Home / Opinion / GABOI KRYEMINISTRI SHQIPTAR EDI RAMA

GABOI KRYEMINISTRI SHQIPTAR EDI RAMA

Xhevat Gjini
 (Nuk mori pëlqimin e Hoxhajt,  Buzhalës,  Pallaskës dhe sojit te tyre jugokosovarë, për të folur në emër të  Kosovës  së tij!)

Shqiptarët e gjithe Shqiperise së katër vilajeteve në Iliri (Ballkan) që nga Shpallja e Pavarësise së Shqipërise kanë njohur dhe njohin vetem një pronar legal dhe legjitim të hapsirës shqiptare-Shqipërisë: Tiranën zyrtare ose shtetin shqiptar.

-Pavaresia e Shqiperise ishte shpallur per cdo pellembe te tokes shqiptare ne Iliri. Nderhyrja ushtarake e ushtrive fqinje dhe perkrahja qe keto vende fqinje moren nga Fuqite e Medha sakatuan Shqiperine dhe tokat e saj duke pushtuar dhe pervetesuar me zjarr e hekur tri te katertate e Shqiperise. Histori qe dihet. Perpjekjet dhe lufta e shqiptareve per clirimin e hapesires se pushtuar te Shqiperise nuk pushuan asnje cast te vetem. Shteti shqiptar, sidomos ai i Enver Hoxhes, u dha mbeshtetje dhe i perkrahu me te gjitha rruget dhe mjetet e mundshme keto perpjekje te pjeses se pushtuar te kombit dhe te Shqiperise. Fundja e kishte detyrim kombetar.

-Madje, Enver Hoxha (shteti qe udhehiqte Ai) sfidoi boten kur hapur deklaroi se nuk i njeh kufijtë aktualë qe kane copetuar e ricopetuar Shqiperine. Prandaj, edhe nuk e neshkroi per te gjalle Marreveshjen e Helsinkit (Aktin final…) per mosndryshimin e kufijve ne Evropë…

Lufta antipushtuese-clirimtare e organizuar nga Levizja Popullore e Kosoves fitoi perkrahjen e mbarë kombit, por pa perkrahjen e shtetit shqiptar veshtirë se do te beheje dhe fitohej kaq sa u fitua. Gjera qe dihen nga shqiptaret normale. Mirepo, ka nje 2-3% e shqiptareve (si ne cdo popull), qe jane jonormale ose hyzmeqare te pushtuesit dhe nuk mund ta kuptojne (nuk e kane kuptuar asnjehere) “nderhyrjen” e shtetit shqiptar (Tiranes) ne punet e shqiptareve te pushtuar dhe ne tokat e tij te pushtuara.

-Keshtu, deklaronin dikur mercenaret politike te krajlit te Serbise e me vone mercenaret politike te Jugoserbise se Tito-Rankovicit! Nuk kishte nate qe mos te degjonim ne radio e televizor deklarata, reagime e qendrime protestuese kunder Tiranes zyrtare dhe “nderhyrjes” se saj ne “pune e brendshme te Jugosllavise socialiste”! Keto deklarata e qendrime i lexonim cdo dite (sidomos pas vitit 1981) edhe ne gazeten “Rilindja”, qe shkruheje shqip, sepse ceshtjen shqiptare ne Jugoserbi e konsideroni si ceshtje te Jugosllavise e jo si ceshtje te shtetit shqiptar!! Kjo kategori “shqiptaresh”-zuzaresh- (jugokosovaresh!) nuk vdiqen-ngordhen bashke me Jugoserbine e tyre.

-Pjella e tyre mbijetoi dhe po vazhdon traditen: lehjen kunder Tiranes-shteti shqiptar, qe po “nderhyne ne punet tona”! Kjo edhe per arsye se nuk u fitua lufta deri ne fund (nderhyri NATO-ja) dhe, per pasoje, Kosova shqiptare ende nuk u pavaresua teresisht nga Serbia, ndersa krahinat tjera te Shqiperise mbeten te pushtuara…

-Kjo pjelle e keqe vazhdon te beje c’eshte e mundur qe Kosova shqiptare te mos shkeputet teresisht nga Serbia, nga njera ane, dhe qe te shkeputet plotesisht nga trungu i saj, shteti shqiptar, ne anen tjeter! I keni pare reagimet e kesaj klase lehaqenesh pas vizites se Kryeministrit shqiptar, Edi Rames, ne Beograd dhe qendrimeve qe ai mbajti per Kosoven e tij?! Sipas tyre, Kryeministri shqiptar (shteti shqiptar) nuk mund te flas per Kosoven e tij pa marre leje nga Enver Hoxhaaaj(!), nga Berat Buzhala, nga Pallaska dhe nga soji i tyre jugokosovarë!

-Prandaj, them qe Edi gaboi! Herave tjera duhet te marre leje nga jugokosovaret per te folur ne emer te Kosoves se tij! Sepse, sipas tyre, Serbia pushtuese-armike mund te flas ne emer te Kosoves shqiptare, por jo pronari legal dhe legjitim, Tirana zyrtare!!

Thonë që “qenet lehin e karavani ecën”. Karvanin shqiptar,  nuk mund ta ndalin ne rrugen e tij te bashkimit dhe unifikimit larot e Jugoserbise…

 

About admin

x

Check Also

VOA lëshon “bombën”: Marrëveshja Serbi-Kosovë është firmosur!

16 Nentor, 2019 Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ish-zyrtari i ...