SUKSESET E DUI -t!

rrëfejnë bulevardi

Këto ditë vjeshte, në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të Maqedonisë, partitë politike shqiptare si zakonisht mbledhin aktivistët dhe militantët e tyre për të promovuar dhe propaganduar programet e tyre politike para elektoratit shqiptar. Por nuk ndodh ashtu me integristët, ata në aktivitetet partiake të propagandës së tyre politike po shfaqin shenja të egoizmit dhe të vetëkënaqësisë, të mburrjes dhe mendjemadhësisë, për arritjet në aspektin kombëtar dhe politik gjatë karrierës së tyre në këto 14 vjet të ekzistence.
Fanatikët dhe militantët integristë të Ali Ahmetit, sot më tepër se kurrë kanë njëmijë e një arsye për t’u mburrur dhe krenuar në këto 14 vite të pjesëmarrjes në qeveritë e koalicioneve me VMRO-në,për kontributin e jashtëzakonshëm që kanë dhënë, “në avancimin e ngritjes së statusit politik të shqiptarëve(i barabartë me sllavët sipas DUI – t) dhe përdorimit të gjuhës shqipe në tërë Maqedoninë.
Le t’i përmendim disa nga këto të arritura që janë bërë nuk kohën e DUI -t:

-Në mbarë territorin e vëndit gjuha (DUI pretendon se është zyrtare ) shqipe nuk është zyrtare!
-MO,me ndryshimet kushtetuese(sipas DUI – t) ishte pikënisje e këtij avancimi historik!
-Përzgjedhja e komandantëve të stacioneve policore në zona me shumicë shqiptare me propozimin e komunave (por nuk zgjidhen nëse i refuzon ministria e brendshme!)
-Ngritjen e përmendoreve për dëshmorët e UÇK-së, vetëm në zona rurale dhe jo nëpër qytete!
-Në mbarë territorin e Maqedonisë( falë angazhimit të DUI -t) nëpër burgje ndodhen dhjetëra të burgosur politikë, përmes procese të montuara politike dhe shumë ish luftëtarë të UÇK-së!
……………………………………………………………….
FLM DUI, të jemi mirënjohës për jetë!

Fotografia e Medai Shaholli

About admin

x

Check Also

Kurti: Prioriteti ynë është lufta kundër krimit dhe zhvillimi i ekonomisë

Në një intervistë me DW, Albin Kurti, kandidati kryesor i Lëvizjes Vetëvendosje! ...