Home / Intervista / Enes Hamiti: “Garat po afrohen, dua të korr sukses”

Enes Hamiti: “Garat po afrohen, dua të korr sukses”

Të mbash trupin në formë nuk është gjë e lehtë, megjithëse kohët e fundit më shumë është bërë trend të vizitosh palestrat, sesa të ndjesh nevojën për të qënë i shëndetshëm. Gjithsesi ka njerëz që kujdesen për shëndeti dhe japin shpesh edhe këshilla të tjerëve si të veprojnë. I tillë është Enes Hamiti, fitness trajneri tetovar i cili përveç punës si trajner, është edhe nutricionist. Kohët e fundit ai ka filluar ushtrimet intezive për garat nacionale që do të mbahen për bodybuilding në Maqedoni,e mandej edhe në Europë. Enesi thotë që nuk është një gjë e lehtë garimi, përveç lodhjes fizike dhe përqëndrimit tek ushqimi, që janë ta shtojnë stresin, është edhe koha kur afrohen garat dhe kupton që realisht do të përballesh me sportistë tjerë të cilët janë pretendentë të fortë për të fituar. Ai flet edhe për ushtrimet, kohën që i marrin përgatitjet: “Dikush mund të mendojë se është gjë e lehtë, por faza e përgatitjes për gara është më e vështirë se vet garat. Obligative e kam të ushtroj nga tre orë në ditë, plus kujdesi që bëj për gjërat që konsumoj. Për momentin ushtroj Omer Sherifin, i cili është poashtu një prej bodybuilder-ave më të mirë në rajon. Uroj të kem rezultate pozitive në gara dhe gjithë ky angazhim të shpërblehet me sukses”.

About admin

x

Check Also

Sabri Kiçmari: Fehmi Lladrovci u bojkotua nga Thaçi me shokë

   / huazuar nga Gazeta Express/ 24 Gusht 2019 Ish-kandidati i PDK’së ...