Home / Histori / NE KEMI MILIONA DËSHMI HISTORIKE QË ENVER HOXHA MENDOI DHE VEPROI PËR KOSOVËN!

NE KEMI MILIONA DËSHMI HISTORIKE QË ENVER HOXHA MENDOI DHE VEPROI PËR KOSOVËN!

Marrë, nga debati i sotëm, në FB!
Njëri këtu në FB, paska shkruar, kot së koti; -siç thotë populli ynë andej kah toskëria,“Sa për të kaluar radhën”!…

Ai far “dylberi “, qenka krekosur: “Kam 1 milion dëshmi qe Enveri me te vërtet nuk e ka dashtë Kosovën me zemër ashtu siç ka pretenduar para gazetave dhe tv-s”?!!!

“Enveri,  na i dha, ABETAREN, për diturinë,
PUSHKËN, për trimërinë.
Na i dha, dritën dhe krenarinë!
Ay, na mësoi, KURDOHERË,
Të jetojmë me dinjitet, si PELLAZO-ILIRO- SHQIPTARË,të lirë, të barabartë dhe të vërtetë”.
(Fadil Shyti)

-Enveri, miqve dhe armiqve iu tha me fjalë dhe i zbatoi me vepra:
”Ky vend ka zot! Zotrit e Shqipërisë janë, Populli dhe Partia”!

Ne, enverianët dhe enverianet i kemi jo një milion, por miliona dëshmi që Enver Hoxha, e ka dashur Kosovën dhe Viset tjera shqiptare të mbetura padrejtësisht jashtë shtetit amë, nga fuqitë imperialiste, madje, jo vetëm i ka dashur por ka menduar, ka vepruar ditë e natë në krye të PPSH-së për çlirimin e tyre nga robëria e shovinistëve të gadishullit Ilirik (Ballkanik); për faktin që, këtu nuk është vendi të zgjerohem shumë, po i paraqes vetëm ca prej tyre:
-Menjëherë pas çlirimit të Shqipërisë nga egërsira fashiste italo-gjermane, Partia Komuniste,-tash, PPSH-së, filloi ndërtimin e vendit, luftën kundër analfabetizmit, tharjen e kënetave, e të tjera, me një fj, zhvillimin ekonomik, industrial të vendit. E dini ju që, në vitet e para që Kosova ra në robërinë titiste, njërën nga pikat më kulmore, atë të luftës kundër analfabetizmit; kur Kosova ishte mbi 95% analfabete; hiç më mirë nuk qe as Shqipëria e përtej Drinit; Enver Hoxha me PPSH-së. i dërgoi në Kosovë dhe në Viset tjera shqiptare; qindra e mijëra ABETARE, i dërgoi në Kosovë shumë mësues e mësuese; njëra nga mësuese atdhetare, ishte dhe mësuesja e Bacit, Adem Demaçi, Vezirja, për të cilën baci ynë ruan një konsideratë të lartë, si prindërore.
-Po, a ka kush sot që mundet ta mohojë, që, Enver Hoxha, i tha përballë tij, Tito shkjaut në Beograd: “Kosova, ( nënkuptohej me viset tjera shqiptare); është e Shqipërisë dhe duhet t´i kthehet saj”!…
-Ndërsa, menjëherë pa humbur kohë; pas thyerjes së marrëdhënieve politike dhe diplomatike; me revizionistët jugosllavë,-ndonëse Shqipëria socialiste ishte në gjendje lufte me fqinjët shovinistë grekë, kur dihet intervencioni i tyre në jug, në fund të viteve 40-ta, kjo nuk e trembi aspak, komandantin strateg,-urgjentisht, i themeloi celulat e para çlirimtare, guerilën partizane, për çlirimin e trojeve etnike shqiptare.

-E kam shkruar më herët, por edhe sot po e  përsëris që; për këtë hap të guximshëm dhe të domosdoshëm, të arsyeshëm,- sa vet liria, barazia dhe ribashkimi  ynë kombëtar; meqë është themelues i celulave të para ushtarake guerile çlirimtare, Komandanti ynë legjendar,  Enver Hoxha e meriton plotësisht që sot, nga UÇK-ja, të shpallet, Komandant Nderi!

-Kanë kaluar kaç shumë vite nga themelimi i UP-së dhe të paktë  janë ata shqiptarë dhe ato shqiptare,  që e dinë faktin historik që, Enver Shqipoja, është  dhe themelues i UP-së. Kjo, fitore e madhe e Kosovës dhe e shqiptarëve që jetonin në ish-Jugosllavi, u arrit nga këmbëngulja e fortë dhe presionet e shokut, Enver që ua bëri titistëve, në veçanti gjatë një vizite në Moskë në fund të viteve 50-ta, pak vite para prishjes së marrëdhënieve me PK të Bashkimit Sovjetik, -kur përballë, Nikita Hrushovit dhe delegacionit jugosllavë në krye me Kardelin; kur jugosllavët u ankuan para “babait të tyre revizionist”, Nikitës; për sulmet e Shqipërisë ndaj tyre, në shumë fusha të jetës politike, ekonomike, ushtarake e të tjera; për raportet jo të mira të marrëdhënieve shqiptaro-jugosllave.

-Por,  trutharët revizionistë  jugosllavë  gabuan që vajtuan aty; -sepse, siç thotë populli ynë, një fj, të urtë: “Duke u munduar të kruajnë vetullat, i nxorën sytë”!
-Çështja që u ngrit aty,  u trajtua si shumë serioze, kur gjeniu Enver Shqipoja, nga mbrojtës i mjerë,- që, mendonin jugosllavët që do të ishte, -Ay, u kthye në sulmues i fuqishëm, një argumentues i pathyeshëm në mbrojtjen e të drejtave të minoritetit shqiptar, që e kishte jashtë kufijve të vet shteti amë.
Ay, midis tjerash ua tha se:
“Shqiptarët që jetojnë në tokat e tyre në Jugosllavi, edhe sot e sot, po detyrohen të mësojnë në kushte të rënda,  po detyrohen të shkojnë në universitetet e ish-Jugosllavisë, në Beograd, Zagreb dhe Lubjanë; në mungesë të universitetit të tyre në Kosovë; ne- vazhdoi Ay, në Tiranë do të ndërtojmë konvikte, do t´i hapim vendet e lira në USHT, për të studiuar ata, ato. Pastaj, të gjithë do t´i kthejmë në atdheun tonë, Kosovë dhe gjetiu…, për të punuar dhe ndërtuar socializmin atje”!

-Nga ky zotim dhe njëkohësisht detyrim dhe jugosllavët të shquar për dinakërinë e tyre, u detyruan të hapin UP. Këto, janë ca nga dhuratat dhe dashuria e madhe për shqiptarët, nga i madhi, Enver Hoxha.
-Për të tjerat dhurata, suksese dhe fitore të nderuar lexues, shfletoni historinë, shihni dëshmitë e mëdha të pavdekësisë së fjalëve dhe veprave revolucionar të komandantit tonë dhe strategut të Shqipërisë.LAVDI ENVER SHQIPTARIT!
LAVDI PPSH-së!
LAVDI DËSHMORËVE TË ATDHEUT!
16 Tetor, 2016

About admin

x

Check Also

VOA lëshon “bombën”: Marrëveshja Serbi-Kosovë është firmosur!

16 Nentor, 2019 Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ish-zyrtari i ...