Home / Lajme / Ermira, pse veprove me kaq pabesi!

Ermira, pse veprove me kaq pabesi!

Ermira Mehmeti, mëtoni se jeni  përfaqësuese e shqiptarëve nga Lugina e Vardarit vs e Ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë. Por, rrena i ka këmbët e shkurtra, thotë populli, ti je një e shitur  për denar dhe privilegje te shefi juaj, në të cilin personifikohet një sllavomaqedonas dhe sllavofil, me mentalitet mesjetar, thënë troç një urrejtës ekstrem i shqiptarëve.

Si e tillë çfarë u ri dëshmove-arsyen e di ti më së miri- duke i dhenë një thikë pas shpine Kosovës, me “arsyetimin” për këtë veprim tëndin kundër shqiptar, se gjoja askush nuk paska kërkuar ndihmë nga ti, ngjasojnë me asgjë tjetër, pos me dërdëllitjet e një putane të mjerë.
-Pa marrë parasysh se askush nga kori i gjumashëve “përfaqësues” të Kosovës, nuk paska kërkuar që të qëndrosh deri sa të përfundojë votimi (të gatshëm për të kompensuar shpenzimet e buletës se fluturimit…), kjo mund të cilësohet ndryshe pos një sjellje prej tradhtares, ndaj një çështje jo me pak rëndësi për Kosovën dhe pse jo, edhe për çështjen e pa zgjidhur shqiptare në përgjithësi.

Arsyetimi jot se gjoja buxheti jot financiar nuk paska pas mundësi të mbulojë shpenzimet shtesë, nëse do të humbëshe një buletë fluturim, dhe për çka se për një çështje me rëndësi kombëtare, nxjerr në shesh karakterin tënd prej një mercenareje, Mesiguri e vetëdijshme, se mercenarja për lekë është në gjendje të bëjë gjithçka!!!

Çka është edhe më keq për ty, u zbulove para kombit me gjuhën e të cili shërbehesh se kujt krah i takon. Na ndihmove të kuptojmë se i takon atij krahu që të paguan më mirë… Krahut të Gruevskit e Ahmetit, të cilët janë meritor që në Luginën e Vardarit, vazhdon të derdhet gjaku i shqiptarëve të pafajshëm dhe i cili shkelet me paturpësi nga ata si ti dhe mostrat e klanit që po i takuake shpirtërisht!

Ikja nga salla ku votohej për një dokument aspak të volitshëm për Kosovës, pa marrë parasysh se dokumentet e KE nuk janë të obligueshme, megjithatë ke dhënë një votë pro, amendamenteve të parashtruara nga pala serbijane, për kthimin e Serbisë dhe UNMIK-istanit në Kosovë, që do të thotë përdhosja e pavarësisë …!

Ermira, mos harro se gjërat lëvizin, situatat ndryshojnë, po qe nevoja edhe duke përdorur të gjitha mjetet demokratike, atëherë si do të arsyetohesh para gjeneratave, në rend të parë para familjes tënde.
Mos harro, populli jonë thotë: “Kush hanë m.. në kohë të vështira i vije era në kohë të mira.”
Mos harro, se kronisti çdo gjë shënon, për nevojat e arkivit!!!
Prishtinë, 06 02 2016

 

About admin

Leave a Reply

x

Check Also

Biserko: Edi Rama ishte politikani i parë që pranoi ndarjen e Kosovës

Shkëmbimi i territoreve Kosovë-Serbi, nuk gjendet në tryezën e bisedimeve mes të ...