Home / Histori / DARDANËT themeluesit e qytetit të Trojes, Romes, Londrës, Parisit, etj… (Video)

DARDANËT themeluesit e qytetit të Trojes, Romes, Londrës, Parisit, etj… (Video)

DARDANËT themeluesit e qytetit të Trojes, Romes, Londrës, Parisit, etj… (Video)

 

 

Në vazhdim do të ndiçni një cikël dokumentaresh të ndare me pjesë që kanë të bëjnë me fisin e lavdishëm të dardanëve të cilët jo vetëm shkëlqyen me civilizimin e tyre në qytetin e famshëm të Trojes, por pas rënies së tij të mbijetuarit shkuan dhe më tej; pasardhësit e tyre (Ene Dardanidit) themeluan qytetin e Romës, dhe shkuan deri në Britani ku themeluan dhe qytetin e Londrës që e quajtën ‹‹Troja e re››, si dhe u themeluan dhe Troja të tjera, po nga princër dardane; si në Epir (Butrint), në Venecie (Itali) dhe vEnde të tjera.

Gjithashtu në luftën e Trojës sipas Homerit, nga ana e mësymëseve kishte Akej, Argas dhe Danianë, që të gjithë këto do ti shikoni gjatë filmit se ishin fise pellasgë. Nuk kishte, as Helene dhe as Greke. Dhe se të gjithë emrat e heronjve , shpjegohen vetëm me shqipen e sotme dhe nuk kanë fare kuptim me gjuhen greke koine.

Ky cikël dokumentaresh i ndare ne pjesë është përgatitur në bazë të skanarit dhe regjisë së z. KOL MARKU (Studiues, i antikitetit). Në këtë publikim të pjesës së PARË, ju do te njiheni me disa të dhëna për Dardanët, për ndodhitë e luftës së Trojës, që zgjati 10 vite, dhe për rolin e të mbijetuarve të saj të cilët luajtën një rol të rëndësishëm siç ishte, Ena Dardanidi (kushëri dhe dhëndër i Priami mbretit të Trojes), i cili me pasardhësit e tij u bë dhe themeluesi i Romës, i cila e arriti kulmin a lavdisë me civilizimin e famshëm Romak. Në vazhdim do të shikoni pjesët e tjera që do të publikohen për bëmat e këtij heroi në rrugën e tij të gjatë në Kretë, Epir, Itali, Afrikë dhe kthimi përsëri në Itali, ku më pas themeloi qytetin Lavinium, ndërsa i biri i tij Asganin themeloi Alba Longen dhe pasardhësit e tyre shkuan deri në Britani, dhe pas disa brezash themeluan dhe Romen. (Pikërisht këto histori do të jenë dhe objekti i pjesëve të ardhshme të dokumentarit).

Disa te dhëna shkurt: Dardanët ishin fis Trojanë dhe Ilir: Strabonin thoshte se: “Dardania e Azisë së Vogël është themeluar nga Dardani i Ilirisë”. (1) Pra nga të dhënat që sjellin autorët antik dardanët e Trojës janë të njëjtë me dardanët e Ilirisë dhe ato janë me origjinë Pellasge, Ilire, pasi dalin si pellasgë, ilirë dhe trojanë. Pra, në boten antike Dardanët e Ilirisë me kohë u quajtën se kishin të bënin me një fis me të njëjtin emër që jetonte në Azinë e Vogël J-P., dhe që emrin e të cilit e mori krahina e Dardanisë nga rrjedh dhe sot emri i Dardaneleve. Shpërngulja e dardanëve nga Troja dhe vendosja e tyre në Romë pas luftës së Trojës është përjetësuar në Eniadën e Virgjilit, ndërsa emigrimi i tyre më tej, për në Britani është përjetësuar nga Geofrey of Manmonths, me “Historia e mbretërve Britanik”.(2)

Fisi dardan i ilirëve (që sot quhet me emrin sllav Kosovë) është në territorin e tij etnik dhe përbën një pjesë të madhe të atij që quhet komb shqiptarë… Ky fis i lavdishëm Ilir i mbijetoi dyndjeve barbare duke ruajtur etnicitetin dhe gjuhën Ilire. Pra Dardanët janë vetë dardanët e Ilirisë që kanë themeluar Trojën, ata janë themeluesit e njërit, prej qytetërimeve më të vjetra të botës, atij të Trojës, por gjithashtu nga ky fis dardanësh u themelua edhe Roma që u bë perandori disa shekullorë. (2)

1-Straboni, lib.VII,32;
2-E.Kocaqi: Roli Pellago-Ilir në krijimin e kombeve dhe gjuhëve Europiane. Tiranë Prill 2007. f.61-62.

About admin

x

Check Also

Si i manipuluan grekët dokumentet e Venedikut për Shqipërinë

July 31, 2019 Që Çamëria e Himara ishin shqiptarë në mesjetë, historiani ...