Home / Lajme / Krisma e pushkës na ftoi për Prekaz !

Krisma e pushkës na ftoi për Prekaz !

Nga Bahri Bivolaku

Vëllezërit Isak e Sadik Halili nga Dubovci i Vushtrrisë në mëngjesin e 5 Marsit të ’98 posa dëgjuan krismën e parë në Prekaz nisen atje pa hamendje, për të ndihmuar në luftë kundër sërbit, përkrah dajve dhe burrave të Prekazit. Në këtë rrugëtim të shenjtë vëllau i madh Isaku vritet, ndërsa Sadiku merr plagë nga më së paku 4 plumba. Në ditën e sotme Sadiku rrëfen ngjarjen duke e potencuar shpesh refrenin: “Merak më të madh në jetën e vëllaut dhe timen sesa që në ato momente e asaj lufte të jemi aty, përkrah atyre burrave nuk kam pasur as nuk do të kem kurrë”.

Ne, në Prekaz kemi shkuar shumëherë dhe nga vitet e 1990-1991 e kemi ditur për organizimin ushtarak atje. Edhe roje kemi dhënë, sidomos Isaku. Në mesin e janarit të ’98-ës ishte Ramazan, kur mbi familjen Jashari u bë një sulm i forcave policore sërbe edhe atëherë ne në ora 7 mbërritëm atje nga Dubovci. Dajën Adem nuk e gjetëm fillimisht aty por erdhi pastaj, kishte qenë në Llaushë. Kur na pa u gëzua, na përqafoi duke na thënë: “ S’ka qka në bëjnë këta qafira, ne jemi të forte, jemi në token tonë “. Më vonë ndodhi lufta e Likoshanit dhe u pritke që edhe Prekazi të shpërthejë.
Në shtëpinë tonë në Dubovc kemi ftuar që fëmijët e gratë të i sjellin tek ne, pasiqë në Likoshan e kishim të qartë se do të ndodhë sulmi, rrëfen xha Sadiku. “ Në mëngjesin e 5 Marsit ’98-ës diku rreth orës 5:20 minuta në odë hyn vajza ime duke më thënë “ Babë në Prekaz pushka krisi “ menjëherë kam dalur në oborr për t’a vërtetuar. Në rrugë jam takuar me vëllaun dhe të dy pa asnjë fjalë kemi marrë nga një pallto dhe armët që i kishim dhe u nisëm për Prekaz. Në Mikushnicë kemi takuar ca njerëz të armatosur të cilët Isaku i fton të na bashkangjiten. Ata na treguan se në asnjë mënyrë nuk po mundemi të hymë në lagjen e Jasharëve. Ne kemi vazhduar rrugëtimin dhe në Prekaz të Epërm jemi takuar me pjesëtarët e UÇK-së, të cilët janë munduar me çdo kusht të na ndalin për të mos vazhduar rrugën për ku ishim nisur, duke u arsyetar se nuk ka shteg që gjallë të mbërrini atje. Ne vazhduam dhe në lagjën Mehajve tek një pusetë jemi ndalur për të hartuar një plan sesi të mbërrijmë atje. Poshtë kësaj lagjeje shihnim njerëz të armatosur dhe të shtrirë për toke, mendonim se ishin tanët.
Nga aty marrim rrugën që të dalim mbi shtëpinë e dajës Shaban Jashari nga mali. Menjëherë filluan të shtënat në drejtim tonin. Isaku, tani dëshmor mbeti në vend i shtrirë, mua plumbi i parë më mori ne dorë, pastaj dy të tjerë në këmbë, por unë vazhdova të ecja rrugës për në cak duke përshpëritur se këta plumba “ S’po ma lejkan hiq “, plumbi i katërt më rrëzoi. Sërbët na shikuan të shtrirë duke na thënë “ E patën këta, shkuan ”. Gjerë në mbrëmje unë kam mbetur i shtrirë aty, në mëngjes, jam zvarritur drejtë një shtëpie dhe një fshatar i Prekazit (Idrizi) shtëpiak shkolle së bashku me ca ushtarë të UÇK-së më kanë marrë dhe më dërguan për mjekim në Likoshan dhe më vonë në Ashlan ku mjekët e spitalit ushtarak më i kanë hequr plumbat. Edhe pas këtyre viteve xha Sadikun e mundon brenga se si nuk mundën çajnë rrethimin dhe të jetë përkrah familjes Jashari në çastet më krenare për popullin shqiptar.

Komente

Share This:

About admin

x

Check Also

NË KOSOVË, PATËM LUFTË APO KONFLIKT?(!)

    Pyetje: Zoti Dlaver, si mund ta komentoni një deklaratë të ...