Home / Shëndetësi / PËRDORIMI I ARRAVE TË NJOMA PËR ILAÇ

PËRDORIMI I ARRAVE TË NJOMA PËR ILAÇ

Fotografia e Musa XH Musai
Fotografia e Musa XH Musai
Fotografia e Musa XH Musai
Fotografia e Musa XH Musai
Fotografia e Musa XH Musai
Musa XH Musai

 

PËRDORIMI I ARRAVE TË NJOMA PËR ILAÇ

Arra e vendeve tona kanë shtrirje të madhe gjeografike në gjithë hapësirën e Gadishullit Ilirik. Arra si dru ka pamje impozante, është bimë drurore, e cila gjen përdorim shumë të madh, si bimë dekorative, në industri të ngjyrave, drurit, mobiljeve, etj. Arra fruti i sajë i njomë, i gjelbërt, gjethet e saja të reja si dhe thelbit e arrës poashtu me përparësi përdoren në mjekësinë popullore për të mjekuar shumë lloje të sëmundjeve.

Fillimisht kësaj rradhe do të flasi për përdorimin e arrave të reja – njoma të gjelbërta të cilat kanë madhësinë e lajthive të buta. Ata filojnë të mblidhen prej fillimit të muajit maj deri nga fillimi i muajit qershor.
Mundësisht do të jetë mirë që frutat be arrës të mblidhen në ato vende të cilat janë largë vedeve urbane, për mos me pas ndotje prej ndotësve të ndryshëm.

ÇKA PËRMBAJNË ARRAT E GJELBËRTA SHUMË TË NJOMA

Përmbajnë sasira shumë të mëdha të vitaminës C, lloje të ndryshme të mineraleve, jod – J; kalium – K; magnezium – Mg; fosfor – P; kalcium – Ca; zing – Zn; klor – Cl; sulfur – S; bakërr – Cu, etj. Arrat e njoma kanë vitamina: E; B – 1; B – 6; B – 9; dhe acide yndyrore omega 3.

PREGADITJA DHE PËRDORIMI

Arrat e njoma të mos e kalojnë madhësinë 15 mm, do të jetë shumë mirë që arrat të mblidhen në mjedis jetësor larg vendeve urbane. Madhësia e tyre të mos jenë më të mëdhaja se kokrra e lajthive të buta. Mblidhen 40 kokrra, ata lahen dhe shpërlahen mirë me ujë të ftohtë, fshihen me diçka të pastër për mos me u ngelë pikë uji. Arrat mblidhen në fillim të muajit maj deri në fillim të muajit qershor, varësishtë prej lartësisë mbidetare se si është zhvilluar vegjetacioni. Meret enë qelqi e cila për nga madhësia të jetë përafërsisht ti mari 40 arrat dhe një kilegram mjalt.
Arrat pastaj prehen në katër pjesë sejcila kokë, vendosen në enën e qelqit e cila në fund mbushet me mjalt të kulluar. Mir është që mjalti të jetë sa më ekologjik dhe i cilësisë të mirë.
Kur ena mbushet me arra dhe mjalt ajo mandej mbyllet mirë që të mos ket mundësi që ajri të qarkullon me mjedisin e jashtëm. Ena vendoset dikundi jasht dhomës por jo në sy të Diellit. Ena aty do të qendroj 30 ditë, në fund, pas 30 ditëve ena çilet dhe për çdo mëgjes merret nga 1 kokërr arrë bashk me mjalt, në çdo mëgjes në bark të unët.

CILAT SËMUNDJE I SHËROJN ARRAT E NJOMA

Arrat e joma të zhytura në mjalt shërojnë disa sëmundje: fillimisht u jepen fëmijëve me oreks të dobët, të cilët janë shëndet ligë dhe dobët të ushqyer. Personave të cilët vuajnë prej infekcioneve të hapësirës së gojës, fytyt, bajameve, rrugëve për frymëmarje, bronhitin, rregullon shkëlqyeshëm punën funkcionale të gjëndrrës së tiroidesë, pastron gjakun dhe mëlçin e zezë prej helmeve të dryshme, rregullon krijimin e strukturave përbërëse të gjakut, rregullon metabolizmin qelizor, përtërin qelizat e vjetra dhe shumë sëmundje të tjera.

About admin

x

Check Also

  Intervistë me Elmaz Ademin 

I nderuari zoti Ademi,  Jam studente e Gazetarisë dhe mediumeve në kuadër të Fakultetit Juridik të Universitetit të Tetovës dhe për temë të Masterit kam zgjedhur “Format specifike të komunikimit të organizatave patriotike shqiptare gjatë periudhës së monizmit jugosllav”.  Qëllimi kryesor i këtij hulumtimit është të nxirret në dritë fakti se krahas formave të ndryshme të veprimtarisë së fshehtë si bisedat në rrethe të besueshme, shpërndarja e mesazheve përmes trakteve dhe komunikatave, botimi dhe shpërndarja e gazetave ishte formë e domosdoshme e komunikimit. Shtypja dhe e shpërndarja e gazetave paraqitet si njëra nga format kryesore të përhapjes së ideve të këtyre organizatave që vepronin në klandestinitet të thellë.  E shoh shumë të rëndësishme të bëj intervistë me ju, sepse jeni nga njerëzit që kanë kaluar një gjysmë shekulli në organizimin e rezistencës për realizimin e aspiratave tona kombëtare. Nëse jeni dakord po ua nisë një numër të caktuar pyetjesh dhe pasi të më ktheni përgjigje do të formuloj pyetje të reja nëse e shoh të nevojshme për të hedhur dritë në ndonjë aspekt të temës që jam duke hulumtuar.         Rudina Zeqiri:  Zoti Ademi  në  Prill të vitit 1972 u themelua Organizata “ Kushtrimi i Lirisë” ku ju ishit një ndër anëtarët  e ...