Home / Lajme / LEKA I MADH: PELLAZG-ILIR-SHQIPTAR

LEKA I MADH: PELLAZG-ILIR-SHQIPTAR

Aristidh Kola: ”Askush nuk na ka faj, se vetë i kemi verbuar sytë tanë, me duart tona’!”

Leka i Madh ka folur Shqip dhe duhet të kuptohet si Shqiptar, edhe pse në atë kohë nuk kishte etni shqiptare, por kishte etni ilire, makedhone, dardane, mollose, epirote etj., pra kishte etni Pellazge, e cilaështë paraardhësja e etnisë së sotme Shqiptare.

Në çdo luftë, në lashtësi, kanë marrë pjesë historianët (sikurse sot gazetarët), dhe në një luftë ku Leka i Madh luftonte me ushtrinë e tij, një historian iu ofrua shumë afër, sepse Leka fliste tmerrshëm. Historiani u interesua ta dëgjojë nga afër (aq sa ka guxuar të afrohet), se në çfarë gjuhe fliste Leka. ”Zjarm ore”, – ishin fjalët bubullimë të Lekës komandant, kur i urdhëronte ushtarët e tij që të hidhen në sulm gjatë betejës.

Historiani kuptoi se ky urdhër nuk ishte as greqisht, as latinisht dhe shkroi: ”Aleksandri fliste në një gjuhë barbare, kur i urdhëronte ushtarët e tij”.

Kjo do të thotë se Leka i Madh ka folë Ilirisht, pra, Shqip, prandaj ne sot duhet ta quajmë Aleksandrin Shqiptar, pavarësisht se si janë thirrë fiset illire nëpër shekuj dhe epoka!

* * * * *
Emri i Aleksandrit të Madh ende vazhdon të krijojë turbullira politike. Edhe sot, këtu e dymijë e treqind vjet nga vdekja e tij, duke bërë që politikat e vendeve të ndryshme të varen shpeshherë nga lavdia dhe emri i tij për ta privatizuar, vjedhur e përvetësuar!

Disa pseudohistorianë të sotëm të fqinjëve tanë të afërt dhe të largët, pretendojnë që Leka i Madh nuk ka prejardhje shqiptare. Por historianët e lashtë kanë lënë shënime që tregojnë se Aleksandri i Madh ishte i biri i mbreti të Maqedonisë – Filipit II dhe i Olimbisë, një princeshë Ilire, e bija e mbretit të Epirit – Neoptolemi I.

Shumë shkrues të historisë antike, ndër ta Herodoti dhe Tukididi, na njohtojnë se Pellazgjët (Shqiptarët e sotëm) janë popull para grekëve (“proelinioi”).

Edhe pas kaq shumë faktesh e dokumentesh dhe pohimeve të vetë historianëve e filozofëve antikë helenë (grekë), dikush akoma nuk e ka të qartë se kush ishte, çfarë gjuhe fliste, çfarë prejardhje etnike kishte dhe i kujt ishte dhe është Aleksandri i Madh i Maqedonisë – Leka.

Një pirateri, vjedhje, përvetësim e falsifikim të përkatësisë etnike të Lekës së Madh e bënë Grekët modernë dhe tani së fundi këtë gjë përpiqen ta bëjnë edhe Sllavo-bullgarët që veten e quajnë Sllavo-maqedonas, bile për ironi të shekujve të shkencës e të dritës: XX dhe XXI, ata nuk ngurrojnë ta quajnë veten edhe Sllavë, edhe Maqedonas, pasardhës të Aleksandrit të Madh, vetëm për faktin se ata sot banojnë në një pjesë të trojeve të Maqedonisë së dikurshme antike pellazgo-ilire.

* * * * *
Çfarë populli janë “maqedonët” e sotëm?

Këta ”maqedonë” të tashëm, në të vërtetë nuk janë komb më vete. Këta i bëri të ashtuquajtur ”komb maqedonas” vetë Tito. Ju dha emër, territor dhe pavarësi. Thjeshtë, këta janë një ”komb” i shpikur. Ishte dhe mbeti një lloj testimi, eksperimenti se, si do të vegjetojë një shtet i formuar artificialisht, me nje komb të trilluar dhe me troje të huaja.

Ky grup njerëzish, në fakt, as vetë nuk pranojnë se janë komb më vete. Vetë Konstandin Milladinov, poet i parë, asnjëherë nuk pranon se është maqedon, as nuk pranon se ky farë ”kombi” ekziston. Ai, në fakt, e quan veten Bullgar, dhe të gjithë këta njerëz, që na paraqiten sot si ”maqedonë” i konsideron si bullgarë.

Maqedonasit nuk janë asnjë përzierje popujsh apo kombesh, ato janë Sllavë të ardhur prej përtej Karpateve, në gadishullin Ilirik/Ballkanik, duke uzurpuar toka ilire, dhe duke u ngulitur në territorin e Maqedonisë antike ilire, duke u vetëquajtur me emrin maqedon. Por, në fakt, këto, kushtimisht të themi ”maqedonë” s’kanë asgjë të përbashkët me maqedonët antikë të Pellazgjisë-Ilirikut-Ballkanit.

Sllavomaqedonët e FYROM-it/IRJM-së, kanë shumë probleme, ato janë të vetmuar në territorin e tyre të uzurpuar: Bullgaria nuk ua njeh kombësinë, Serbia nuk ua njeh kishën, Greqia nuk ua njeh emrin, Shqipëria nuk ua njeh territorin, kështu që, pashmangshëm dhe shumë thjeshtë e qartë, janë shtet dhe komb artificial.

Ideja për formimin e një Shteti dhe Kombi artificial – Maqedonisë e Maqedonëve modernë, nga ana e diplomacisë europiane u bë me qëllim që të vendosej një stabilitet midis popujve në Ballkan, që kishin aq shumë dallime dhe aq shumë grindje mes veti. Por u krijua edhe me qëllim të dobësimit dhe copëtimit të mëtejshëm të trojeve pellazgo-ilire të Shqipërisë Etnike nga politika shoviniste dhe ekspansioniste e Serbisë dhe Greqisë.

Mirëpo, ”Maqedonia e Re” nuk u bë shembull për stabilitet. Ajo, në fakt, qe dhe mbeti burimi i jostabilitetit në rajon. Është shtet që qëndron në këmbë qelqi dhe herët a vonë, këto këmbë do ta lëshojnë, do t’i thyhen. Është e pamundur të formosh një komb që nuk ka bazë, nuk ka themele, nuk ka gjuhë e histori, nuk ka të kaluar as të tashme, që në fakt është vetëm një marionetë sa për t’u argëtuar e kaluar kohën e lirë qarqet politike antishqiptare euro-aziatike.

Besoj se krijesat artificiale nuk munden të jetojnë gjatë. Sidoqoftë, edhe në Bashkimin Europian po të futet i gjithë Ballkani, përsëri Republika e Maqedonisë (FYROM-IRJM), kështu siç është tani, nuk do mund të mbijetojë.

* * * * *
Në Enciklopedinë e ish-Jugosllavisë për shtrirjen gjeografike të Maqedonisë antike theksohet:

“Maqedonia në periudhën antike ishte shtet i pavarur, i banuar me fise iliro-thrakase, nga maqedonasit iu dha emri MAQEDONI”. Më poshtë thuhet: “Shtrihej rreth brigjeve të Detit Egje. Në histori është njohur me emrin Maqedonia, me kryeqytet Selanikun. Më vonë Filipi II, i ati i Lekës së Madh, i zgjeroi kufijtë në Veri. Kjo njihej me emrin Maqedonia II, me kryeqytet Stobi. Kufiri i Maqedonisë II shtrihej deri te lumi Astibo dhe rrjedha e poshtme e lumit Erigon”. (Mala enciklopedija, Prosveta, Beograd, 1978, f.461).

Përndryshe, fqinji verior i Maqedonisë ishte Dardania, me qytetet më jugorë të saj, Justiana dhe Ceflloni. Pra, siç shihet, Maqedonia asnjëherë nuk është shtrirë në veri të lumit Astibo (Bregallnicë), dhe se në perëndim asnjëherë nuk e ka pasur territor të saj Maqedoninë e sotme perëndimore. Ata ishin të banuara me fiset tjera ilire, si : peonët, dasaretët, lynkestët, pirustët, etj. Këtë e dëshmojnë edhe gërmadhat e vendbanimeve të vjetra dhe objektet e shumta arkeologjike të zbuluara anekënd hapsirës së Maqedonisë së sotme.

A mund të jenë sllavo-maqeonasit pasardhës të maqedonëve antikë?

Mitko Panov, akademik, për këtë çështje, ndër të tjera, do të theksojë: ”Makedonski slloveni”, që në shqip do të thotë sllavo-maqedonas.

Kurse, në enciklopedinë arsimore theksohet: “Maqedonasit = popull i sllavëve të jugut, që emrin e marrin sipas rajonit Maqedoni dhe janë pasardhës të fiseve të vjetra sllave”. (Mala enciklopedija, Prosveta, Beograd 1978, f. 463).

Në enciklopedinë e gjeografisë theksohet: “Maqedonasit = popull nga grupi i sllavëve të jugut, të krijuar nga fiset sllave: BERSJAK, STRUMJAN, DRAGOVIT, etj.”.

Kurse, sa i përket etnitetit të këtij populli, në Enciklopedinë Britanika, do të theksohet se: “Rilindja maqedonase ishte një proces i gjatë i zgjimit kulturor dhe kombëtar. Mendohet se ky proces filloi në shek. XIX, kur edhe u paraqitën librat e rilindasve të njohur: Joakim Kërçovski, të Kiril Pejçinoviqit (1816) dhe të Pulevskit (1875)”.

Ndërsa, sociologu i njohur Ante Flamengo do të thotë : “Popull – komb më i ri që u formua në Jugosllavi është kombi maqedon, i formuar në vitin 1948”.

Pra, identitetin e plotë kombëtar e arritën në vitin 1948. Ja pra pse sllavo-maqedonasit nuk mund të jenë maqedonasit antik.

Mu për këtë, me shumë të drejtë, Mitko Panov e përdor etnonimin sllavomaqedonas, në mënyrë që të bëhet dallimi midis maqedonasve antikë dhe sllavo-maqedonasve të ditëve tona.

Pra, e mira është që autorët sllavo-maqedonas të mos merren me kuazishkencë, sepse kjo iu sjellë më shumë dëm e huti brenda vetë popullit sllavo-maqedonas. Ne i kuptojmë se duan të jenë pasardhës të një populli të stërlashtë, me të cilin mburret historia antike dhe historia më e re, por ja që nuk munden të jenë edhe sllavo-maqedonas edhe maqedonas antikë, sepse maqedonasit e Lekës së Madh kanë jetuar në një hapësirë dhe në një kohë krejtësisht tjetër.

* * * * *
Edhe pas një mali gjigant me fakte e dokumente shkencore, ballkanike e botërore, mbi origjinën e vërtetë pellazgo-ilire dhe mbi autoktoninë e Shqiptarëve në këtë Gadishull, nacionalizmi dhe shovinizmi sllavomaqedonas nuk ka të ndalur. Ai përmes Akademisë së Shkencave të Maqedonisë dhe Enciklopedisë së saj, vazhdon me kokëfortësi dhe naivitet që të mohojë autoktoninë e Shqiptarëve në Iliridë dhe vazhdon shtrembërimin dhe falsifikimin e paskrupullt të historisë së Shqiptarëve, të Maqedonëve pellazgo-ilirë të antikës dhe glorifikimin e historisë bullgare të sllavomaqedonasve, duke u dhënë atyre Tapinë e Maqedonisë antike të Lekës së Madh iliro-shqiptar!

——————-

‘Leka i Madh’, libri i autorit Shefki Ollomani
Published or updated (Tv ALSAT – M) – 19/05/2010 14:43:00

Ky libër kushtuar Lekës së Madh pretendon të hedhë dritë në një epokë të së kaluarës së Ballkanit, që prekë rrënjët edhe të kombit shqiptarë. Historiani Nebi Dervishi, me rastin e promovimit, tha se ky libër mbi të gjitha është përgjigje e disa pretendimeve joserioze shkencore, ndaj atyre që duke pasur komplekset e origjinës, i shmangen vetvetes. Dervishi gjithashtu tha se Leka i Madh nuk është i pa zot, pasi burimet historike flasin se trashëgimia e maqedonasve antikë u takon shqiptarëve, më shumë se çdo populli tjetër në Ballkan.
“Botimi i librit Leka i Madh është një vërejtje serioze për historianët shqiptarë, sidomos për ata që merren me studimin e antikitetit, si dhe, në të njëjtën kohë, është një përgjigje për të hedhur poshtë pretendimet joserioze shkencore të studiuesve sllavo-maqedonas, të cilët, duke pasur kompleksin e origjinës, ikin nga vërtetësia. Ky libër, para së gjithash, u drejtohet atyre që kërkojnë të dinë dhe kanë mendje, por edhe cyten nga shpirti dhe dëshira në vazhdimësi për historinë e shqiptarëve në trojet etnike, që nga antikiteti e deri në ditët tona”, tha historiani Nebi Dervishi.

Nënkryetari i Shoqatës së Historianëve Shqiptarë të Maqedonisë, Skënder Hasani, tha se promovimi i librit Leka i Madh – Aleksandri i Maqedonisë erdhi në kohë të duhur, meqë emri i tij, termi Maqedoni dhe përvetësimi i antikitetit, kohëve të fundit, janë përdorur tej mase për përfitime politike.

“Leka i Madh dhe Maqedonia Antike kanë paraqitur vlera universale dhe jo vetëm të ngushta personale ose të jenë të një populli, që një popull ta përvetësojë atë histori të lashtë dhe të lavdishme të Maqedonisë Antike dhe sidomos figurën kryesore të Lekës së Madh”, vlerësoi Skender Hasani, nënkryetar i Shoqatës së Historianëve Shqiptarë, Maqedoni.

Autori Shefki Ollomani, nëpërmjet këtij libri, ka për qëllim njohjen e shqiptarëve me një epokë të historisë së lashtë pellazgo-ilire, si dhe t’u rrëfejë atyre të vërtetën historike dhe etnike, se si edhe ne shqiptarët duhet t’i dalim zot ‘Lekës së Madh’. Libri “Leka i Madh – Aleksandri i Maqedonisë’, është botuar nga Shtëpia Botuese SHKUPI, në Shkup. (Mars 2010)

Valmir Kuçi

About admin

x

Check Also

Veteranët gënjeshtarë: Intervistë me pjestarin e Shtabit të Përgjithsëm të UÇK-së, Dilaver Goxhaj

  Kolenel Dilaver Goxhaj, në intervistën dhënë të pavarurës MekuliPress.info, flet, argumenton ...