Home / Lajme / DJALOSHI QË ME GJAK E SHKROI HISTORINË

DJALOSHI QË ME GJAK E SHKROI HISTORINË

SHKRIM I RIBOTUAR

Ky shkrim u botua për herë të parë më 21 Shkurt 1994 në revistën “Shqiponja e Horizonteve” që botohej në Överum të Suedisë.
PËRVJETORË QË S´HARROHEN KURRË!
(Armiqtë dhe tradhtarët duhet me plumba t´i qëllojmë!)
(Bajram Bahtiri)
Vitet po kalojnë si lumenjtë, ndërsa idetë tona revolucionare po ecin përpara pandalshëm dhe gjatë përvjetorëve të dëshmorëve tanë po vërshojnë fuqishëm duke rrjedhur drejt vlimeve e zgjimeve të reja për ribashkim kombëtar, për vetëvendosje, barazi dhe liri të të gjithë shqiptarëve kudo që jetojnë në trojet e veta shekullore dhe që janë të një gjaku, të një gjuhe dhe të një flamuri të shenjtë; -Flamurit tonë shekullor e madhështor, kuqezi!

Kanë kaluar dhjetë vite ( kurse, tani kur po e ribotoj këtë shkrim, kanë kaluar njëzetë e gjashtë), por, nuk po ndalojnë kurë këto vite të stuhishme historike që kur në altarin e lirisë, në lulen e rinisë, ra për të mos vdekur kurrë atdhetari, Bajram Bahtiri, militanti dhe organizatori syshkabë i patrembur i lëvizjes çlirimtare.

Bajram Hajrush Bahtiri, u lind në Prishtinë nga një familje revolucionare i edukuar në frymën liridashëse, kur në Kosovë, në pranverën e vitit të lavdishëm 1981, jehoi kushtrimi Ay, mori pjesë aktive në demonstratat për çlirimin e Kosovës nga thundrat okupatore sllave. Për ketë veprimtari “armiqësore” dhe “kundërrevolucionare” siç e quanin titisët jogosllavë dhe veglat e tyre qorre shqipfolëse, Bajrami u burgos, mirëpo, burgu se theu dot, përkundrazi e bëri dhe më të fortë idelogjikisht si enverist dhe tejet të pathyeshëm kombëtarisht. Pas daljes nga burgu, djaloshi trim e vazhdon rrugën e lirisë.
Në radhët e LPRSSHJ, e pastaj në LPRK, hyri më 1982, me vendosmëri të pathyeshme që s´do të ketë forcë që do ta ndalonte.

Ay, do të ndalej vetëm, sipas motos; – siç do të thoshte, i madhi Hasan Prishtina:“Në rrugën time për liri, ka me m´shtrue, vetëm vdekja”!
Bajram Bahtiri, në kushte të terrorit të egër të shovenistëve titistë, veproi në forma të thella ilegaliteti. Në kohën kur armiqtë gjakatarë e kishin marrë goditjen e dytë të demonstratave në Kosovë, ishin tërbuar dhe s´kursenin aspak mjetet e dhunës fizike dhe psiqike ndaj atyre që hidheshin në barrikadat e qëndresës shqiptare, ata shkretanë dështakë, ishin vërsulur si hienat nga dy taborre: jo vetëm okupatorët por dhe puthadorët e tyre shqipfolës.

Përballë kësaj gjendjeje kërkohej jo vetëm trimëria por dhe zgjuarsia organizative për të vepruar me guxim në në rrugën e nderit e të qëndresës; pra, duheshin trimëria dhe dituria- të cilat Bajram Bahtiri, i kishte në gjenin e tij me bollëk, ato i gurgullonin si burimet e maleve tona, në trupin e tij prej kreshniku dhe në gjakun e tij të dlirë dhe liridashës.

Veproi, në kohën kur shtypej pamëshirë çdo mendim i lirë atdhetar, në kohën kur “baballarët e kombit” u binin daulleve ogurzeza të diferencimeve e spiunimeve, kurse, bajraktarët e sotëm “demokratë”, atëbotë, heshtën si mumjet pa marrë guximin të flisnin bile një fjalë në shërbim të së vërtetës dhe lirisë, por e penguan me të gjitha format dhe mjetet ribashkimin dhe zgjimin kombëtar.

As krismat e armëve të trimave si : Rexhep Mala e Nuhi Berisha, Afrim Zhitisë e Bahri Fazliut, Nebih e Tahir Meha, e Bajram Bahtiri, nuk i zgjonin dot nga letargjia, verbëria politike dhe lakmia për t´i ruajtur privilegjet e fituara me turpe e krime; në shërbime të pushtetit të huaj; të majmur nga djersa dhe gjaku i popullit, që mjerisht i lindi dhe i rriti!

Por, shkretanët e pacipë e të paskajshëm, qëndronin ose vepronin herë si spektatorë e herë si mizorë, përballë dramës së tragjedive të mëdha, që po zhvillohej në fushëbetejat e Shqipërisë Etnike.
I brumosur me ide revolucionare marksiste-leniniste; dhe i armatosur me armë zjarri, si shumë shokë e shoqe, Bajrami e parashikonte kështu ardhmërinë e atdheut, kur thoshte: “Veç rezistenca e armatosur e popullit shqiptar, i cili po vuan në robërinë jugosllave, ia sjellë atdhut lirinë”!
Ay, kishte besim në veprat heroike e jo në konjuktuara mashturese të ashtuquajtuara “diplomatike” pacifiste.

Dëshirë e tij e flaktë qe; të ruheshin si sytë e ballit dhe të forcoheshin dashuria dhe sinqeriteti për shokët dhe shoqet, ashtu siç e kishin trimat e mëdhenj shqiptarë: Ismail Qemaili, Isa Buletini, Luigj Gurakuqi, Hasan Prishtina,

Bajram Curri, Azem Galica e të tjerë të cilët e shkruan historinë tonë kombëtare, me gjak lirie.

-Gjthashtu, dëshironte që të shkohej rrugës organizative të komunistëve shqiptarë si: Enver Hoxha, Qemal Stafa, Emin Duraku, Vojo Kushi, Xheladin Hana e të tjerë, të cilët i goditën në ballë fashistët italo-gjermanë, me trimëri e besa-besën shqiptare. Pa i çuar përpara këto tradita e virtyte luftarake të popullit tonë, nuk mund t´u japim grushte vdekjeprurëse armiqve.
-Një tjetër ide vizonare heroi Bajram Bahtiri e theksonte atëbotë, kur thoshte: “Unë, kurrë s´do t´i shërbejë APJ-së, sepse, kjo është armatë pushtuese për ne shqiptarët dhe jam i bindur thellë se, në një kohë të afërt, kjo rini heroike shqiptarte, s´do t´i shërbejë kësaj armate fashiste”.
-Ja, siç po rrjedhin “lumenjtë” historikë, përballë rrebesheve të kohës, -të qëndresës luftarake, këto parashikime të heroit së shpejti do të bëhen realitet.

Më tej- siç më tregonte motra e heriot, Zet´hanja: “Më kujtohet se, kur Bajrami ishte duke e lexuar romanin, “Nëna” të Maksim Gorkit, atë roman që komunsitët shqiptarë e lexonin burgjeve të monarkisë fashiste të Zogut; me një rast e ftoi pranë vetes nënën tonë të dashur, Nailen dhe i tha: “Ja, nënë! Edhe kjo nënë

( heriona e romanit), ishte fetare dhe amvise; por, i mësoi shkronjat, shpërndau trakte kundër regjimit carist rusomadh; pra, kjo nënë kreu aksione revolucionare, kjo nënë i mësoi shkronjat nga i biri –sikur ti ; (sepse, Bajrami ia pat mësuar shkronjat nënës sonë); dëshiroj- i tha –që, edhe ju nënat tona trimëresha ta ndiqni rrugën tonë revolucionare”.

E revoltuar tej mase, më tej Zet´hanja tregon për rastin e saj më të hidhur në jetë:

– “ Pas vrasjes së Bajramit, e tërë familja kemi përjetuar keqtrajtime të rënda e fyerje nga armiqtë dhe zagarët e tij titistë-shqipfolës. Në momentin kritik kur ndodhi ngjarja, nënës sonë i pat rënë të fikët, e ftuam mjekun, mirëpo policia kriminale s´e lejoi atë, që t´ia jepte ndihmën e parë. O, sa tmerr!

Me atë rast më dërguan në burg mua, -pastaj, nënën dhe vëllaun tim Rrahmanin.
Unë, u dënova 2 vjet burg, kurse, Rrahmani u dënua 7 vjet burg, për veprimtari armiqësore, kundër regjimit jogusllav.

O, sa heroizëm, o, sa madhështi!
-E tërë familja në rrugën e lirisë e të ribashkimit kombëtar.
Vuajtjet ishin shumë të rënda, por qëndresa shqiptare i përballonte-, përballonim si shumë familje shqiptare -thoshte ajo.

Gjatë bisedës në mërgim me këtë ilegale të vendosur, si ato heroinat shqiptare një brengë të saj e spikata në veçanti: ajo shqetësohej dhe revoltohej nga disa “gjentelmenë” politikë “të modernizuar”, pacifistë, të cilët shpesh po i mohojnë apo injorojnë veprimtarinë ilegale të rinisë heroike shqiptare; ata, thonë me cinizëm se, kinse ilegalët “paskan bërë pak”, “nuk e paskan internacionalizuar sa duhej çështjen e pazgjidhur shqiptare” e të tjera gjepura…

Duke u bazuar nga e kaluara dhe e sotmja historike; lidhur me këtë midios tjerash i thashë: “Ty, e nderuar atdhetare , lidhur me këtë brengosje ke drejt, mirëpo, kjo do të jetë krejt e përkohshme, sepse, populli do ta kuptojë njëherë e mirë në të ardhmen se, internacionalizimin e vërtetë, nuk mundën as do munden ta bëjnë ata që sot po çirren për paqe në robëri -por, internacionalizimi i çështjes sonë do të vijë vetëm nga qëndresa dhe lufta e popullit tonë, sipas gjurmëve të heronjve që luftuan me armë në dorë ndër vite përballë armiqëve të të gjitha kohërave”!

Ky internacionalizim as nuk u bë as nuk do bëhet për hir të këtij udhëheqësi apo partie me orientime “gandiste”, -durim dhe vetëm durim, në paqen e përgjakur, nën thundrat armike…

Kjo, veprimtare, brengosej gjithashtu, për faktin që njëkohësisht po injorohen dhe po shkilen vlerat kombëtare të ideve revolucionare, të atyre që e fituan edhe luftën mbi fashizmin botëror.

Në vendet demokratike, lejohen idetë marksiste-leniniste; madje, për këtë mund të gjejmë në biblioteka bagazhe me libra të tëra të filozofëve të mëdhenj marksistë-leninistë, si Marksi, Engelsi, Lenini e të tjerë; kurse, në Tiranë, nga qeveria berishjane, këto libra digjen!

Vërtetë, kjo është shprehje e një kulture tipike foshnjore me ide fashiste!

Ne, kjo nuk na nderon si komb i lashtë në Ballkan.

Bajram Bahtiri, më 8 shkurt 1984 hyri në radhën e atyre qindra e mijëra dëshmorëve të atdheut, hyri krenar me revolverin e tij si Avni Rustemi legjendar i cili e qëlloi tradhtinë në ballë.

-Xhevdet Ramabaja, zhytur në tradhti, besëpreri kokëshkretë, i erdhi në shtëpi, u përpoq ta dekonspironte tek armiku gjakatar sllav, mirëpo trimi me fletë nuk iu përul, por iu vërsul si sokol mali me ç´rast e eliminoi jo vetërm moralisht, por edhe fizikisht pa iu dridhur qerpiku.

Bajram Bahtiri, e flijoi veten , për t´i ruajur shokët dhe shoqet e Lëvizjes që i takonte, që të mos binin në kthetrat e gjakatarëve jugosllavë, me ç´rast organizimi ilegal do të merrte goditje të rënda…
Pa një qëndresë të tillë, me “ nagant” në dorë, si ajo e stërnipit të Bajram Currit, Revolucioni nuk do të triumfonte kurrë në trojet e Shqipërisë Etnike.

Po e përfundoj këtë shkrim-përkujtim; me idenë e atdhetarit tonë të madh, Hasan Prishtinës se: “Më e mirë një pushkë në mal, se një thes me fjalë” !

…Dhe, me këto vargje të nxjerra nga zemra ime e zhuritur prej mërgimtari:

“Të gjithë ata bij e bija,
Që për lirinë e Shqipërisë Etnike vriten,
Në zemrëne madhe të kombit,
Përmendoret do t´u ngriten!

Ëverum, 21 Shkurt 1994

PS:
Ky shkrim u botua për herë të parë më 21 Shkurt 1994 në revistën e mërgmitarëve, që botohej po aty në Överum të Suedisë, revista quhej, “Shqiponja e Horizonteve”.

Komente

Share This:

About admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Albin Kurti, Hasan Prishtina i kohëve moderne

Bosnjëzimin e Kosovës, privatizimin neoliberal, plaçkitjen, nigerizimin  e vendit dhe gjendjen e ...