Home / Lajme / Pavarësia e Shqipërisë, lëshim territoresh në shkëmbim të njohjes ndërkombëtare!

Pavarësia e Shqipërisë, lëshim territoresh në shkëmbim të njohjes ndërkombëtare!

Dr. Nijazi Halili

Pavarësisht bisedimeve diplomatike dhe përpjekjeve për të përgatitur një forum ndërkombëtarë për të zgjidhur Krizën Lindore diplomatikisht, Monarkitë Ballkanike vijuan planet e tyre në mënyrë të shkëputur nga ai proces. Pa pyetur më për procesin diplomatik Monarkitë fqinje vazhduan avancimin e synimeve të tyre për ekspansion territorial në terren.

Kështu, të ekzaltuara nga thyerja e Perandorisë Osmane dhe të inkurajuar se tepërmi nga Rusia, Monarkitë Ballkanike fillimisht vijuan ofensivat e tyre për të zgjidhur vetë problemet e Ballkanit pa ndërmjetësim të Fuqive Evropiane. Serbia, krahas pushtimeve në Veri dhe Verilindje të Shqipërisë kërkonte me çdo kusht të dilte në Detin Adriatik përmes tokave shqiptare.
Mali i Zi vazhdonte të kërkonte përveç qyteteve bregdetare shqiptare të pushtuara ushtarakisht, edhe ultësirën e Shkodrës së bashku me qytetin e Shkodrës. Greqia, vijonte të synonte Shqipërisë, pjesën e Bregdetit Jon dhe disa qytete shqiptare të jugut. Përplasja më e madhe në këtë proces Ballkanik lidhur me çështjen shqiptare po bëhej midis Austro-Hungarisë dhe Serbisë. Të dy palët luftonin për dominim Ballkanik mbas rënies dhe tërheqjes së Perandorisë Osmane, por të dy palët ishin të pafuqishme për të dominuar tërësisht të vetëm Ballkanin, prandaj do t’i drejtoheshin aleancave për realizimin e qëllimeve.
Futja e aleatëve të tyre, respektivisht Gjermanisë dhe Rusisë, në këtë proces Ballkanik, do të fuste pashmangësisht në konflikt Rusinë me Gjermaninë. Ky do ishte shkaku dhe boshti i Luftës së Parë Botërore.
Konferencën e Ambasadorëve në Londër të vitit 1913 e propozoi Kryeministri Francez, Puankare. Në prag të Konferencës, të gjitha palët premtuan se do të bënin lëshime reciproke me qëllim qe t’i hapnin rrugë zgjidhjes diplomatike të krizës.
Austro-Hungaria u bëri lëshime të konsiderueshme në territore shqiptare Serbisë dhe Malit të Zi në Veri të vendit sikundër Italia u bëri lëshime territoriale grekëve në Jug të vendit.
Ndërsa, Rusia bëri lëshime politike duke pranuar pavarësinë e shtetit shqiptar si dhe për pranimin e mos daljes së serbeve në detin Adriatik përmes tokave shqiptare, por të kishte vetëm një dalje ekonomike.
Pra, bisedimet paraprake ishin pro shqiptarëve në kuptimin e pranimit të pavarësisë së tyre si shtet, por kishin shumë negativitet lidhur me territoret e kufijtë shtetërorë të Shtetit Shqiptar.
Kompromisi ndërkombëtar dukej të ishte: lëshim territoresh në shkëmbim të pranimit dhe njohjes ndërkombëtare të pavarësisë së Shtetit Shqiptarë.
Ky kompromis historik diplomatik ndërmjet Fuqive Evropiane çonte drejt shtet-formimit shqiptarë, por rrezikonte qytete të mëdha si Mitrovica, Peja, Gjakova, Prizreni (nën Serbi), Shkodra, Lezha, Shëngjini (nën Mal të Zi), bregdetin Jon të Jugut të Shqipërisë (nën Greqi). Ky ishte vetëm kompromisi paraprak në fillim të Konferencës së Londrës. Por në procesin negociues gjatë Konferencës si dhe gjatë vetë zhvillimeve të vrullshme në terrenin Ballkanik shumë gjëra do të lëviznin nga ky kompromis paraprak, në fillim të Konferencës së Londrës.

Komente

Share This:

About admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Albin Kurti, Hasan Prishtina i kohëve moderne

Bosnjëzimin e Kosovës, privatizimin neoliberal, plaçkitjen, nigerizimin  e vendit dhe gjendjen e ...