me të pashkolluarin…!I dituri me të paditurin…!

 Kjo është katastrofalë për kombin tonë!…Dhe për çdo komb tjetër ( në këso gjendje) në botë!

Nuk thotë kot populli: I padijshmi të tradhton nga padija!

Tash e kam me të qartë se:

-pse deputetet e Kuvendit të Kosovës votuan për Kushtetutën e antishqiptarit (Ahtisarit),  pa e  lexuar dhe kuptuar fare!!!

– pse deputetët e Kuvendit të Kosovës ne vitin 2013-të, votuan për bisedime pa kushte me Serbinë dhe për marrëveshje me të, pa e njohur fare thelbin e atyre marrëveshjeve!!!

-Bile, po të mos ishte gazi lotsjellës i opozitës, ata do të na kishin bërë “gazin e botës”!!!…

-Do të kishin votuar për 23 shkeljet e Kushtetutës së Kosovës!!!(Ohahahahahahohohohoho!)

Shkelje,  që u kryen nga Isa-kryeministri akademik(!!!)(mos qeshni-është anëtar i ASHAK!!!) dhe nga Hashim-studenti i Historisë!( Nuk e dijë sa diploma fakulteti i ka ble deri sot, por një gjë të gjithë e kemi pa qartë: Ai, s´ka haber me Histori!)

Bile, çka është edhe me keq; analfabetë akademikë po del të jenë edhe këshilltarët e tyre! (Ahahahahohoho!

-Po qeshi nga zori!…Medet për ne, kush po na udhëheq!)

Shihet pra qartë se, degradimi akademik paska kapluar plotësisht qeverinë e Kosovës!!!…

Historikisht dihet se, klasa sunduese përcakton kulturën sunduese të një populli.

Prandaj, mos u çuditni që një pjesë e popullit ka filluar të degradohet (degjenerohet) poashtu!

Tani çështja është, si të dilet nga kjo gjendje katastrofale?!

Së pari duhet gjetur shkaktari i kësaj gjendje.

-Dhe, këtu na ndihmon shume profesori i nderuar, Ramadan Zejnullahu kur na sqaron se prapa këtij degradimi qëndron klani i keqbërësve te fuqishëm.

Çdokush lehtësisht konstaton se në Kosove janë dy lloje njerëzish të fuqishëm.

Një lloj që fuqinë e marrin nga puna dhe dija dhe e, një lloj që fuqinë e marrin nga pushteti ose në bashkëpunim me pushtetin.

Tani, po shihet se kush janë keqbërësit,-apo jo?

O vëllezër shqiptarë!

A po e shihni se, po na udhëheqin qeveritarët akademikë analfabetë?!

Mos u çuditni pra, pse këta po na e sjellin Serbinë fashiste brenda në Kosovë me anën e “Zajednices”!

Mos u çuditni pra, pse këta po ia falin Malit te Zi  9000 hektarë tokë të Kosovës!

Mos u çuditni pra, pse ikën 100.000 shqiptarë nga Kosova brenda një natë!

Mos u çuditni pra, pse shqiptarët në Kosovë po vuajnë kaq shumë!

Mos u çuditni pra, pse Kosova qysh nga viti 1989-të, po shkon prapa!

Bile, se paku pas luftës së UÇK-së,  është dashtë të shkojë përpara!…

…Sepse, si para luftës edhe pas luftës po na udhëheqin ish-shërbëtorët e Sllobodan Millosheviqit!

Për Isën e LDK-se e kemi ditur! Për Hashën e PDK-se e mësuam tash vonë (ma mirë vone se kurrë)!

 Një gjë është e qartë tani si drita: Populli shqiptar dhe kjo qeveri e Kosovës nuk shkojnë bashkë kurrë!

Kurrë nuk kanë qenë bashkë në të kaluarën dhe kurrë nuk do të pajtohen sot,  as në të ardhmen!

Siç e pohon edhe opozita, krerët e qeverisë kanë bërë aq shume krime ndaj kombit shqiptar; prandaj frikësohen të japin dorëheqjen, sepse e dinë që  i pret burgu!

Prandaj, o popull, mos kujtoni se, ata do të dorëhiqen ndonjëherë!

Nëse doni të jetoni si njerëz të lirë e të barabartë-rrezojeni këtë qeveri tradhtare!

Nëse doni te vazhdoni të vdisni për së gjalli-mbajeni këtë qeveri tradhtare!

18,  Tetor, 2106

 

 

 

 

About admin

x

Check Also

Kurti: Prioriteti ynë është lufta kundër krimit dhe zhvillimi i ekonomisë

Në një intervistë me DW, Albin Kurti, kandidati kryesor i Lëvizjes Vetëvendosje! ...