Home / Lajme / NËSE DUAM PAQE TË VËRTETË NË BOTË DUHET RESPEKT E JO FYERJE NDAJ VLERAVE KOMBËTARE!

NËSE DUAM PAQE TË VËRTETË NË BOTË DUHET RESPEKT E JO FYERJE NDAJ VLERAVE KOMBËTARE!

(Çdo akt terrorist është i dënueshëm, pavarësisht prej cilës organizatë, ushtri, polici, grup individësh apo një individ kudo nëpër botë bëhen krimet,- të dënueshme janë edhe aktet terroriste që u kryen këto ditë në Paris). – Askush me mend në kokë, kudo nëpër botë; – nuk e dëshiron luftën para se paqen, nuk e dëshiron varfërinë, para se pasurinë, nuk e dëshiron protestën para se qetësinë; nuk e dëshiron papunësinë para se punën, nuk e dëshiron stuhinë, para se  lirinë!

Mirëpo, jo gjithmonë i mbeten këtu NJERIUT-NJERI; t´i zgjedhë këto sipas dëshirave të tij!
-Kjo, sepse gjatë tërë historisë së njerëzimit ishte, është-dhe, sipas të gjitha gjasave, siç po rrjedhin ngjarjet nëpër botë; goxha gjatë as sot e sot nuk do të ketë mundësi NJERIU-NJERI, të zgjedhë ato dëshiron, ato që kufirin e kanë sa një pe i hollë: bardh e zi, midis fatkeqësisë dhe lumturisë,-pra thënë shkurt: midis jetës dhe vdekjes!
-Këtu, po ju rrëfej një ndodhi që diku në perëndim paska ngjarë, kur Kosova ishte në luftë në vitin 1998-të; pata dëgjuar, se, kur gjatë luftimeve ishte vrarë një ushtar i UÇK-së, ai burrë trim, ishte kthyer nga mërgimi, kishte kapur armët, kishte luftuar disa muaj, derisa një ditë bie heroikisht në llogoret e luftës në luftë me serbët okupatorë.
-Me të dëgjuar lajmin, disa shokë të tij mërgimtarë shkuan për ngushëllime te familja e tij. Familja e dëshmorit i pritën me bujari dhe nderime shqiptare, sipas zakoneve tona që i kemi në gëzime dhe hidhërime.
-Filluan bisedat ngushëlluese, për dhembjen dhe krenarinë, për jetën e rëndë të refugjatëve atje në male, për zhvillimet e luftës atje, për shpresat e fitores dhe lavdinë e përjetshme të dëshmorëve të Shqipërisë Natyrale. –Mirëpo, njëri nga mërgimtarët,-jo sa duhet i përgatitur për këto biseda odash në raste të tilla, iu drejtua Nënëlokes së dëshmorit, ashtu krejt shend e verë -siç thuhet; -me fjalët:
“Oh, moj loke, sa po ta kam lakmi, se djali yt u vra në luftë për liri”!!!
-Nënëlokja e sinqertë dhe zemërplasur ia ktheu:
“O, biri im, mos e fol atë fjalë, se qe besa Lokja, po ua ka lakmi nënave tuaja që, ju kanë pranë, sepse tash Lokja ka mbetur me fëmijë jetimë, djalin s´e kam pranë vetes ta përqafojë, prandaj, po ua kam lakmi nënave tuaja, por pasi po duhet dikush me ra në luftë për liri, djalit tim i qoftë hallall qumështi i gjirit tim që ia kam dhënë; o bijtë e bijat e mia e gëzofshim lirinë, – bile dikush prej nesh që jemi gjallë, breznitë që po vinë, – e të tjera…”!

-Nga kjo ngjarje, mund të mësojmë dhe njëherë nga praktika revolucionare e kombit tonë dhe e kombeve të tjera që e patëm mësuar në vitet e socializmit një teori të Marksit i cili thoshte përafërsisht kështu:
“Një komb që e robëron një kombin tjetër, ia përgatitë vargonjtë vetes”!

-Tash do ta shtroj pyetjen e natyrshme këtu:
A vriteshin -atëbotë, pra gjatë luftës në Kosovë edhe ushtarë serbë?!
Përgjigje po aq e natyrshme është:
-Natyrisht, se po, vriteshin që ç´ke me të!!!
-Por, vrasjet e ushtarëve të armikut serb, ishin të pandershme, kur dihet mirëfilli se, ata vriteshin si pushtues, ndërsa, rëniet në fushën e nderit të UÇK-së, të bijve dhe bijave tona, ishin heroike, ata binin si yje dhe yllka si çlirimtarë dhe çlirimtare!
-Nga kjo do të shtoja faktin që: shtetet e ashtuquajtura, “demokratike” euro-atlantike shtetet imperialiste me sistemin “human” të kapitalizmit, gjegjësisht shtetet perëndimore të cilat gojët përditë i kanë të mbushura me “demokraci”,
“liri të drejtave të njeriut”, “lirinë e fjalës së lirë”, bashkë me servilët e tyre; -në pushtet dhe pa pushtet, të mëdhenj e të vegjël…, kudo nëpër botë, zinj, e z, po harrojnë shpejt se; këto vende në radhë të parë ishin, madje edhe sot e sot, shumë prej këtyre vendeve janë okupatore ose koloni në vendet tjera me pasuri të mëdha natyrore, tokësore dhe nëntokësore; ishin dhe janë ato që po duan me çdo kusht t´u imponojnë vendeve dhe popujve të tjerë edukatën, moralin, stilin e jetës së tyre;-sipas tekeve të tyre pavarësisht, u pëlqen kjo apo jo atyre popujve ku këto vende po invadojnë me mashtrime apo me dhunë; me ushtri të vogla e të mëdha;- gjithnjë duke u thirr gjer në kupën e qiellit me buritë e tyre: në emër të atyre të drejtave njerëzore që i ceka më lart!!!

-Pse vallë znj e z, -përsëri e përsëri po harrojnë se, pavarësisht faktit që popuj të vegjël a të mëdhenj qofshim ata, në zemra e kishin dhe e kanë të mbirë në gjakun e tyre kanë lirinë, barazinë, përparimin dhe zhvillimin normal të jetës në vendet e tyre, me zakonet, traditat, edukatën, moralin e tyre; “të zi apo të bardhë”, -siç i teket dikujt ta quan, “të hapur apo të mbyllur” -siç i teket dikujt ta etiketojë, “antik apo modern”, siç i teket ta konsiderojë, “të prapambetur apo të avancuar,- si modern” siç ia ka ënda ta trajtojë; -pra, kjo është çështja që, në përmbajte të secilit duhet analizuar thellë dhe shtruar pyetjen, -a e kanë këtë të drejtë që ta ushtrojë të lirë mendimin dhe veprimin e tyre të gjithë njësoj, të barabartë këtë liri mendimi dhe veprimi, kombëtar, por dhe fetar?!
Unë, mendoj se,-PO.
-Unë personalisht, pavarësisht besimit të idesë sime që e kam shkrirë në mendjen time, idenë time prej diamanti, idenë kombëtare, -ashtu siç na mësojnë amanetin e madh, rilindësit tanë të mëdhenj që nga Jeronim De Rada e gjer te rilindësi Hil Mosi se:
“Feja e shqiptarit është shqiptaria”, -konsideroj që, askujt nuk duhet t´i shkojë mendja se, mendjen e paska të pastër, të shëndoshë dhe demokratike; nëse kujton që “e paska zhvilluar lirinë e mendimit njerëzor”; duke fyer vlerat e kombit të vet apo të kombeve të tjera duke i përfshirë këtu edhe besimet fetare të tyre; nëse paka marrë guximin t´´i fyejnë idolët –heronjt dhe heroinat, apo “profetët” e kombit të vet apo të kombeve të tjera, fj, vjen Muhamedin, Jezusin, Budën Jehovin e të tjerë si këta…

-Mua, nuk më ha palla as e a kam hallin se, atyre “idolëve” dikush, dikund kur i fyen ua heq apo ua rritë vlerat që i kishin “idolët e tyre”; sepse fundi i fundit secili NJERI duhet të jetë i barabartë para ligjit dhe zotit- (që fetarët e feve të ndryshme e besojnë) i e theksoj BARABARTË, për të mirat dhe të këqijat që i ka bërë gjatë jetës për veten, kombin e tij dhe njerëzimin në përgjithësi; -por, hallin e kam që, me fyerjet, etiketimet, akuzat e bazuara e të pabazuara në emër të lirisë së shprehjes e të mendimit të lirë – njerëzve të pafajshëm dhe popujve liridashës iu kanë sjellë dhe po u sjellin fatkeqësi të vogla e të mëdha!…

-Kjo, është krejt e kuptueshme për të gjithë ata që duan ta dinë: fj, vjen po e marrë një shembull të thejshtë; -nëse në mëngjes NJERIU–NJERI zgjohet i kthjelluar, me mendje të shëndoshë, me mendim të pastër në kokë; e përshëndetë NJERIUN- NJERI, me ngrohtësi, me nderime njerëzore; madje krejt rastësisht apo pa dijeninë e tij,-nëse e përshëndetë edhe një bandit, ai/ajo, PADYSHIM e ka filluar ditën e mbarë, ditën paqësore; mua jam i bindur që, tek të dy palët; NJERIU I MIRË DHE TE BANDITI, do të gjejnë nderimin reciprok, -por e kundërta do të ngjante, sikur po atë mëngjes, NJERIU-I PANJERËZI do të fillonte ditën me FYERJE, ndaj tjetrit…,-mesiguri ndaj të dyve; mua, jam i bindur që, së paku reston fillestare do të merrte me indinjatë nga të dy personat, -pastaj “loja” e tillë e rrezikshme do të vazhdonte, të zgjerohej jo vetëm në fatkeqësitë e tyre!…

-Unë personalisht, nuk isha as nuk jam ithtar i nxitjeve për gara të ideve fyese dhe të prapësive “njerëzore”, kombëtare apo fetare.
Mendoj se, të respektosh edukatën, moralin, traditën, zakonin, fenë e kombit tënd dhe të kombeve të tjera për hir të unitetit dhe ardhmërisë së popujve liridashës, është forcë, është kurajë është diçka sublime njerëzore!

-Popujve dhe vendeve kudo nëpër botë, pa dallim ideje, feje dhe sistemesh-kjo iu duhet si busull për të ecur të bashkuar dhe paqësorë, po, po -vërtet si paqësorë në rrugën drejt ardhmërisë së ndritur pa rreziqe, pa luftëra, pa lot e gjak!
-Mua, më habitë dhe më shqetëson fakti që, kjo thirrje e mençur për pajtime të tilla, nuk u bë as atë ditë kur u mblodhën një milion njerëz në Paris, -për ato 17 viktima të pafajshme si pasojë e këtyre fyerjeve krejt të pakuptimta dhe të panevojshme.

Mos vallë dikujt diku nëndonjë cep të të planetit tonë të quajtur TOKË, prapaskena të tilla të tragjedive të popujve, po i shkojnë ende përshtati; mos vallë dikujt nga qarqet imperialiste, nuk po i pëlqen paqja e vërtetë në botë, -para se trazirat dhe luftërat, që pastaj për viktimat e pafajshme të derdhë lot krokodili?!
Lavdi dëshmorëve të popujve liridashës!…

9 Janar 2015

About admin

Leave a Reply

x

Check Also

Kurti: Prioriteti ynë është lufta kundër krimit dhe zhvillimi i ekonomisë

Në një intervistë me DW, Albin Kurti, kandidati kryesor i Lëvizjes Vetëvendosje! ...