Home / Lajme / Zajednica ka vdekur, fat i njëjtë e pret edhe Thaçin e Mustafën

Zajednica ka vdekur, fat i njëjtë e pret edhe Thaçin e Mustafën

Albin Kurti, deputet i Lëvizjes “Vetëvendosje”

I pyetur nëse me dhunë do ta rrëzojnë qeverinë, deputeti i Lëvizjes “Vetëvendosje”, ka thënë se trysnia e qytetarëve do ta bëjë të pashmangshme dorëheqjen e tyre.

“Edhe pak janë duke dyshuar nëse jemi mjaftueshëm të vendosur, por nesër do ta shohin se nuk ka zgjidhje tjetër për ta përveçse të largohen”, ka thënë Kurti.
“Zajednica ka vdekur, duam të mos zgjohet më. Fati i Zajednicës le t’i pretë edhe Thaçin e Mustafën”, ka shtuar ai.
Kurti ka paralajmëruar se protestat kundër Qeverisë do të jenë më të shpeshta derisa ajo të japë dorëheqje ose të largohet.
“Ne kemi dëshmuar se nuk zbrapsemi sepse është në pyetje shpëtimi i Kosovës, për këtë qëllim ne jemi në ballë të masës protestuese. Njëri prej qytetarëve në një tubim në Prishtinë e tha shumë mirë një gjë për Thaçin: ‘edhe hajn, edhe spiun i Francës, edhe president i republikës nuk shkon’”, ka thënë veç të tjerash Kurti.

About admin

Leave a Reply

x

Check Also

Rrëfimi rrëqethës i kosovares: Fqinjtë serbë na përdhunuan edhe para

Dhjetor 25, 2019 Një grua e dhunuar seksualisht nga forcat serbe, gjatë ...