Home / Intervista / Sali Berisha dhëndër serb, Arbën Xhaferi filozof “radikal”

Sali Berisha dhëndër serb, Arbën Xhaferi filozof “radikal”

Xhemi Zeqiri

Veprimtari dhe diplomati i shquar shqiptar në intervistën ekskluzive për Agjencinë Daily News, flet për tradhtitë e politikanëve shqiptarë,  veprimtarinë e diasporës shqiptare rreth kauzës kombëtare, UÇK-në, deputetin shqiptar të diasporës, e për shumë tema të tjera që lidhen e ndërthuren me të kaluarën e të tashmen. Edhe krahas një veprimtarie kombëtare më shumë se 30-vjeçare, baca Xhemil i tha Daily News-it se nuk mplaket, por bëhet nervoz nga politika devijuese shqiptare. Dëshira e tij e parealizuar është bashkimi i trojeve etnike shqiptare.

Intervistoi: Destan Jonuzi, kryeredaktor i Daily News-it

Daily News: Kush është Xhemil Zeqiri? Nga është, çfarë arsimimi ka të kryer dhe autori i sa librave është?

XHEMIL ZEQIRI: Jam i lindur në katundin Zhelinë, nga rrethi i Tetovës. Kam mbaruar shkollën e mesme teknike në Gostivar, pastaj u regjistrova në fakultetin e historisë në Prishtinë në vitin 1980, por pas një viti, siç dihet, ndodhën demonstratat e pranverës së madhe të vitit 1981.
Në katund, aty ku jetoja, kisha provokime nga policia maqedonase: thirrje informative, maltretime etj, gjegjësisht nga një stacionin policor në katundin Grupçin, i cili në atë kohë ishte një stacion terrorizues për shqiptaret në anën e Dervenit; prandaj u detyrova të emigroj së pari në Zvicër, pastaj në Gjermani, prej nga, disa muaj më vonë erdha në Danimarkë, ku u vendosa me punë dhe prej atëherë, pra që nga janari i vitit 1981, me një përkushtim të madh, jam munduar të veproj pandalshëm, për çështjen e pazgjidhur kombëtare.
Dhe tani po bëhen afër 30 vite, pra mbi gjysmën e jetës sime e kalova në Danimarkë. Ashtu si jeta e të madhit tonë, simbolit të rezistencës shqiptare – Adem Demaçit, i cili i kaloi 30 vite kazamateve jugosllave, duke e mbrojtur çështjen shqiptare, ndërsa unë, po rropatem rrugëve të Perëndimit duke i përkrahur mendimet e ndritura të këtij kolosi të madh të shqiptarizmit.
Pastaj, pasi e mora leje-qëndrimin në Danimarkë, në fillim kam punuar lloj-lloj punësh fizike, sepse diploma ime nuk ishte edhe aq me vlerë në Danimarkë, isha pa përvojë dhe këtu në Perëndim u intereson më tepër puna praktike dhe jo teorike. Pra, nuk isha i kualifikuar, për këtu. Pastaj u bëra vozitës i autobusit urban dhe isha mirë, por koha më pengonte shumë për aktivitetet që i pata filluar në Danimarkë, sepse orari i punës nuk më përshtatej dot. Kur aktivitetet filluan të shtohen, i fillova edhe kontaktet me gazetarët, me partitë politike, me shoqatat që merreshin për çështjet ndërkombëtare, me deputetë etj. Prandaj u detyrova të ndërpres këtë punë dhe fillova të punoja taksist. Nga kjo punë isha më i lirë dhe kisha njëfarë pavarësie në punë, i mbaja kontaktet më me rregull dhe kështu, prej atëherë vazhdoj punën si taksist.
Pastaj fillova të merrem me shkrime, kryesisht me publicistikë: me debate, u drejtoja letra të hapura institucioneve daneze, evropiane dhe atyre të OKB-së. Herë-herë i dërgoja edhe artikuj shtypit të vendit, për problemet politike që ishin aktuale për kohën. Natyrisht, unë doja që të mos dilja me emër. Disa nga mesi ynë, për të gjitha këto aktivitete thoshin: Ai na qenka  “i madhi”. Kur e pashë se kjo metodë ishte shumë e rrezikshme dhe do t´i kishte pasojat e veta dhe dëshpërimin e disa shokëve që dinin se kush vepron, ndërsa ky po i merrte si individuale, sepse ky më mësonte se si duhet të veproj etj.etj, atëherë dola me emër dhe mbiemër. Më vonë ato shkrime dhe intervista do t’i botoj, vetëm e vetëm sa të dinë, sepse kishte matrapazë të tillë që mundoheshin të më pengonin në aktivitetin tim, por kur shihnin se nuk kanë mundësi, së paku të rreshtohen dhe mundësisht të jenë të parët, për këtë arsye u detyrova të dalë hapur me shkrime dhe me katër libra të botuara:
”Kosova jonë”, Tiranë, 2000,
“Në mbrojtje (diplomatike) të çështjes shqiptare”, Prishtinë, 2003,
“Polemika, intervista, debate dhe letra“, Prishtinë, 2005,
“Drejt Vetëvendosjes “, Prishitinë, 2008 .
E kemi botuar këtë libër tre autorësh: unë, Mona Agrigoroaei nga Rumania dhe Fadil Shyti, nga rrethi i Vushtrrisë.
Meqenëse unë dhe Fadil Shyti i kemi dhe disa shkrime të përbashkëta të cilat i janë kushtuar çështjes së pazgjidhur shqiptare, do t´i botojmë në një libër ca më vonë. Pastaj, ka mundësi reale që do të botoj edhe një libër tjetër me intervista, pasi materialet i kam të gatshme.
Gjithashtu, kam dhënë shumë intervista, disa herë në disa radio-TV dhe në gazetat shtetërore daneze për situatat që zhvilloheshin këto 20 vitet e fundit në trojet shqiptare.

Daily Neës: Na flisni për fillim çfarë mendoni për politikën shqiptare në Luginën e Vardarit?

Xhemil Zeqiri: -Jam shumë i shqetësuar sepse kaluan kaq shumë vite që u formuan partitë politike dhe asgjë pozitive nuk po lëviz nga vendi në favor të popullit shqiptar. Jemi dëshmitarë se këto parti politike të krijuara pas shpërbërjes së federatës jugosllave po luftojnë vetëm për interesat e veta klanore e mafioze. Populli, duke e parë se këta matrapazë politikë që ishin shkolluar dhe edukuar në kurset e Kumrovcit, talleshin me zhvillimet politike që i përjetonte populli ynë pas vitit 1990, u irritua shumë. Këto parti kishin si dirigjent një antishqiptar, më të madhin toptanist, Ibrahim Rugovën, dhe ky “politikan”e mbajti një vijë politike që sot jemi duke e paguar shumë shtrenjtë, sepse edhe pas tri luftërave nuk ndryshoi situata në favor të shqiptarëve, pasi ky Ibrahim Rugova, një besnik i rrugës titiste, e formoi një parti të ashtuquajtur LDK, kurse në Tiranën zyrtare ishte formuar dhe PD-ja e udhëhequr nga një dhëndër serb, i quajtur Sali Berisha dhe këta “largpamës” të udhëhequr nga miqtë serbë, e mbanin zap edhe politikën shqiptare në Luginën e Vardarit. Besoj, ju kujtohet kur populli shqiptar në Luginën e Vardarit, duke e parë se partitë, PPD-ja dhe Partia Popullore Shqiptare nuk bënin asgjë për përmirësimin dhe ndaljen e terrorit shtetëror ndaj shqiptarëve, derisa filloi një lëvizje radikale, në atë moment na doli në skenë një “filozof” i dalë nga kurset titiste që, siç thotë populli: ” …fjalët si Demushi, e punët si askushi.” Ky ishte “filozofi” titist, i quajtur Arbën Xhaferi, që më vonë, kur do të merrte pushtetin në koalicion, do të bëhej dhe “Xhaferson”, sepse shpejt e pati harruar dhunën dhe terrorin shtetëror që përjetonin shqiptarët. Pasi që Arbeni e kishte “mjaltë e sheqer” me Rugovën dhe Saluan, natyrisht edhe ai u bë i tillë.
Unë mendoj se më tepër e kanë mbrojtur popullin “komunistët” shqiptarë se këto parti politike që janë bërë shërbëtore të pushtetit antishqiptar, maqedonas.
Por, befasia më e madhe qëndron aty se pas luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, përfaqësuesit e saj që e formuan BDI-në, ranë bashkë me partinë ,nën ndikimin e politikës rugoviste dhe prej tyre nuk pritet më asgjë e mirë!
Në Luginën e Vardarit ka disa parti minore, por unë as që u besoj!
Përjashtoj këtu partinë e z. Bardhyl Mahmutit i cili është njëri ndër kuadrot politike me të shquar që kemi në hapësirën e Luginës së Vardarit dhe patriot që rrjedh nga një familje atdhetare të persekutuar dhetë përgjakur nga sistemi sllav.
Pra, ky udhëheqës dhe partia e tij e meriton përkrahjen e shqiptarëve për të bërë ndryshimet e duhura në këtë hapësirë shqiptare.

Daily News: A Mendoni se politikanët shqiptarë të Luginës së Vardarit duhet të jenë më unikë?

Xhemil Zeqiri : – Po, natyrisht se do të duhej të jenë më unikë, por kjo tani më nuk varet nga këta politikanë, sepse këta tani i dirigjon pushteti dhe në vend që të jenë unikë, këta bëjnë gara ndërmjet njëri-tjetrit se kush do jetë më servil ndaj padronit sllavo-maqedonas.
Ja shembulli më konkret: PDSH-ja e Arbën “trimit” thoshte se  “VMRON e kemi partner strategjik”, por në politikë nuk ka vëllazëri, nuk ka mëshirë, aty ka vetëm interesa dhe pikërisht  VMRO-ja e hodhi në rrugë si limonin e shtrydhur dhe i mori në koalicion “luftëtarët e lirisë” që u betuan në uniformën e ushtrisë shqiptare, për bashkim kombëtar dhe më në fund u bënë partnerë dhe se ajo farë “Marrëveshje e Ohrit” as që ishte në favorin tonë, por këta e pranuan dhe ajo pastaj u ndryshua. Nëse ju kujtohet kur ish-presidenti maqedonas Trajkovski bëri ndryshime në atë “Marrëveshje”, pikërisht njëri ndër komandantët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Rafis Haliti deklaronte: “…nëse vetëm një presje i hiqet “Marrëveshjes së Ohrit, do të pëlcet pushka …”!
Aty u bënë “marrëveshje të mëdha”- deklaronte ai. Dhe ky farë komandanti tani hesht, është qorruar nga korrupsioni dhe “kolltuku”, prandaj i mbyll sytë edhe kur gjakosen fshatrat, Sopoti e Brodeci….

Daily News:  Si e komentoni pranimin e Republikës së Kosovës dhe të pasaportave të saj nga Maqedonia?

Xhemil Zeqiri: -Maqedonia ka probleme të mëdha me të gjithë: me Bullgarinë, me Serbinë dhe me Greqinë. Tani më dolën hapur, sheshit për emrin dhe në vend që të flasin shqiptarët, sepse emri Maqedoni është emër ilir, ata heshtin. Mirëpo presidenti Topi dhe pionieri i Titos Fatmir Sejdiu, i kanë futur veshët në lesh dhe nuk duan të dëgjojnë për këtë fakt, ata po heshtin!
Bullgaria e njeh shtetin e Maqedonisë, por jo edhe kombin, pra maqedonasit i konsideron si popull bullgar, ndërsa Maqedoninë si territor të saj. Serbia nuk ua njeh fenë as gjuhën. Gjithashtu edhe kjo e konsideron Maqedoninë si territor të saj, prandaj e ka njohur si shtet duke shpresuar se herët a vonë ajo do t´i bashkohet asaj, sepse është e lidhur me të që prej kohësh.
Dhe në fakt, ky shtet është formuar pas luftës nga xhelati Tito, edhe për t´i ndarë shqiptarët, si një republikë e dytë serbe.
Për më keq, si diçka që shkon në disfavor tonin është fakti që e vetmja Shqipëria, e udhëhequr nga Sali Berisha, e ka pranuar bile pa asnjë kusht, pa çarë kokën aspak për të drejtat e shqiptarëve që jetojnë në trojet e veta, brenda këtij shteti dhe përbëjnë një popullsi prej gati një milion.
Duke e shfrytëzuar këtë neglizhencë të shtetit amë, qeveritë e Maqedonisë, secila që vjen në pushtet, pa ndërprerë po bëjnë terror të paparë mbi shqiptarët.
Dhe si për ironi të fatit, tani as “politikanët” e Kosovës, por as ata të Shqipërisë administrative (të udhëhequr prapë nga S.Berisha), kurrë nuk japin madje asnjë deklaratë kundër këtij terrori të okupatorëve sllavë.
Konsideroj që njohja e “pavarësisë “ së Kosovës nga Maqedonia sipas kutit të “pavarësisë” së Ahtisarit ka qenë edhe presion ndërkombëtar dhe maqedonasit po e shohin qartë se kjo “pavarësi “ e mbyllur në Pakon e Ahtisarit nuk është aspak në dëm të okupatorëve sllavë, por u jep atyre mundësi më të mëdha sesa kishin para luftës, për të qenë faktor i rëndësishëm në Ballkan.

Daily Neës: Me ligjin e ri për zgjedhje në Maqedoni do të kenë mundësi që edhe mërgimtarët të votojnë dhe më këtë të fitojnë edhe një deputet. A mendoni se ky propozim është i mirë për diasporën shqiptare?

Xhemil Zeqiri: Nuk e kam lexuar atë ligj, por mendoj se nuk mund të jetë aq shumë në favorin tonë, sepse po të ishte i mirë për ne shqiptarët, maqedonasit nuk do ta pranonin dot, por edhe nëse e pranojnë, çka mund të ndihmojë apo të ndikojë në politikën shtetërore një deputet dhe me siguri që ai deputet do të jetë ndonjë servil që e pranon këtë politikë të ndyrë antishqiptare.

Daily News: -A mendon se ky deputet do të luftojë më shumë për të drejtat e mërgatës shqiptare ? (arsimimin e gjeneratave të reja të mërgimtarëve në gjuhën amtare etj.)

Xhemil Zeqiri: Mërgatën e kanë shfrytëzuar partitë politike shqiptare dhe në fund e kanë lënë në harresë dhe si mos më keq të përçarë dhe me shumë halle, sepse sa herë që shkojnë bashkatdhetarët tanë në vendlindje, kurdoherë ankohen për maltretimet që u bëhen nga Sllovenia, Kroacia, Serbia dhe në fund nga Maqedonia dhe kjo ka një prapavijë të qëllimshme që t´i lodhin dhe t´i thyejnë shqiptarët, që ata të heqin dorë nga vatrat e tyre ku kanë lindur dhe t´i adaptohen Perëndimit, pra të asimilohen përfundimisht në ato shtete ku jetojnë “përkohësisht“.

Daily News: A jeni human?

Xhemil Zeqiri: -Po, jam dhe kjo më ndihmon që shpirtërisht të jem i qetë. Humanizmi me flenë në shpirtin. U bënë gati 30 vjet dhe kurrë nuk i kam kursyer lekët për çështjen kombëtare dhe atje ku e kam parë se ka njerëz në nevojë, u kam ndihmuar atyre, me aq mundësi që kam pasur dhe këtë e bëjë kurdoherë, deri sot dhe do ta bëjë edhe nesër.

Daily News: -Dëshira juaj e parealizuar?

Xhemil Zeqiri : Po, dëshira ime ka qenë dhe është që shqiptarët të kenë të drejta kombëtare dhe sociale, këto që deri tani na mohohen jo vetëm nga sllavët e jugut, por edhe nga bashkësia ndërkombëtare.
Pluralizmi shumëpartiak në Shqipërinë natyrale, u keqpërdor tej mase për faktin që po mungon një unitet i duhur GJITHËKOMBËTAR. Merreni me mend, sa marrëzi politike kjo që sot ekzistojnë mbi 100 parti, që betohen ditë e natë në parimet demokratike, kurse territoret shqiptare ende mezi po gjallërojnë të copëtuara, madje akoma më zi, janë bërë dhe po bëhen ricopëtime të reja që dikur nuk i kishim ashtu, para tri luftërave të fundit që i bëmë ne shqiptarët.
Këto parti që dolën si “kërpudhat pas shiut”, nuk janë të interesuara për t´i fituar ne shqiptarët të drejtat kombëtare dhe barazinë si kombet e tjera në Ballkan e më gjerë, por ngatërrohen kot së koti për të ardhur në pushtet pa një shtet shqiptar të përparuar dhe të ribashkuar në rajon.
Këto, pastaj i kanë ngritur shigjetat kundër njëra-tjetrës për çështje ideologjike, fetare e të tjera gjëra që janë të rendit të dytë apo të tretë.
Pra, dëshira ime është të jemi të bashkuar, të sinqertë ndaj njëri-tjetrit, ideologjia jonë mbi të gjitha, duhet të jetë shqiptaria . Duhet vepruar me këmbëngulje dhe me çdo çmim për të arritur të drejtën tonë si komb, për VETËVENDOSJE , e drejtë kjo, e cila po na mohohet nga okupatorët sllavë dhe nga miqtë e tyre kudo nëpër botë!

Daily News: A bëhesh nervoz?

Xhemil Zeqiri: …Po si të mos bëhem nervoz!…
T´ua them të drejtën, festat fetare, as nuk i shikoj në TV-studiot shqiptare. Kujtoj faktin këtu që politikanët shqiptarë deri dje deklaroheshin se ishin ateistë, të pafe, kurse tani shihen duke u gajasur në mes të priftërinjve dhe hoxhallarëve para kamerave!!!
Përse e bëjnë këtë, mund ta di edhe një njeri më naiv, pa u thelluar gjatë. Këtë e bëjnë vetëm për të mashtruar popullin që kinse “ janë në udhë të Zotit”, që pastaj, ky popull i gjorë, i varfër dhe i shtypur, t´i votojë këta manipulues.
Pastaj, janë po këta kameleonë të mjerë, që deri dje bërtisnin deri në kupë të qiellit: RROFTË KOMUNIZMI!
Janë gjithashtu po këta shkretanë që deri dje ishin në ballë të luftës ideologjike kundër fashizmit, kurse tani thonë pa pikë turpi se fashizmi paska qenë më i mirë se komunizmi,e gjepura të tjera.
Madje shkohet aq larg në marrëzira, sa që njëfarë “bukuroshi”, Fatmir Mediu, ish-ministër i Mbrojtjes i Shqipërisë, ky palo “bukurosh” republikani e monarkisti, shkon vajton dhe vendos kurora me lule tek ish-ushtarët fashistë gjermanë të rënë gjatë LDB-së, shkon atje për t´u hequr “më papë se papa” duke harruar se ata erdhën të vrasin dhe i vranë 28 mijë shqiptarë liridashës, në trojet e veta stërgjyshore.
Duke harruar gi cili jithashtu që këtë “nderim” nuk e bëjnë dot, as ministrat e mbrojtjes të vendeve më të zhvilluara demokratike?!
Pra, ky farë zotëriu i maskuar si demokrat , por në fakt rehabilitues cinik dhe i mjerë i fashizmit, e tregoi qartë pafytyrësinë e tij prej matrapazi në rastin e Gërdeci, ku si duket është involvuar në tregtinë e armëve. Për këtë “së shpejti” pritet ta thotë fjalën e vet gjykata e Tiranës.
Përderisa “fatmirët” i nderojnë në pikë të ditës ish-ushtarët e fashizmit, njëkohësisht po prishen dhe po fyhen monumentet e komandantëve dhe të partizanëve çlirimtarë, të atyre që e dhanë jetën për lirinë e Shqipërisë.
Po si të mos bëhesh nervoz kur në ekranet televizive e shohim Ismail Kadarenë,  i cili gjatë sistemit socialist ishte nënkryetar i Frontit Demokratik dhe njëri ndër shkrimtarët më të privilegjuar në Shqipërinë socialiste, kurse tani çirret si papagall i çmendur duke shpifur dhe sharë sistemin socialist dhe ish-udhëheqësit e tij!
Shpif dhe trillon gjëra të paqena, fantazi si në romanet kriminalistike, ndaj atyre që deri dje u thuri himne, e në veçanti ndaj Enver Hoxhës.
I përbuz tani ata që popullin e drejtuan afër 50 vjet , hedh gur ndaj atyre që popullit i dhanë bukë, drita dhe shkolla, të cilat tani, edhe pas kaq vitesh, po i mungojnë në këtë të ashtuquajtur sistem “demokratik”.
I mohon ata të cilët për më tepër se 30 vjet e ndalën vëllavrasjen, e cila tani u rikthye si hienë famëkeqe dhe po ua humb jetën qindra shqiptarëve, po ua humb ardhmërinë e ndritur breznive të tëra.
Natyrisht se bëhem nervoz kur Kadareja nuk e thotë asnjë fjalë kundër kësaj politike të ndyrë antishqiptare që po ndjekin ballistët dhe zogistët në Shqipëri, por për fatkeqësinë e karakterit dhe moralit të tij, jo rrallë edhe solidarizohet me ta. Kujtoj këtu deklaratën e tij të pacipë: “dy armiq e kanë dëmtuar rëndë Shqipërinë: perandoria otomane dhe komunizmi”!!!
Po si mund të komentohet kjo deklaratë e dhënë në TV-Alsat, veçse si një matufllëk i tij anakroniko-politik.
Në Shqipërinë administrative gjërat kanë shkuar aq për së prapthi sa që në Burrel po kërkohet të hiqet busti i Skënderbeut dhe në vend të tij të vendoset busti i satrapit, Amet Zogu! Kjo është e turpshme, kjo është e tmerrshme!
Po nisma për heqjen e emrit të ndritur të Ismail Qemalit nga universiteti i Vlorës?!
Pse nuk u dënua kjo nismë e errët nga shkrimtari Ismail Kadare?!
Ky shkrimtar i njohur nuk po reagon as kritikon si i ka hije, sepse koka i ka marrë erë, duke shpresuar që me përkrahjen e politikës shtetërore “demokratike” të Shqipërisë do ta marrë çmimin “Nobel”. Prandaj jo rastësisht, i bëhen atij pritje madhështore nga pushtetarët. Madje përpjekja shkoi deri aty,  pa menduar se po bëhen edhe qesharakë para botës, kur presidenti Topi kërkoi që këtij shkrimtari me nam, t´i jepet ky çmim!
Mbase marrëzirat e tilla askush nga politikanët e botës nuk i bën dot. Jo ore zotërinj, nuk jepet çmimi “Nobel” sipas “rendit” të lutjeve tuaja partiake dhe klanore!
Ismail Kadare kurrë nuk e kritikon klasën politike të sotme në trojet shqiptare dhe as komunitetin ndërkombëtar, për padrejtësitë që po na bëhen ne shqiptarëve, sepse ky plak matuf që prej viteve ‘90, është bërë leckë e Perëndimit, vetëm për të arritur majën e “meritave” letrare, pra me marrjen e çmimit “Nobel”.
Këto ditë e lexova në shtyp një reagim të fortë ndaj Ismail Kadaresë, i shkruar një poet yni në mërgim, i cili midis tjerash thotë: “mbase nuk i dihet, ndoshta edhe e merr … por nëse nuk ta japin, dije se Perëndimi e ka kuptuar dhe vërtetuar, se ke qenë me bindje të thella, enverist”!
Ndërsa unë tani do t´i thoja Ismail Kadaresë : “mbase nuk i dihet…por nëse nuk ta japin Nobelin, dije se kjo mund të jetë për shkak se tani ke evoluar së prapthi, me bindje të thella, si fashist”.
Them kështu sepse në vendet me demokraci të mëdha popullore, e urrejnë fashizmin e vjetër dhe të ri dhe e luftojnë atë me mjetet që ato i shohin të arsyeshme dhe të domosdoshme.

Daily News: Edhe pse të shtyrë ca në moshë, shumica nga ju veprimtarët e lirisë, vlerësoni se keni vullnet rinor. A mplaket “Baca” Xhemë?

Xhemil Zeqiri: Jo, nuk mplakem sepse nuk kam kohë as me u mplakur dhe ne të gjithë atdhetarët nuk kemi kohë për këtë, sepse konsiderojmë që ia kemi borxh atdheut të punojmë dhe veprojmë sa më gjatë dhe sa më shumë. Përndryshe do të na mallkojnë dëshmorët  nëse amanetet e tyre nuk realizohen!

Daily News: – Në fund të shtoni diç për lexuesit dhe abonentët e “Daily News Agency?

Xhemil Zeqiri: -Lexuesve të Daily News ju dëshiroj një vit të mbarë!
Konsideroj që kërkohet nga të gjithë që t´i ndjekin situatat me vëmendje, sepse, situatat në Ballkan janë shumë të brishta, pastaj kriza ekonomike që i ka mbërthyer shtetet e Perëndimit gjatë vitit 2008 dhe kjo gjendje pritet të eskalojë më tej edhe viteve të tjera. Pra viti 2009 për shtetet kapitaliste do të jetë vit i vështirësive, prandaj duhet të jemi më të bashkuar, afër njëri- tjetrit dhe t´í ndihmojmë popullit me mundësitë që i kemi.

Sali Berisha dhëndër serb, Arbën Xhaferi filozof radikal

About xhzeqiri

x

Check Also

Sabri Kiçmari: Fehmi Lladrovci u bojkotua nga Thaçi me shokë

   / huazuar nga Gazeta Express/ 24 Gusht 2019 Ish-kandidati i PDK’së ...