sheg 2

Blerina Bombaj, dietologe klinike

Shegët, pasi i qëroni mund t’i ruani në qeska të vogla në ngrirje deri në 3 muaj. Kështu mund t’i përdorni edhe në kosin e mëngjesit, në kombinime të ndryshme frutash, por edhe në lëngjet e frutave, mjaft të dobishëm në stinën e dimrit!

Ndërkohë, nëse jeni të ngeshëm, lëkurën e shegëve mund ta thani mbi sobë dhe ta grini pluhur e ta përdorni në çajrat dimërore. Ajo përmban antioksidues në përqendrim disa herë më të lartë se vetë fruti.