Home / Lajme / Enver Hoxha lule, mali që s’u shkule…

Enver Hoxha lule, mali që s’u shkule…

Nga Arben DUKA

Poezi

De-o Enver Hoxha,
që të kishim hekur,
o mos kishe lindur,
o mos kishe vdekur!

Këtë e kam thënë,
mbi tri-katër herë,
se në fakt më duket,
strofa më me vlerë!

Ti edhe i ikur,
prapë bën histori,
se data të shumta,
kanë lidhje me ty!

Si sot-në Tiranë,
monumenti ra,
se në fakt ne jemi,
popull qerrata!

Popull qerrata,
sa s’dimë nga t’ja nisim,
të qajmë me ligje,
pastaj të përmbysim!

Se ty të përmbysën,
mbetet veç një prallë,
se ti monumente,
s’kishe në të gjallë!

Djallëzisht t’i ngritën,
kur s’kishe më gojë,
se për monumente,
ti s’kishe nevojë!

Se sa ishe gjallë,
në fusha e male,
ti krijove veprën,
më monumentale!

Bronzet t’i kanë shkulur,
bronze nuk ka më,
por të shkulësh emrin,
është një tjetër gjë!

Lidhje-brezi i ri,
s’ka me tëndin emër,
po brezi i vjetër,
të ka thellë në zëmër!

Të ka thellë në zemër,
se me ty ka jetën,
po brezit të ri,
s’ja thonë të vërtetën!

S’ja thonë të vërtetën,
sepse kanë frikë!
I thonë kishte vetëm,
burgje politikë!!!

Nga ata ka pasur,
dhe s’ka diskutim,
po jeta shpërtheu,
në Atdheun tim!

S’ja thonë të vërtetën,
këta puthadorë,
që Enveri ngriti,
një shtet madhështor!

Unë them të vërtetën,
nuk e mba me hatër,
po ç’qe Shqipëria,
në dyzet e katër?!

Një kënetë e madhe,
dhe një shtet-rrogoz,
që mund ta ndryshonte,
vetëm një Kollos!

Veç për tridhjet vjet,
vëndi qe i bërë,
sikur qe ndërtuar,
me shekuj të tërë!

Rininë e mbushin,
me pallavra plot,
po në Shqipëri,
populli qe Zot!

Ne që kishim dalë,
nga balta-nga hiri,
s’mund të hanim kurrë,
me lugë floriri!

Për luks e bollëk,
nuk flas dot as unë,
ama çdo shqiptar,
e kishte një punë!

Ajo kohë që quhet,
nga disa një njollë,
për këdo kish falas,
spital edhe shkollë!

Gjithë ç’është bërë,
nuk mund t’i radhit,
sepse do më duhej,
të paktën një vit!

Pushtetarët sot,
premtojnë disa gjëra,
po ato Enveri,
i kish bërë të tëra!

Siguria ishte,
super absolute,
e sot po jetojmë,
në një kohë mute!..

Po këtu qe Zot,
Popull Kapedani,
kishim një ushtri,
që dridhej Ballkani!

Kishim e ç’nuk kishim,
jo vetëm ushtri,
dhe çdo gjë qe bërë,
pa borxh e kredi!

E sot që jetojmë,
epokën e ndritur,
në borxhe-kredi,
ky vënd është mbytur!

Të vret e të pret,
kapital i egër,
dhe gjëkundi s’duket,
asnjë dritë e gjelbër!

Ësht’ krejt e vërtetë,
s’janë thashetheme,
që sot po jetojmë,
varfëri ekstreme!

Pushtetet kanë bërë,
super tradhëti,
se sot ne në fakt,
jemi koloni!

Edhe më idioti,
kaq gjë e kupton,
kapital i huaj,
çdo gjë kontrollon!

Si mos të të ikte,
zar’ i tepelekut,
kur dhe energjinë,
lanë në dorë të çekut?!

Dritat Shqipërisë,
në vite ja fiku,
një nga më të liqtë,
e kohës që iku!

Për këtë-Enver,
fajin e ke ti,
e shkule nga shpellat,
ta bëje njeri!..

Ta bëje njeri,
me miq e me shokë,
po shpella atij,
i mbeti në kokë!

Shpella i qe gdhëndur,
monument në tru,
ndaj regjim shpellarësh,
istaloi këtu!

Kush është, e kuptoni,
ndaj emrin s’ja thom,
po sot mund ta quaj,
dhe TRITOL.COM!

Dhe TRITOL.COM,
dhe prapë e ka pak,
njëzet e ca vite,
këtu bëri gjak!

Enver Hoxha lule,
derdhur në flori,
si një mal u ngule,
ti në histori!

Tani kan’ dalë shumë,
që thika të ngulin,
po malin nga rrënja,
nuk mundet ta shkulin!

Ata të kujtojnë,
vetëm prapësira,
ndaj unë fola vetëm,
për punët e mira!

Veç punët e mira,
për inat të tyre,
dhe le të më shajnë,
kërmat e çdo ngjyre!

Vetëm duke sharë,
bakalarot mbetën,
por do historia,
të gjithë të vërtetën!

About admin

Leave a Reply

x

Check Also

Kurti: Prioriteti ynë është lufta kundër krimit dhe zhvillimi i ekonomisë

Në një intervistë me DW, Albin Kurti, kandidati kryesor i Lëvizjes Vetëvendosje! ...