Home / Lajme / “ESETË FILOZOFIKE” ESE PËR KOMBIN DHE SPECIEN NJERËZORE

“ESETË FILOZOFIKE” ESE PËR KOMBIN DHE SPECIEN NJERËZORE

Filozofi, pedagogu dhe gazetari, Beqir Berisha, gati për çdo vit po na befason dhe mrekullon me nga një libër kreativ. Është libri i tretë i Beqirit për të cilin unë mora guximin të shkruaj. E them, e mora guximin të shkruaj,  sepse vërtet është shumë vështirë të gjesh fjalë dhe fjali përkatëse, të gjesh koncepte, ide, përfundime dhe gjykime të cilat shpërfaqin kreativitetin e manifestuar të këtij autori i cili me gjithë moshës së shtyrë  e ka mendjen  prej eruditi të thellë që me mjeshtri  të veçantë dhe sintetike ndërlidhë  përballë teorinë dhe praktikën, të thjeshtën  me të  ndërlikuarën , konkreten me abstrakten; realen me irealen, të vërtetën me gënjeshtrën, moralen me imoralen dhe amoralen, atdhedashurinë me tradhtinë; pasionin me apatinë, punën  me përtacinë; vlerën me anti-vlerën, gabimin  me iluzionin; kombin tonë  me kombet tjera, etj.

    Libri, “Esetë filozofike”, janë një vazhdimësi  kreative e librit të këtij autori i botuar më vitin 2013 në Tetovë me titull: “Filozofimi midis logjikës dhe absurdit”. Derisa,  libri, “Filozofimi midis logjikës dhe absurdit”, paraqet një histori koncize të mendimit filozofik nga antika deri në shekullin  XX, përkatësisht, nga Telesi dhe shkolla e Miletit deri te Alberti Kamy (1913-1960) dhe filozofia e tij e absurdit, libri, “ Esetë filozofike”,  u bënë ftesë lexuesve… “që, më tepër të mendojnë dhe të filozofojnë sesa të mbajnë mend…”,                -përkatësisht,  më tepër të filozofojnë(mendohet në të menduarit  pozitiv dhe kreativ); -sesa, të memorizojnë përmbajtjet filozofike.

    Leximi i kujdesshëm  i këtij libri atraktiv, pa mëdyshje bind secilin lexues se filozofi zhvillon trurin, mpreh mendjen dhe gjykimin, rritë vullnetin për punë dhe arritje, ngrit prestigjin dhe komunikimin, qartëson dhe rritë të kuptuarit e historisë dhe rolit të saj për specien njerëzore dhe vlerat, i jep kuptim ekzistencës, ngjarjeve dhe pasioneve, forcon karakterin dhe individualitetin.

     Në këtë libër  autori ka përzgjedhur, në pamje të parë  disa çështje  të thjeshta të cilat në esencë përmbajnë thelbin e jetës së species njerëzore.

     Autori, për aq sa unë kam informacion, është krejtësisht i vetëm, i veçantë dhe unik në hapësirën tonë që me  shumë pasion dhe shkathtësi  trajton 18 çështjet që në esencë kanë bërë që, planeti Tokë dhe specia njerëzore  të jetë kështu si është  me vlera  dhe anti-vlera  e saj.

     Çështjet të cilat i trajton autori, në trajtimin e të cilave përballë  mendimet  e pjesës dërrmuese në filozofëve më me zë, nga antika gjer më sot janë:

     – dora;

     – puna;

     – prestigji;

     – respekti;

     – përgjegjësia;

     – historia;

     – e vërteta dhe gënjeshtra;

     – gabimi dhe iluzioni,

     – dëshira,

     – ekzistenca;

     – specializimi,

     – komunikimi,

     – kultura,

     – durimi,

     – ngjarja,

     – gjykimi,

     -vlera dhe,

     – pasioni.

   –Siç thotë edhe autori, këto gjëra duken të thjeshta por: ”… që kërkojnë jo vetëm lexim, por edhe koncentrik më të thellë” dhe vërtet, ky libër çon një mesazh të fuqishëm për veprim dhe aktivizim për arritje të sukseseve individuale dhe kolektive.

-Kështu autori  duke trajtuar çështjen e ” vlerës” duke filluar nga filozofia e Niçes dhe vepra e tij. ”Vullneti për fuqi” kap anën pozitive të mendimit filozofik të Niçes duke pohuar:”…”Mbinjeriun” e Niçes, përbuzë  njeriun e zakonshëm, është ajo mostër që krijoi Gjermaninë e sotme me një arritje të shkëlqyer në të gjitha fushat.

-Duke trajtuar kulturën, autori përballë  me të drejtë kulturën gjermane me kulturën tonë.

   –Për të nxjerr gjykime të drejta, autori vazhdon ligjërimin filozofik, përkatësisht filozofimin e tij duke thënë:

                                             ”Aspak nuk është është rastësi se, gjermanët e sotëm janë model i punës, disiplinës,i cilësisë së prodhimit, përgjegjësisë dhe të afirmimit  në të gjithë fushat”(…)  

-Shikuar ngushtë, -është Niçja, ai që do të nxisë mendimin filozofik mbi vlerën te një numër i madh filozofësh gjermanë.(…), asnjë popull nuk do të jetonte, nëse nuk do mund të dallonte të mirën dhe të keqen.

“Një tablo vlerash rri pezull mbi  çdo popull”-kështu mendone Niçe,-shkruan autori  i  “Eseve filozofike. ” Por, si veprojmë ne ”-shtron pyetjen autori i këtyre eseve të mrekullueshme filozofike.

 Në pyetjen e shtruar autori jep shumë fakte dhe opinione personale  me të cilat sigurisht që, mund të debatohet. Por,  shumica janë  të pakontestueshme. Kështu,  autori  i këtyre  eseve shkruan:

” Pa hyrë në imtësira  politike, meqë nuk interpretoj ngjarjet politike, por vetem nocione filozofike, nuk mund të kaloj pa theksuar një fakt shumë të rëndësishëm: Dinjiteti i shtetit shqiptar këtë çerek shekulli ka ra në nivel më të ulët. Ai, nuk është duke u pranuar në familjen evropiane, jo me fajin e të tjerëve, por me kokëforcinë e qeveritarëve të tashëm që ushtrojnë politik inatçore”.

-Të menduarit më të thelluar, sigurisht do të na çonte  në përfundimin se;  sikur  ne të kishim pasur një Kant, një Hegel, një Nice, Hartman Lotze,  Wilhelm Vindelband,  Henrih Riker, Maks Shuller, Nikollë Hertman etj; ne shqiptarët do të kishim shtetin shqiptar në kufijtë e Ilirikut, do të kishim tjetër zhvillim ekonomik, shpirtëror dhe kulturor, do të kishim tjetër disiplinë pune, do të kishim liderë dhe prijës të tjerë,- e, jo që këta që i kemi, që më mirë kishte  qenë të mos i kishim pasur; do të kishim vlera të tjera, do ishim më shumë të lidhur me atdheun dhe kombin; nuk do të ndodhte që shqiptarët e të gjithë trevave etnike të iknin nga trojet e tyre mileniumike si nga ferri.

   –Ne, nuk kemi pasur një fat të kemi një plejadë të filozofëve siç i ka pasur Gjermania, se po t`i kishim pasur, edhe për ato do të thuhej, si ka thënë shkrimtari i madh, Tomas Man për Niçen se: ”Asgjë nuk mund të flitet për ardhmërinë e Evropës, pa kujtuar Niçen si mësues i saj”.

-Neve, na kanë munguar dhe po na mungojnë homo ”zapiensit” ( lexo; shkalla më e lartë e ”homo sapinesëve), të cilët  duke filozofuar krijojnë vija futuristike për krjimin   shoqërisë së shëndetshme; duke krijuar individë të fuqishëm me moral të fortë, disiplinë të lartë pune.

   Ky libër esesh filozofike, në të cilin autori shpreh pikëpamjet e tij përballë titanëve të filozofisë është margaritar i vërtetë për secilin individ,për secilin komb; veças për kombin tonë i cili për shumë arsye që nuk do i përmendi në këtë trajtim të shkurtë, ka mangësi të theksuara në fushën  e filozofisë dhe filozofimin.

    Autori  i këtyre  eseve është personi i vetëm që merret me trajtimin filozofik dhe filozofime në arealin tonë kombëtar, andaj vepra e tij do të duhej të ishin literaturë e obliguar, si në arsimin e mesëm ashtu edhe në arsimin e lartë të drejtimeve të arsimit të përgjithshëm.

    Libri, “Eseja filozofike”, është një projekt  që udhëzon, mëson, nxit, ngjallë kërshëri për veprim, korrigjim dhe plotësim, krahasim dhe studim për të bërë njeriun njeri në kuptimin më fisnik te fjalës. Ky libër, është i dobishëm për secilin  qytetar që dinë shkrim dhe lexim, secilin institucion, secilin politikanë, sepse leximi i tij bënë të meditosh,të reflektosh dhe mbi këtë  bazë të vetëdrejtohesh drejt një njeriu me vlera humane, karakter të fortë dhe të fuqishëm me disiplinë të lartë, andaj dhe me shumë kënaqësi ua rekomandoj  lexuesve shqiptarë e sidomos udhëheqësve të  tashëm shqiptarë kudo që ata janë, në rend të parë për ta parë veten;  ku janë, zhytur dhe më pas për të reflektuar, sesi të shpëtojnë nga vetja e tyre, atë që mund të shpëtohet.

 Halim Hyseni

Maj, Prishtinë, 2015

About admin

x

Check Also

Veteranët gënjeshtarë: Intervistë me pjestarin e Shtabit të Përgjithsëm të UÇK-së, Dilaver Goxhaj

  Kolenel Dilaver Goxhaj, në intervistën dhënë të pavarurës MekuliPress.info, flet, argumenton ...