Home / Lajme / SITUATA NË KOSOVË, SITUATA NË TURQI. NDIKIMI TURK SI DHE MOBILIZIMI GJITHË TRU-SHPËRLARË NË MEDIAT SOCIAL

SITUATA NË KOSOVË, SITUATA NË TURQI. NDIKIMI TURK SI DHE MOBILIZIMI GJITHË TRU-SHPËRLARË NË MEDIAT SOCIAL

Shkruan: Liridon Veseli

Gjatë rrugëtimit tonë nëpër vite, në popull kemi pasur numër individësh që janë ndikuar nga prezenca e popujve tjerë. Kjo mund të definohet si një lloj inferioriteti nga ata (individët në fjalë) apo si një edukim familjarë i llojit anti-kombëtarë. Historia e re dhe e mesjetës na ka rrëfyer për shumë pabesi, ndryshime historiografike, ndikime nga jashtë-brenda në politikën tonë, si dhe këto të ditëve të reja, tru-shpëlarja ekstremiste fetare (në masë shqetësuese) dhe rrezikimi i dekonstruktimit të sekularizmit shtetëror!
Tradhtar si Hamzai kemi edhe sot, bile në masë shumë më të madhe, e mirë e më mirë të maskuar. Të paguar nga klikat politiko-religjioze turko-arabe si dhe ato pro sllave, të maskuar me kostumin e klerikut ose politikanit të pastër, por me sjellje ekstreme (kujto: imam Shefqet Krasniqi, deputet Gëzim Kelmendi etj.) arrijnë të instalojnë një lloj frike në një masë, arrijnë që njerëzve t’ua largojnë dashurinë për Zotin dhe t’ua zëvendësojnë me frikë ndaj Tij. Ky vend nuk ka nevojë të frikësohet para asnjërit Zot, sepse jemi të fundit që do i bëjmë keq dikujt, dhe ai dikush është vetvetja jonë.
Sigurisht që këta si individ, nuk do të mund të shtrinin kaq ndikim, sikur që prapa tyre të mos qëndronin organizata ekstremiste, me para të fëlliqura dhe financim enorm, vetëm e vetëm që të tru-shpërlajnë sa më shumë!
Natyrisht, nuk janë vetëm këto organizata, sepse as këto nuk do të mund të shtrinin rrënjë pa ndihmën e brendshme që ndoshta për pa dituri (flasim për vitet 1999-2000), apo për interesa vetanake (vitet 2010 – në vazhdimësi) lejojnë që edhe më tutje këto fondacione të fëlliqura të vazhdojnë rrugëtimin për arritje të qëllimit të tyre.
Vjen në pah periudha e re ( dekada e dytë e shekullit XXI), kur këta pakurrizorë fyejnë figurat e shquara të kombit, gjejnë lloj-lloj epitetesh denigruese, që më së shumti u shkojnë për shtati armiqve tanë të fundit, me siguri të ndihmuar nga kjo palë. Deklarata kontroverse nga këta individë por jo vetëm, të mbështetur edhe nga BIK (kujto deklaratën e kryeimamit të Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava) gjoja se Perandoria Osmane na paska çliruar ne nga serbët në Betejën e Kosovës – 1389, që lidhet gjithashtu me deklaratën e një imami tjetër të paditur (Irfan Salihu), që kjo tokë nuk paska pasë shqiptarë deri në këtë betejë dhe Perandoria Osmane na vendosi në këto troje.
A thua vallë, se si pushtuesi mund të të çliroj nga pushtimi?
Fyerja tjetër që është shpërndarë në masë të madhe, gjë që besoj edhe është financuar më së shumti ka të bëjë me figurën tonë kombëtare një ndër kryesoret, në mos kryesorja: Gjergj Kastriotin, ku i vejnë epitete si ” i biri i shkinës”, ”masakrues i myslimanëve” dhe së fundi me një person (që gjithçka mund te quhet përveç historian) i ashtuquajtur Talha Ugurluel ku tha: ”Skënderbeu nuk bëri luftë, por plaçkitje, terror mbi gra, fëmijë e pleq të pa mbrojtur”. Nuk do të kishte aspak rëndësi se çfarë tha, sikur të mos e përkrahnin ca në heshtje, e ca hapur. Nuk ka unitet te kombit sa i përket personazheve shumë të nderuara edhe ndërkombëtarisht, figurat e të cilëve gjinden në shumë shtete mike.
Shqipëria është e shqiptarëve dhe e jona do të jetë, sa të ketë jetë!
Pika kulminante e gjithë kësaj situate, ishte destabilizimi në Turqi (shtetin amë të këtyre individëve dhe pasuesve të tyre).
Në disa debate televizive të mbajtura 6 dhe 7 ditë pas atij ”puçi” që nuk i dihet zanafilla, ky deputeti Gëzimi, monologun debatin me injorancë, me mosdije, pa respekt dhe pa vlerë por me shumë emocion për babain e tij Erdogan, me një deklaratë terroriste, i ngritë dhe epitetin që ky për Kosovën paska bërë më shumë se gjithë spektri politik i Kosovës, si dhe shumë të tilla medalje i shkojnë po të njëjtit person. Këso lloj deklaratash, pa dyshim që janë cenuese për atë copë sovraniteti që kemi, si dhe në kundërshtim me pozicionin e tij si deputet, andaj nuk duhet ta lejojmë një gjë të tillë. Këta udhëheqës injorantë, duhet të reagojnë, me arrestim të tij. Kjo është deklaratë po aq terroriste, nëse jo më e madhe se ato të tipit, irfanian ose shefqetian, për ata që nuk e kuptojnë kjo është shumë më e rrezikshme se një deklaratë e një serbi (Serbia ka bërë për Kosovën më shumë se institucionet e Prishtinës), sepse kjo thuhet drejtpërdrejt nga një shqipfolës.
Megjithëse mjaft kohë kemi humbur, mos e leni Kosovën të rrëshqet në këtë mënyrë, nuk kam frikë aspak nga këta individ, se kjo tokë gjithmonë do ketë Gjergj Kastriotë, sa të jetë nevoja!
Do e mbyll me disa rreshta të Oso Kukës që ia tha pashait turk kur ai supozoj se nuk ka djem në Shqipëri që t‘ia dalin zot trojeve të veta, ai përgjigjet dhunshëm.
Se për din e për Iman
T‘baj që t‘kaj e zeza nanë!
Më tej Oso Kuka shton:
Pse në Shqypni ka djem si Zana.
Që për mbret e troje të veta
Nuk i dhimet gjaja, jeta .
P.S : Ti që do me quash islamofob, ti nuk ke njohuri mbi islamin, e aq më pak mbi Shqiptarinë!

23.07. 2016

About admin

x

Check Also

Befason Florian Marku: Truprojat e McGregor janë shqiptarë

May 21, 2020 “Luftëtari” shqiptar që garon në kategorinë MMA (Artet Marciale ...