Home / Lajme / Parafushata e Ali Ahmetit me shtatoren e Isa Boletinit në komunën e Sarajit

Parafushata e Ali Ahmetit me shtatoren e Isa Boletinit në komunën e Sarajit

Lidhur me manifestimin e 23.01.2016  në Komunën  e  Sarajit,  ku u bë shpalosja e shtatores së heroit kombëtar Isa Boletinit, dëgjuam e pamë dy rrena të mëdha  të paturpshme,  të cilat i bashkoi sistemi kundërkombëtar “shqiptar “ i dy Republikave; asaj të  Maqedonisë dhe të Kosovës.

Bashkështypësit e shqiptarëve në Maqedoni N. Gruevskit dhe zotëri Ali Ahmeti, për ta intensifikuar parafushatën e tyre, sigurisht, të planifikuar, kishin vendosur që të bëjnë një “dhuratë patriotike” për banorët e varfër e të papunë të komunës së Sarajit, e cila gjendet larg Shkupit. Kështu, me pompozitet “atdhetar” më 23 janar 2016 antishqiptarët me damkë, partnerët e koalicionit kundërshqiptar, Gruevski-Ahmeti, duke qenë të koordinuar, sigurisht, edhe me mentorët e tyre në Beograd, iu dhanë banorëve të Komunës së Sarajit shtatoren e heroit kombëtar Isa Boletinit.

-E, këtë dhuratë të rrejshme, por konkrete, propaganda e BDI-së dhe e shefit të saj famëkeq, zotëri Ali Ahmetit e proklamuan se është në Shkup. Këtë rrenë të kulluar e bëri “kombëtare” edhe RTK-ja e partizuar nga PDK-ja dhe kreu i saj.
Ja, pra, çfarë rrene e paturpshme e koordinuar e në nivel kombëtar e Ali Ahmetit dhe e RTK-së!

Duke qenë, tashmë, i demaskuar në Maqedoni dhe duke i munguar publiku atje, Ali Ahmeti ka palanifikaur që rehabilitimn e vet dhe të mentorëve të tij ta bëjë, më shumë, përmes publikut shqiptar, jashta Maqedonisë, nga Kosova dhe Shqipëria.

Ne, banorët e Mitrovicës që shkuam në Saraj me autobus të organizuar nga Komuna e Mitrovicës, në prononcimet tona për TV-lokale folëm për ҫka po udhëtonom. Ishim nisur vetëm me një qëllim- me idealet për të cilat bashkëvendasi ynë i madh Isa Boletini, me shumë bashkëluftarë të tij trima. kishte sakrifikuar edhe jetën.

-Por kur na dërguan në një fshat të lënë pas dore, pa infrastrukturë të duhur, që i thoshin Komuna e Sarajit, ku pamë në shesh shtatoren e mbuluar të Isait, në këtë fshat dhe jo në Shkup, kur kuptuam se edhe ne, faktikisht, ishim bërë, padashtas, pjesë e parafushatës elektorale të Ali Ahmetit dhe BDI-së, ndërmorëm një veprim. Pa asnjë hezitim dhe pa pyetur askend u ulëm në karrigat ku shkruante; ”Deputëtët……” Kot kërkonin BDI-stët: “ Lironi vendet e rezervuara, se po vjen Ali Ahmeti!”. Me këtë veprim tonin nuk lejuam që para nesh të jenë funksionarët partiakë e “shtetëror” të Ali Ahmetit dhe të Gruevskit.

Nuk lejuam që mes nesh, mitrovicasëve dhe Isa Boletinit të del figura e antishqiptarit Ali Ahmetit dhe shpurës së tij servile.

Kur Ali Ahmeti doli në tribunë dhe fliste fjalë të mëdha patriotike, kombëtare në e shpërblenim me fishkëllima dhe me britma refuzuese UUUUUUUUUUUUU!
-I treguam Ali Ahmetit dhe të nënshtruarëve të tij se nuk do t’i shitet më oratoria patriotike “shqiptare” dhe veprimtaria kundërshqaiptare!

Demagogjia patriotike e Ali Ahmetit dhe e të tjerëve si ai, në të gjitha hapësirat shqiptare, ҫdo ditë e më shumë po bëhet ҫorbë bajate dhe e helmuar. Këtë ҫorbë të bukur në dukje por të helmatisur përbrenda, po e hanë dhe do ta hanë krejtë pakë shqiptarë/e, të cilët/at ose janë të mashtruar/a (e mashtrohen ende) ose janë të droguar/a (e drgohen ende) me demagjogi “patriotike”.

Ndërsa, ata shqiptarë/e që janë të shitur/a (me kontratë e nënshkrime) tek të huajt, ata shërbëtorë të antishqiptarëve që janë të bindur, nuk pritet që ta ndërrojnë vet kursin e tyre tradhëtor. Kursin antishqiptar (ndoshta) mund ta ndryshojnë shërbëtorët e verbër, kur ta shohin se në ҫfarë bataku kanë hyrë dhe ku janë duke e quar veten dhe familjen e tyre.

Mitrovicë-Veri PhD Rexhep Ahmeti

24-29 janar 2016

About admin

Leave a Reply

x

Check Also

Kurti: Prioriteti ynë është lufta kundër krimit dhe zhvillimi i ekonomisë

Në një intervistë me DW, Albin Kurti, kandidati kryesor i Lëvizjes Vetëvendosje! ...