Home / Lajme / Riorganizimi i Veteraneve/anëve të UÇK-së

Riorganizimi i Veteraneve/anëve të UÇK-së

Shumë të respektuara Veterane dhe të respektuar Veteranë të tri luftërave të shenjta çlirimtare të UÇK-së!
Ju Veterane dhe Veteranë jeni të shenjtëruarit e të Madhërishmit ZOT!
Ju dua, sa veten!
Ju Veterane dhe Veteranë, duhet të organizoheni në Shoqatë të vërtetë të Veteraneve/anëve të UÇK-së.

Veteranet dhe Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe të UÇPMB-së të organizohen në bazë të Brigadave dhe të mbajnë Kuvendin Zgjedhor të SHV të UÇK-re. Kurse, Veteranet e Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të organizohen në bazë të Rretheve (Zonave).
Shoqata e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe UÇPMB-së të zgjedhin, për Mbledhjen Zgjedhore të Përgjithshme të Shoqatës Qendrore, nga 36 delegatë, kurse ata të Rretheve (Zonave) në Kosovë, në 1000 Ushtare/arë të lirisë, në Mbledhjen Zgjedhore të dërgojnë për çdo Brigadë nga 14 delegatë..
Ata të Mëmës Shqipëri të dërgojnë 36 delegatë, kurse ata të Batalionit „Atlantiku“ të dërgojnë 16 delegatë.
I ndalohet pjesëmarrja në Mbledhje atyre që e kanë „udhëhequr shoqatat“ deri më tani!
Shoqata e familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës delegojnë nga 36 delegatë.
Organet e Shoqatës së Veteranëve të UÇK-së duhet të jenë këto:
1. Mbledhja Zgjedhore, që do të mbahet në çdo katër (4) vjet.
2. Këshilli i Përgjithshëm
3. Kryesia Qendrore
4. Këshilli Mbikëqyrësi punëve të organeve të Shoqatës prej 5 vetëve.
Nga delegatët e Zonave (Shqipëri, UÇK-re, UÇPMB-së dhe “Atlantiku”) në Bazë zëvendësohen me tjerë veterane/anë, po qe se zgjidhen në organet e Shoqatës Qendrore.
Detyrat e Kryesisë së Shoqatës
1. Të verifikojë ( të zgjedhë një Komision) ushtarët e lirisë,
a) Ata që kanë qenë me armë në krahë në fronte e llogore lufte.
b) Ata që kanë qenë veprimtar qe tridhjetë vjet dhe kanë qenë aktiv në punë të ndryshme në këto tri luftëra çlirimtare.
c) Ata të cilët kanë qenë me Blloqe të shenjta për këto tri luftëra të fundit.
d) Ata të cilët kanë siguruar dhe bartë armatim, pa marrë parasysh prej ku, perëndim apo troje shqiptare
2. Të përkujdeset për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e këtyre tri luftërave të shenjta çlirimtare.
3. Të bëjë ndarjen proporcionale të mjeteve materiale për: familjet e dëshmorëve, invalidëve të luftës dhe veteraneve/anëve.
4. Të hapë xhirollogarinë e Shoqatës në një bankë në Prizren.
5. Të regjistrojë në organet (Ministri) përkatëse, aktivitetet e Shoqatës në „Ndërtim të ulët dhe të lartë” dhe aktivitete të turizmit, të shitjes së biletave me aeroplan dhe autobus.
6. Të zgjedhë Përgjegjësin e Financave; Përgjegjësin e Sektorit të Organizimit të Shoqatës; Përgjegjësin e caktimit të veteraneve/anëve që të shkojnë të Premteve dhe të Dielave në kultet fetare, me lypë ndihma për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftërave, për dy kategoritë më të dëmtuara të luftërave.
7. Të caktojë për Sektorin e informimit( faqja zyrtare e portalit “Veteranët“)
8. Sektorin për Marrëdhënie publike prej shtatë (7) vetëve.
9. Sektorin për Marrëdhënie ndërkombëtare prej j shtatë (7) vetëve (duhet të jenë me fakultet dhe të njohin gjuhë të huaja si psh. Anglishten Gjermanishten, Frengjishten Italishten e kështu me radhë).
10. Sektorin për kontakt me predikuesit e feve në Kisha e Xhamia në trojet shqiptare dhe
11. Një sektor tjetër i veçantë, prej 6 vetave, që do të komunikojë e bashkëpunojë me Shoqatën e ish- të burgosurve politik në ish-Jugosllavi.
Sektori i financave e ka për obligim të përgatitë për Selinë Qendrore të Shoqatës një kuti të metalt (onex) me madhësi:
I lartë 72×72 cm
I gjerë 25×25 cm
Dera 35×35 cm
Vrima 7 cm e gjerë, e gjatë 35 cm
Dorezat 13 cm të gjatë, metali 1.6 cm i trashë
Kutizat nëpër Kultet fetare për të Premteve dhe të Dielave, Madhësia:
I lartë 72×72 cm
I gjerë 25×25 cm
Vrima e gjerë 7 cm
Vrima e gjatë 21.6 cm
Dera, kapaku 33×33 cm
Me metal Onex.
Për këto Kutiza Qeveria e Republikës së Kosovës për gjithë trojet shqiptare, pa Shqipërinë e vitit 1912, duhet në xhirollogari të Shoqatës të derdhë
Euro 1 443 000.-
Për mbajtjen e Mbledhjes së Përgjithshme Zgjedhore, Qeveria në xhirollogari të Shoqatës duhet të derdhë Euro 600.00.-
Mjete mos të kërkohen për dy kategoritë më të dëmtuara nga luftërat çlirimtare, prej atyre që kanë qenë dhe janë të emëruar politikë!
Mjete financiare me grumbullua prej (Në) kultet fetare dhe Afaristët seriozë!
Kush keqpërdorë këto mjete, dënohet me vdekje-ekzekutim!
Do të shihni sa e madhe është fuqia e popullit! Fuqia e popullit është fuqia e të Madhërishmit ZOT!
Shoqata Qendrore Selinë duhet ta ketë në Prizren!
Shoqata e UÇK-re, Selinë duhet ta ketë në Lukovë!
Shoqata e UÇPMB-së, Selinë duhet ta ketë në Konçul!
Komuna e Prizrenit për Selinë e Shoqatës, për ndërtimin e objektit, duhet të ndajë 6 630 m2 truall!
Komuna e Likovës, duhet të ndajë truall 2 886 m2!
Komuna (Bashkësia) Lokale e Konçulit duhet të ndajë 1446 m2 truall!
Qeveria e Republikës së Kosovës për ndërtimin e objektit të ndajë dhe të derdhë në xhirollogari të Shoqatës Euro 1‘ 446‘ 000.-
Komuna e Prizrenit duhet të derdhë mjete për orenditë, në xhirollogarinë e Shoqatës Euro 64‘500.-
Komuna e Tetovës për ndërtimin e objektit të Shoqatës duhet në xhirollogarinë e Shoqatës të derdhë Euro 690‘000.-, kurse Komuna e Gostivarit Euro 144‘600 për orenditë!
Komuna (Bashkësia Lokale) e Tërnocit për ndërtimin e objektit duhet të ndajë Euro 330‘900.-, kurse Komuna e Preshevës për orenditë duhet të ndajë
Euro 144‘600.-
Përgjegjësja e Shoqatës Qendrore duhet të jetë femër, me fakultet dhe që dinë mirë Anglishten!
Fuqia e Shoqatës është fuqia e popullit!
Fuqia e popullit është fuqia e ZOTIT të Madhërishëm!
CH-Fribourg, 25. Gusht 2015
Murat (Jashar) Jashari
Kontaktadresa: manastiri337@gmail.com

About admin

x

Check Also

Rrëfimi i kolonelit: Kosova, nga plani sekret i Enver Hoxhës te sulmi i NATO-s

14-Mars-2019  Intervista/ Kolonel Sulejman Abazi, ish-komandanti i divizionit të Tiranës, rrëfen luftën ...