Home / Lajme / Beqir Elshani: ANEKDOTA

Beqir Elshani: ANEKDOTA

1. FASULE ME POLITIKË
Në telefon zhvillohet një bisedë familjare.
– E dashur çka ke blerë për drekë? – pyeti bashkëshorti gruan e tij që kishte dalë në treg.
– Kam blerë fasule dhe politikë, – u përgjigj gruaja.
– Mirë fasule, por politika ç’të duhet? – u habit burri.
– Me politikë zihet fasulja, i dashur, – shpjegoi gruaja.

2. [b]MALET NË SHITJE[/b] Një qytetar hyri me një ndërtesë të madhe, iu afrua derëtarit dhe e pyeti:
– Tungjatjeta! Kam ardhur për të blerë 1000 hektarë male, ku duhet të bëj kontratën e blerjes?
– Zotëri, kjo është Akademia e Shkencave të Kosovës, nuk është Agjencia Kosovare e Privatizimit, – tregoi derëtari.

3. [b]DUAM PUNË! [/b] – Ku është dallimi mes qeverisë dhe punëtorëve me parullën “DUAM PUNË!”?, – pyeti qytetari i parë.
– Dallimi është se punëtorëve u dhëmb barku, kurse qeverisë i dhëmbin sytë, – u përgjigj qytetari i dytë.
– A kanë dallim shpresa e qeverisë me shpresën e popullit? – vazhdoi të pyes i pari.
– Kanë dallim. Populli shpreson që qeveria të thyej qafën, kurse qeveria shpreson që populli të bie në gjumë, – u përgjigj i dyti.

4. [b]TRI GJINI NË PARLAMENT[/b] – Sa gjini gjenden në Parlamentin e Kosovës? – pyeti njëri mikun e tij duke menduar për ndasitë politike.
– Janë tri gjini, meshkujt, femrat dhe demokratët, – u përgjigj miku i tij.

5. [b]TËRHEQJA E MYSHTERINJVE[/b] – Për çka e keni sjellë këtë vazo me lule në shitore? – pyeti shefi tregtarët.
– E kemi sjellë për të tërhequr myshterinjtë, – u përgjigjën tregtarët.
– Myshterinjtë tërhiqen me mall të mirë, jo me lule, – ia ktheu shefi.

6. [b]DREJT DHE SHTREMBËR[/b] – A më mirë është të rrimë drejt e të flasim shtrembër, apo të rrimë shtrembër e të flasim drejt? – pyeti kryetari i kuvendit.
– Më mirë është të rrimë drejt dhe të flasim drejt, – u përgjigj deputetja në kuvend.

7. [b]TELEMOBILI ME FILMA[/b] – Grua, ku e kam telemobilin, po shkoj në mbledhje? – tha bashkëshorti.
– Pasi po shkon në mbledhje, ç’të duhet telemobili? – ia ktheu gruaja me hani.
– Nuk më kalon dita në mbledhje, po nuk shikova ndonjë foto cullakane, – tha bashkëshorti.

8. [b]UJKU APO DROGA[/b] – Arditë, a më i rrezikshëm është ujku, apo droga? – pyeti një rinosh moshatarin e tij.
– Më bën një pyetje pa lidhje, kur dihet që droga ta merr shpirtin ngadalë, kurse ujku ta merr menjëherë, – u përgjigj i dyti.

9. [b]LIRIKA PËR FËMIJË[/b] – A di të më thuash ndonjë lirikë për fëmijë? – e pyeti mësuesi nxënësin.
– Po, mësues, “Isë Isë, argat i Serbisë”, – ia priti nxënësi.

10. [b]POLITIKANI DHE MËSUESI[/b] – Politikani dhe mësuesi lundrojnë me lundër, cili prej tyre do të mbajë rremat? – pyeti një plak mikun e tij.
– Mësuesi, politikanit nuk besohet, ai të mbyt, – u përgjigj miku i tij.

11. [b]LUNDRA PËR DY VETA[/b] – Dy qytetarë me gratë e tyre, duan të kalojnë matanë lumit, mirëpo lundërtari thotë se nuk ka vend për katër veta, ndaj si do të veprojnë? – parashtroi pyetjen një mik i vjetër.
– Nëse janë politikanë, lundërtarin e hedhin në lumë, pastaj lundra i zë të gjithë, nëse janë arsimtarë, presin, – u përgjigj kureshtari.

12. [b]VEPRIMI POLICOR[/b] – Me cilën dorë e hap Policia e Kosovës derën e selisë së Vetëvendosjes? – pyeti një delegate.
– Me dorën e majtë, – u përgjigj tjetri.
– Gjepura, Policia e Kosovës derën e thyen me shkelma, – ndërhyri i treti.

13. [b]KRYEQYTETI I KOSOVËS[/b] – Kush është kryeqyteti i Kosovës? – pyeti arsimtari nxënësen.
– Derisa Vetëvendosja gjendet në burg, kryeqytet është Brukseli, – u përgjigj nxënësja.

14. [b]LAKIMI I EMRIT[/b] – Si bëhet lakimi i emrit “vetëvendosje”? – pyeti arsimtari nxënësin.
– Vetëvendosja nuk lakohet, arsimtar, lakohet Qeveria e Kosovës! – u përgjigj nxënësi.

15. [b]DURIMI AKTIVIST[/b] – Durim, sipas emrit që ke, duhet të jesh gandist, dhe atë në LDK, jo revoltues në LV, – i tha polici aktivistit të Vetëvendosjes.
– Emrin ma kanë lënë prindërit, revoltën ma dha Kosova, – ia ktheu me zemërim aktivisti i LV.

16. [b]GJYSHI NË BRUKSEL[/b] – Gjysh, më pëlqejnë kuajt, më sill një kalë prej Brukselit, – e porositi nipi gjyshin kryeministër që po shkonte në Parlamentin Europian.
– Nip, prej Brukselit mund sjellë macen, jo kalin, – tha kryeministri, duke i kthyer shpinën nipit.

17. [b]PENGESA NË LEXIM[/b] – Doktor, kam pengesa në lexim, në vend të togfjalëshit “zyrtarët e qeverisë”, lexoj “zagarët e qeverisë”, – u ankua qytetari.
– Mirëpo, nëse shkruan “zagarët e qeverisë”, atëherë si e lexon fjalinë? – e pyeti psikologu.
– Kuptohet, zyrtarët e qeverisë, – ia ktheu qytetari që vuante prej afazisë.

18. [b]GAZETARI SUEDEZ[/b] – Si po kalon me punën e gazetarisë? – e pyeti një mik gazetarin suedez.
– Mirë faleminderit! I vetmi dallim është se kur shkruaj shqip, Kosova vuan, kur shkruaj serbisht, Serbia feston.

19. [b]KOKA E QEVERISË NË RËRË[/b] – Cila kafshë e fut kokën në rërë kur rrezikohet prej armikut? – pyeti arsimtari nxënësin.
– Qeveria, arsimtar, – u përgjigj nxënësi.
– …Nuk e kam ditur që qeveria është kafshë, – ndërhyri një tjetër nxënës i befasuar.

20. [b]NGJYRAT E KOSOVËS[/b] – Qysh mund të dish cilat shtete e kanë njohur Kosovën e pavarur? – pyeti një ministër kolegun e tij.
– Shumë lehtë, ato shtete që e kanë ngjyrën e kuqe si të Amerikës, e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, kurse ato shtete që e kanë ngjyrën e gjelbër si të Rusisë, janë kundër Kosovës.

21. [b]FJALA “DEMOLIM”[/b] – Unë nuk e kuptoj fjalën “demolim”, shqip thuhet dëmtim, shembje, shkatërrim. Prandaj nuk shkruhet “çohuni burra ta demolojmë shtetin!”, por “çohuni burra ta shkatërrojmë shtetin!” – u ankua një lexues në faqet e shtypit të ditës.

22. [b]VERBIM ME LOTSJELLËS[/b] – Doktor kërkoj shërim, jam verbuar prej gazit lotsjellës, prandaj askund nuk shoh të mirat e vendit tim, – u ankua një deputet i Parlamentit të Kosovës te mjeku i syve.
– Me barin që të caktoj unë, patjetër do të shërohesh, megjithëse të mirat e vendit kurrë nuk do t’i shohësh, – ia ktheu me zemërim mjeku i syve.

23. [b]PYETJA E GAZETARIT[/b] – A më shumë ka atdhetarë, apo tradhtarë në Kosovë? – pyeti gazetari veteranin e luftës.
– Krejt shqiptarët janë atdhetarë, mirëpo e keqja është që qeveria të gjithë me një gisht i rrëzon, – u përgjigj veterani.

24. [b]KAÇAVIDA[/b] – Çka shërben kaçavida? – pyeti arsimtari i kriminalistikës në akademinë e policisë.
– Kaçavida shërben për të shtrënguar e për të liruar vidat, – u përgjigj një kadet.
– Kujdes, nuk je në shkollën mekanike, je në akademinë e policisë! Prandaj kaçavida shërben për thyerjen e bankës, pa të cilën asnjë derë nuk hapet dot, – shpjegoi arsimtari.

25. [b]BREDHI I PAVARËSISË[/b] – Qeveria e Kosovës ka bërë traditë që për çdo vit të ndezë “Bredhin e Pavarësisë” me anën e së cilës përgëzon përmbushjen e dëshirave të popullit drejt lumturisë, – tregoi një deputet.
– Tani në vend të bredhit qeveria po e djeg shtetin, – shtoi deputeti tjetër në sallën e kuvendit të stolisur me balona.

26. [b]DALLIMI MES QEVERISË DHE POPULLIT[/b] – Ku është dallimi mes qeverisë dhe popullit, – pyeti njëri mikun e tij.
– Dallimi është se qeveria është e vogël, por e fuqishme, kurse populli është i madh, por i dobët, – u përgjigj i dyti.
– Mirëpo cili prej tyre e mban shoqin? – vazhdoi të pyes i pari.
– Dihet, lopën e kullot populli, kurse qumështin e merr qeveria, – përmbylli i dyti.

27. [b]ANTITEZA[/b] – Si quhet ministri budalla dhe ministri i mençur në logjikë? – pyeti njëri të pranishmit.
– Opozitë, i nderuar, – u përgjigj i dyti.
– Jo, antitezë quhet, – tregoi i pari.

28. [b]NJERIU ME HUDHËR[/b] – Pse po ha hudhër? – e pyeti njëri fqinjin kur e pa duke ngrënë hudhër në qendrën tregtare.
– Po ha që të përballoj erën helmuese të parfumit dhe tymin e duhanit në qytet, – u përgjigj fqinji.

29. [b]KËRKESË PËR PENSION[/b] – Ç’ pension dëshironi zonjë? – e pyeti një plakë referenti i entit për pensionim.
– Dua dyfishin e pensionit të burrit tim, dhe gjysmën e rrogës sime, – u përgjigj plaka që po priste pensionin.
– Me siguri jeni veterane e luftës? – pyeti me habi referenti.
– Jo, jam ish gruaja e kryetarit të shtetit, – u përgjigj plaka.

30. [b]AFATI I PRODHIMIT[/b] – Nëse çokollatave u kalon afati përdorimit, a do t’i hedhësh, apo do t’ua vazhdosh afatin për shitje? – e pyeti shefi i shitores kandidatin për pranim në detyrë.
– Ua vazhdoj afatin e përdorimit, për të mos falimentuar shitorja, – u përgjigj kandidati.
– Po të zuri komisioni sanitar, çdo të bësh atëherë? – vazhdoi të pyes shefi me fytyrë të vrenjtur.
– Atëherë përgjigjesh ti, – ia ktheu kandidati.

Suedi, 28.01.2016

Komente

Share This:

About admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Albin Kurti, Hasan Prishtina i kohëve moderne

Bosnjëzimin e Kosovës, privatizimin neoliberal, plaçkitjen, nigerizimin  e vendit dhe gjendjen e ...