Home / Lajme / Shkatërrimi i 500 fabrikave në Shqipëri!

Shkatërrimi i 500 fabrikave në Shqipëri!

Shkatërrimi i 500 fabrikave në Shqipëri u urdhërua nga boshti Athinë-Beograd!

uzina-e-ballshit

Në Shqipërinë e viteve ’90 – ’95 ishin në gjendje pune rreth 500 fabrika, të cilat ishin relativisht të amortizuara dhe nuk mund të konkuronin tregun e jashtëm.

Besoj keni dëgjuar që në ditët e sotme lufta nuk është më me heshta, shpata dhe pushkë, (përgjithësisht) por sot lufta e vërtetë është lufta e tregjeve, dhe per tregje.

Normalisht pjesa më e madhe e fabrikave tona prodhonin produkte, që nuk mund të konkuronin tregun e huaj, por me pak investime dhe rinovime, shume shpejt Shqipëria do të prodhonte produkte konkuruese dhe me kosto të lirë.

Ja pse fabrikat nuk duheshin prishur:

1-Fabrikat posedonin strukturën, terrenin dhe infrastrukturën ndihmëse.

2-Fabrikat tona mund të shërbeheshin me krah të lirë pune dhe me specialistë me shumë eksperiencë.

3-Fabrikat tona mund të mos konkuronin tregun e jashtëm, por mund të furnizonin tregun vendas.

Imagjinoni Serbinë+Greqi duke paguar qindra miliona dollarë direkt qeverinë Shqiptare, me kushtin e vetëm, shkatërrimin e çdo fabrike, kështu në Ballkan Shqipëria dorëzohej pa kushte përballë “armatës” të prodhimeve Serbe dhe Greke; kështu që gjithçka merr kuptim kur ekuacionit tonë i bashkangjitet Serbia dhe Greqia.

Do të kishte kuptim të prisheshin një pjesë e fabrikave, por jo të gjitha!

Normalisht Serbët dhe Grekët paguan qeverinë tonë për të realizuar falimentin e ekonomisë Shqiptare!

Prishja e rreth 500 fabrikave u urdhërua nga Beogradi dhe Athina dhe u realizua nga “kupola komuniste” dhe qeveria Shqiptare e asaj kohe.

Ky akt nuk ishte gjë tjetër, por pushtim ekonomik i Shqipërisë, i realizuar nga tradhtarët e kombit!

Shqiptarët do ta kenë drejtësinë e tyre!

Të bashkuar mund t’ia dalim!

Aktivist i shoqërisë civile, Nderim Lushi – Kukës

About admin

x

Check Also

VOA lëshon “bombën”: Marrëveshja Serbi-Kosovë është firmosur!

16 Nentor, 2019 Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ish-zyrtari i ...