Home / Lajme / Nuk ka të drejtë askush të përflakë Kosovën!!!

Nuk ka të drejtë askush të përflakë Kosovën!!!

Jemi në një situatë të palakmuar politike dhe mu për këtë u shfaq dëshira e Zëvendës Kryeministrit publikisht, kur bëri thirrje për luftë qytetare, që na kujton thirrjen e Sali Berishës në viti 1997, prandaj duhet pasur kujdes, për veprime të mëtejme. Kjo thirrje nuk erdhi vetëm nga hidhërimi i masës së gjerë që doli në protestë, por edhe nga masa e vogël e pjesëmarrësve në kremtet e tetë vjetorit të pavarësisë (!) Me këtë iu bë e ditur pushtetarëve, se nuk jemi Republikë sovrane dhe sovrani (populli) duke e ditur se gjithë këto klithma, në grahmat e fundit, i adresoheshin atij, nuk doli në sheshin e Zahirit, sepse nëpërkëmbej edhe gjaku i Tij.

Nuk ishte në nivel edhe thirrja e Dardan Muliqit, se ata që kishin dal për kremte, e mbështesin Zajednicën, se ka kategori të ndryshme të shoqërisë dhe nuk kanë bindjen e njëjtë politike dhe me veprime të arsyeshme do ta kuptojnë të gjithë realitetin që po ndodh. Të dyja palët duhet të logjikojnë mirë, të veprojnë në kuadër të së mundshmes, për të ikur nga lufta qytetare, të cilën gjë mund ta donë, e u konvenon individëve, brenda e jashtë truallit kombëtar, por jo kombit.
Edhe përbrenda masës protestuese pati përpjekje nga individ, të yshtur nga pushteti, për të sjellë situatë të palakmuar, sikurse përpjekja, e një polici civil në fund të demonstrimit, për të hedhur gurë dhe nxit masën, por u zbulua dhe iu dorëzua kordonit të policisë, nga kujdestarët e demonstrimit. Ndodhi që edhe një fytyrë e maskuar, me emblemë të UÇK-së, me përkatësi serbe, që bëri përpjekje për ta nxit masën. Për këto dy raste është e informuar policia e Kosovës nga aktivistët kujdestarë të demonstratës. Kjo na shtynë për të dyshuar se edhe me nëntë janar ka qenë po i njëjti skenar, por që e ka revoltuar një pakicë të masës.
Nuk e kemi komoditetin e veprimeve me skenar të yshtur nga shkaqe të ndryshme, individuale e kolektive, për vëllavrasje, por për veprimin logjik në ndërrim pushtetesh përmes votës së qytetarit, e cila del edhe nga Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese. Përveç kësaj, nuk e ka pasur as komoditetin Qeveria, e as një parti tjetër, për të bërë pazare me fqinjët (ish pushtuesit tanë më barbar që ka njohur edhe historia moderne), sepse nuk i është përgjigjur votimit mbi pesëdhjetë përqindëshit të elektorati dhe kjo mu pse nuk kanë pasur program ekonomik të kapshëm, program social të kapshëm, platformë të veprimit politik me fqinjët dhe mu për këtë janë konsideruar të gjitha si fjalë boshe dhe pa mbulesë, që jemi mësuar të dëgjojmë sa herë është kërkuar vota e qytetarit, e para dhe e dyta, sepse nëpër regjistrat votues futin njerëz me të kaluara vasale, tradhtare, korruptive dhe qytetari që ka përjetuar kohët e kaluara dhe që ka përjetuar kohën e sotme, nuk do për të mundësuar akse të flas në emër të tij.
Kjo le të jetë si mostër edhe për të ardhmen, se [b]nëse nuk e tejkalon masën e rezultatit mbi pesëdhjetë përqind të pjesëmarrësve në zgjedhje, ajo qeveri që do të dali nuk do ta ketë mandatin të nxjerrë vendime, por çështjet madhore, por patjetër duhet të marrin vizën përmes referendumit[/b].
Pse ky mllef u pa te krerët institucional, që në ndërdijen e tyre u shfaq epshi i përflakjes së Kosovës, si dikur te Sali Berisha?!
Një natë para kremtes së përvjetorit të tetë, në pritjen e organizuar për diplomatët e akredituar, u deshtë që të përdorët skaneri kontrollues, që i jep një imazh botës së qytetëruar, se ne gjendemi në një gjendje të jashtëzakonshme, se edhe në ato shtete ku ka ndodhur ploja e përgjakshme nga grupet terroriste nuk e kanë ndërmarr një veprim të tillë.
Pjesëmarrja më tepër simbolike e qytetarëve në kremten e përvjetorit, që dha për të kuptuar, se me pushtetin diçka nuk është në rregull, se një atmosferë kaq të zymtë nuk e ka përjetuar Kosova në këtë ditë. Kjo reflektohet edhe në pushtetet lokale, thua se nuk simbolizon asgjë kjo datë.
Urimet e mefshta për këtë festë nga shtetet e ndryshme, sidomos nga Shqipëria, dërgoi mesazhin e qasjes ndryshe të problemeve të krijuara në jetën politike e institucionale në Kosovë.
Demonstruesit nuk i dhanë material edhe faktorit ndërkombëtar për të dhënë mendimet e veta, sepse mungoi e dëshiruara-dhuna.
Këto ishin arsyet që e nxorën për një moment në pah Unin e Thaçit.
Për t’i fryrë zjarrit edhe më tepër, TV21 merr në “CLIK” dy anëtar të shkollës së Sheshelit, për të na shpjeguar se kush janë “Albani dhe Shiftari”, parullë që e ka kultivuar për dhjetëvjetësha politika sadifashiste e Beogradit, ndërsa sot bëhet përmes shqipfolësve.
Po të përmblidhen të gjitha këto, një ditë para feste dhe ditën e festes, duhet pyetur veten çdo qeveritar, çdo politikan, çdo analist, çdo intelektual: cilët kanë mbetur hapat që duhet ndërmarrë?
Por kur i shtohen edhe zhvillimet e sotme në Kuvend, atëherë kjo është detyrë mbi detyrat e veprimit, e jo të kalohet, thua se nuk ndodhi asgjë, nga asnjëra palë.
Përflakja e Kosovës nuk guxon të ndodhë, se shumë herë jemi përflakur gjatë historisë, prandaj pushteti duhet të reflektojë drejtë, arsyeshëm dhe në vend se të provokojë, t’i thirr mendjes, të kërkojë një takim për të diskutuar modalitetin e shpërbërjes së Qeverisë dhe të shpallen zgjedhjet, si të donë le t’i emërojnë, të parakohshme apo të jashtëzakonshme.
Çdo ditë që zgjatet kjo agoni, do të përshkallëzohet situata dhe këtu duhet të ndihmojë edhe faktori ndërkombëtar, për ta kuptuar dhe dëgjuar zërin e arsyes dhe të Kushtetutës, që në emër të kushtetutave të tyre kryejnë misione të ndryshme në Kosovë, për të këshilluar pushtetarët se si të dalin nga kjo krizë.

Prishtinë, 19.02.2016

Komente

Share This:

About admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Flet për MekuliPress oficeri nga Gjirokastra, ushtaraku aktiv i UÇK-së: Fjala e z. Krasniqi nuk është politikisht e drejtë

Nga MEKULIPRESS.INFO  – 12 Janar, 2018 Në intervistën për MekuliPress.info, oficeri shqiptar ...