Home / Lajme / Sherr në mes të Rusisë dhe Norvegjisë!

Sherr në mes të Rusisë dhe Norvegjisë!

Fotografia e Gëzim Mekuli
Gëzim Mekuli

Sherr në mes të Rusisë dhe Norvegjisë: Për vetëm 1 centimetër duhet të zhvendoset rrethoja milionëshe kufitare.

Oslo. 30.09.2016

Kufiri shteterorë në mes të Rusisë dhe Norvegjisë duhet të zhvëndoset për 1 centimetër.

Në një takim në Kirkenes, qytetin më verior norvegjez, autoritetet norvegjeze ranë dakord që pjesa kufitare e gardhit prej 200 metra gjatësi, në Storskog, duhet të zhvendoset sa më parë.

Çmimi për gardhin e kufirit tashmë është katër milionë korona (400. 000 euro) Tani, pjesë të gardhit duhet sa më shpejtë të zhvendosen. Dhe kjo lëvizje e gardhit të kufirit shkon prej 1 deri në 15 centimetra.

– “Ne tani kemi masa të reja teknike dhe për këtë arsye do të bëjmë një rregullim të pjesës së poshtme të gardhit”, thotë Robert Lalla, këshilltar i Lartë në seksionin e kufirit dhe emigracionit të Drejtorisë së Policisë.

Të dielën në mbrëmje u bë e ditur se pjesë të gardhit kufitarë në mes të Rusisë dhe Norvegjisë, mund të jetë ngritur në kundërshtim me marrëveshjet e Norvegjisë me Rusinë.

Si pasojë, gardhi kufitarë duhet të shtyhet deri në 15 centimetra në të mirë të Rusisë

Këtë javë institucione të ndryshme në qeverinë norvegjeze kanë punuar intensivisht që të kuptojnë se çfarë ka shkuar keq – dhe se si ky gabim ndërkufitarë mund të rregullohet. Gabimi në shënimin e kufirit ka ardhë si pasojë e kushteve klimatike dhe nga lagështia e tokës, thot Lalla.

MekuliPress

About admin

x

Check Also

Veteranët gënjeshtarë: Intervistë me pjestarin e Shtabit të Përgjithsëm të UÇK-së, Dilaver Goxhaj

  Kolenel Dilaver Goxhaj, në intervistën dhënë të pavarurës MekuliPress.info, flet, argumenton ...