Home / Lajme / NËNAT QË VRASIN FËMIJËT

NËNAT QË VRASIN FËMIJËT

Shënim

Nënat që vrasin fëmijët, kështu po e nisi tregimin. Në muajin prill të vitit 2013 në Australi ndodhi një tragjedi e rëndë që tronditi mbarë botën, për të cilën shtypi shkruante sipas ngjarjeve kronologjike për nënat që vrasin fëmijët. Ky tregim ndryshon me tregimet tjera rreth vrasjes me pakujdesi të fëmijëve, në të cilat familjarët nga pakujdesia e mbajtjes dhe përdorimit të armëve vrasin të afërmit e tyre, sidomos policët me armë. Ka vrasje që nga pakujdesia shkaktohen në gjirin familjar, mirëpo vrasja e fëmijëve në mungesë të mbikëqyrjes së prindërve ndryshon me të parën, edhe pse të dyja rastet janë me pasoja tragjike.

Një nënë 22-vjeçare në Australi kishte dy djem, të shëndoshë si molla, i pari dy vjeç dhe i dyti dhjetë muajsh, ishte e papunë, kurse bashkëshorti punonte. Një ditë nëna dy fëmijët e saj i çon në banjë dhe i vendos në vaskë me ujë për larje, mbase edhe për argëtim, pastaj ua mbyll derën dhe ulet në kanape që të çlodhet për disa minuta. Për habi, ajo bie në gjumë të thellë, dhe atë prej orës 15:00 të ditës deri në ora 02:00 pasmesnatës, do të thotë bën 10 orë gjumë, pothuaj tërë ditën. Mbase gruaja do të flinte deri në agim, mirëpo uji në banjë kishte vërshuar dhe kishte arritur deri te këmbët e nënës fatkeqe, e cila është zgjuar menjëherë dhe ka hyrë në banjë, aty gjeti dy fëmijët e saj jo në gjumë, por të vdekur. Në vaskën me ujë foshnja 10 muajsh kishte mbetur përmbys mbi ujë, kurse dyvjeçari duke dashur të zbres prej vaskës, me kokë është përplasur në dysheme dhe ka pësuar gjakderdhje. Ngjarja tronditëse të kujton fjalën e urtë gjermane “Të hedhësh fëmijën me ujin e larjes”. Fill pas tragjedisë nëna e pikëlluar ka lajmëruar mjekët, duke kërkuar që ta vrasin me medikamente. Neurologët që kanë kontrolluar vendin nuk kanë mundur të arsyetojnë çlodhjen e gjatë të nënës, kurse mjekët kanë konstatuar se shkak i mbytjes së fëmijëve mund të jetë gjumi i thellë, siç thotë populli gjumi i arushës.
Nuk ka asnjë dyshim që ajo nënë e re me gëzim të madhe i ka lindur dy fëmijët, duke u kujdesur për frytin e saj qysh në bark, mirëpo pas lindjes gjërat e saj ndryshuan. Me kalimin e kohë një numër i vogël i nënave harrojnë detyrimin moral dhe familjar për kujdesin e fëmijëve. Arsyetimi i vetëm i nënës fatkeqe ishte se ajo ankohej se për shkak të vajit të foshnjës nuk ka mundur të fle shumë net me radhë. Mirëpo qytetarët habiten me qëndrimin anemik të nënës fatkeqe, si është e mundur që nëna të lë fëmijët në vaskë dhe ta mbyllë derën? Pastaj si mundet nëna të fle 10 orë që banjën e kishte brenda në banesë? Si ka mundur kjo nënë të fle pa i dëgjuar klithmat dhe britmat e fëmijëve për ndihmë, siç ishte përplasja me forcë e 2-vjeçarit në dysheme. Vetëm një mjaullitje e maces në derë të dhomës mund ta zgjonte këdo në shtëpi, jo më zhurma dhe britmat e fëmijëve që kërkonin shpëtim prej mamasë. Patjetër që fëmijët e mbyllur dhe të ngulfatur nga avulli i ujit të nxehtë në banjë kanë bërtitur dhe kanë qarë nga mundimet derisa janë rraskapitur për vdekje, dhe atë brenda dy-tri orësh. Pastaj edhe po të flenë fëmijët në shtrat gjatë ditës, nëna duhet t’i shikojë disa herë brenda orës, përkundrazi në banjë, në të cilën nuk guxon asnjë sekondë t’i lë vetëm, ajo bie në gjumin e thellë duke mbetur pa ndjenja. Që fëmijët janë torturuar për vdekje, tregon se as të rriturit nuk mund të qëndrojnë në banjën me avull e të mbyllur hermetikisht pa ajër, jo më fëmijët e vegjël. Prandaj sipas porosisë pedagogjike për dorën e prindit që fëmijën e çon dhe e merr prej shkollës, nëna fëmijët i kishte çuar në banjë, por kurrë nuk i mori.
Para dy vitesh në plazhin e Ulqinit me një hotel kam përjetuar mbylljen e një djaloshi 5-vjeçar në banjë, i cili kur deshi të dalë prej banjës pas disa minutash, nuk mundi të hapte derën. Atëherë djaloshi prej frikës ka bërtitur për ndihmë, ndërkohë babai ka vrapuar dhe derën e banjës e ka hapur me përplasje. Djaloshi qante me ngashërim, tregonte se si brava sillej para-prapa, mirëpo dera nuk hapej kurrsesi. Ndërkohë, duke sjellë kyçin e derës, me bërryl djaloshi ka shtypur prizën elektrike, prandaj nga frika në banjën e errët është tmerruar. Prindërit tregonin se mbyllja e djaloshit në banjë i kishte shkaktuar pasoja të rënda shpirtërore, saqë edhe natën në gjumë trembej. Me të drejtë mund të thuhet, se mbyllja e fëmijëve në banjë është sikur njeriu të mbetet në strofullin e ujkut. Jo vetëm në banjë me ujët e vërshuar, por edhe sikur të ishte ndonjë kthinë e vogël, prapëseprapë është e pamundur që fëmijët të mbyllen 10 orë pa mbikëqyrjen e prindërve, kur dihet që vetëm për një orë qëndrimi në kthinë fëmijët mund të mërziten, pa i përmendur etjen dhe urinë për ujë dhe ushqim. Vlen të përmendet se mllefin ndaj nënës që vret fëmijët e kanë shprehur edhe lexuesit në faqet e shtypit elektronik në Australi, të cilët e qortonin që kurrë më të mos lindë fëmijë, sepse nuk e meriton. Pastaj shfajësimin e nënës vrastare, kinse e rraskapitur nga pagjumësia për disa net me radhë nuk ka mundur të mbikëqyrë fëmijët, komentuesit nuk e kishin marrë parasysh. Në fund, bashkëshorti i tronditur nga tragjedia e mbytjes së fëmijëve të shëndoshë si molla, menjëherë vendosi të ndahet prej bashkëshortes.
Në shtypin australian shkruante për vrasjet e fëmijëve me metoda të ndryshme të fshehjes së gjurmëve të krimit me anën e helmimi të ushqimit jo nga njerka, por nënat e tyre, sipas së cilës “Hirushja” e torturuar prej njerkës, nuk do të dilte përrallë, por ngjarje e vërtetë. Prandaj vrasja tragjike e fëmijëve në pakujdesi të kujton humbjen e fëmijës buzëdetit gjatë pushimeve verore, ndërkohë që njerëzit nuk e dinë nëse fëmija i gjorë ka humbur apo nëna me qëllim e ka braktisur.
Suedi, 7.03.2016

About admin

x

Check Also

INTERVISTË ME ENVER DUGOLLIN, ISH-OFICIERIN USHTARAK TË FSK-SË, SOT ANËTAR I LËVIZJES VETËVENDOSJE!

Intervistë me Enver Dugollin. (mar nga MekuliPress) Ish oficeri ushtarak, sociologu dhe ...