Home / Lajme / VETËVENDOSJE! – AAK – NISMA: Të zbatohet menjëherë Rezoluta!

VETËVENDOSJE! – AAK – NISMA: Të zbatohet menjëherë Rezoluta!

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje dhe Nisma për Kosovën, mbajtën sot konferencë të përbashkët, lidhur me shpërnguljen masive të qytetarëve të Kosovës, ku u kërkua implementimi i menjëhershëm i rezolutës së votuar në Kuvendin e Kosovës.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje dhe Nisma për Kosovën, mbajtën sot konferencë të përbashkët, lidhur me shpërnguljen masive të qytetarëve të Kosovës, ku u kërkua implementimi i menjëhershëm i rezolutës së votuar në Kuvendin e Kosovës.

Konsiderojmë se gjendja e rëndë ekonomike në vend, shkalla e lartë e papunësisë dhe shkalla e lartë e varfërisë në periudhën e pasluftës në Kosovë, janë pasojë e qeverisjes së keqe të vendit, keqmenaxhimit të parasë publike, dështimit të procesit të privatizimit, komprometimit të këtij procesi, korrupsionit, krimit të organizuar në ekonomi të lidhur me qeveritarët, mosfunksionimit të rendit dhe ligjit, konkurrencës jolojale ose mungesës së lirisë së tregut për subjektet ekonomike që nuk flirtojnë me pushtetin.

Zhvillimi ekonomik i mbështetur në resurset disponuese, në rritjen e prodhimit dhe në një qeverisje të mirëfilltë, krijon bazën materiale për punësim, prosperitet dhe eliminim të varfërisë. Në këtë mënyrë qytetarit i krijohen kushtet për jetë të dinjitetshme në familjen e vet, në vendin e vet.

PDK dhe LDK, kanë bërë premtime marramendëse për rritje pagash te cilin premtim e kanë dhënë dhe tash dolën që nuk do t’i përmbushin, janë dhënë premtim për vende të reja pune 120,000 nga LDK dhe 200,000 nga PDK të cilat po rezultojnë me shpërngulje. Të gjitha këto premtime kanë pasur vetëm një qëllim: mashtrimin e qytetarëve për t’u marrë votën.

Shpërnguljet nuk mund të pengohen me polici, me masa administrative, e as me falje të borxheve paraprake. Qeveria duhet menjëherë që: t’i ndajë 30-40 milionë euro me të cilën mund të hapen 10-15 mijë vende të punës; të krijojë fonde për punësim dhe për asistencë sociale; t’i zvogëlojë pagat e atyre që marrin mbi 1.000 euro; t’i ndërprejë honorarët dhe mëditjet në sektorin publik; t’i zbusë kriteret për asistencë sociale; t’i rritë subvencionet për bujqit; t’i ulë pagat e anëtarëve të bordeve nëpër ndërmarrje; ta zvogëlojë buxhetin për mallra dhe shërbime, dhe të mos blejë vetura e mobile së paku tri vjetët e ardhshme; ta imponojë respektimin e ligjit të punës në sektorin privat; e të ngjashme.

E gjithë kjo SHPERNGULJE vjen nga dëshpërimi i qytetareve nga mbetja e vendit tonë në izolim total për dallim nga vendet tjera të rajonin të cilat e kanë liberalizimin e vizave. Premtim të cilin Hashim Thaçi e ka përsërit që nga viti 2010.

Edhe përkundër këtij koalicioni të madh vendi vazhdon të mbesë në GETO dhe si pasoj e mos funksionimit të shtetit në të mirë të qytetarëve, por vetëm në shërbim të militantëve politik të partive në pushtet, dhe çka po i mbetet pjesës tjetër të qytetareve të marrin botën në sy dhe të largohen sa më par nga vendi i tyre, të cilin nuk e lëshuan as në kohen e luftës, por tash po e lëshojn nga dëshpërimi i madh që e ka sjellë ky koalicion qeveritar.

Pra, ju bëjmë thirrje qeveritarëve që sa më shpejtë të ndërmarrin masat e parapara në këtë Rezolutë e votuar në Kuvend, të cilat kanë karakter të masave të politikave ekonomike dhe të masave tjera sistemore në kompetencë të Qeverisë. Por si duket, kjo dhe problemet tjera sociale të popullsisë nuk po e shqetësojnë shumë këtë Qeveri, e cila edhe pas dy muajsh nuk ka përgatitur program qeverisës e as ndonjë strategji dalëse nga kjo situatë.

Qytetarët e Kosovës nuk duhet të shpërngulen. Ata duhet të bashkohen rreth një programi kombëtar, për ndryshim e këtij vendi dhe për kthimin e shpresës në këtë vend.

Prishtinë, 8 Shkurt 2015

About admin

Leave a Reply

x

Check Also

Kurti: Prioriteti ynë është lufta kundër krimit dhe zhvillimi i ekonomisë

Në një intervistë me DW, Albin Kurti, kandidati kryesor i Lëvizjes Vetëvendosje! ...