Home / Lajme / ANTI-AMERIKANËT NË KOSOVË JANË SHKELËSIT E KUSHTETUTËS SË SHTETIT TË TYRE!

ANTI-AMERIKANËT NË KOSOVË JANË SHKELËSIT E KUSHTETUTËS SË SHTETIT TË TYRE!

-RAMUSHI GABOI QË BASHKËPUNOI ME LDK-PDK-n!
-REFLEKTIMI POZITIV, I RAMUSH HARADINAJT, ËSHTË HAP I MADH PËRPARA PËR AAK-n DHE SHPRESË PËR KOSOVËN!

REAGIM NDAJ Z, BAJRAM GECAJ!

-Anti-amerikanë, jeni ju o të pabesë; qeveritarë, pushtetarë “kosovarë” dhe “kosovare”, dhe puthadorë e puthadore të tyre.
Ja pse them kështu, në radhë të parë: nëse Amerika nuk e lejon nëpërkëmbjen e popullit të saj nga ASKUSH në bote, ju e lejoni këtë ta bëjë jo vetëm një shtet po e tërë bota armike dhe “mike” për ju mjafton të ketë vetëm nofkën, kinse demokratike.

-Nëse Amerika ka luftuar dhe e ka fituar idenë MADHORE të VETËVENDOSJES si parim dhe realizim parësor për ardhmërinë saj; juve aspak nuk ju vriten mendjet e sëmura nga lëshimet (kompromiset) që i keni bërë dhe po i bëni me Europën ndërmjetësuese, Serbinë bahkëpunënuese dhe Rusinë udhëzuese.
– Amerika, gjatë tërë historisë së saj me armiqtë as me aleatët, nuk ka bërë lëshime kaq të dëmshme në dëm të popullit dhe të territorit të saj.

-Nëse ju jeni kampion në rajon për hajni, të cilin ju po e quani me hijeshi,“korrupsion”; Amerika, këto turpe dhe krime ekonomike nuk i ka lejuar kurrë kaq haptas e kaq pa përgjegjësi, që pushtetarët e saj të shkelin kaq pamëshirë mbi popullin e tyre.

-Ju, nuk e keni plagosur, – por e keni vrarë DREJTËSINË në Kosovë-Shqipëri; këtë krim kaq të zi kundër popullit të saj ,Amerika as e ka lejuar as e lejon;.Amerikës, po i shqyhet gurmazi , po i ngjiret zëri për vite të tëra, duke ju thirrë juve,NDALOJENI hajninë, (korrupsionin) , o ” të uruar”!

-Nëse në Amerikë çdo vit rritet interesimi për të papunët dhe kuotat atje bien,
( unë nuk them të matemi me Amerikën; sepse nuk i kemi ato muskuj); -mirëpo, tejet tragjikisht po rrokulliset ANIJA shqiptare, nga drejtuesit apo më saktë sunduesit e saj; pra papunësia po ngrihet si dallgë deti, duke i hedhur jashtë mijëra mërgimtarë; derisa Serbia fashiste dikur i ka ndjekur shqiptarët e Kosovës, me urdhërin e S. Millosheviqit operacionin “Patkoi” ; tash qeveria e ish-bashkëpunëtorit të tij Isë Rrahman-Hashimit; po i ndjekë shqiptarët e Kosovës, sipas operacionit të heshtur, dinak,-do ta quaja : “Operacioni Thumboi”, -pra kur qytetari përditë e përnatë thumbohet idhshëm nga krizat ekonomike, politike, sociale, kulturore, shkencore; përditë thumbohet fyhet , maltretohet e përgjaket në rrugë apo në zyrat e partisë si ajo e VV; nga pushteti shtypës, kur përditë thumbohet idhshëm nga mitomania (ryshfeti), po thumbohet, injorohet, refuzohet nga nepotizmi;( njoftësia); Ay qytetar apo ajo qytetare, i ka dy mundësi: o të protestojë, të përgatitet për beteja për jetë a vdekje; -të vuaj burgjeve, të vrapoj gjyqeve,- të martirizohet gjer në flijim, apo të ikë kah sytë këmbët; -mjerisht, gjer më tani shtresa të ndryshme popullore goxha shumë po i takojmë grupit të dytë fatkeqësisë.
-Mbase, kam dhe kemi edhe shumë elemente tuaja reaksionare, të pafundme që do t´ua sjellin fundin; – për t´jua kujtuar mor z, Gecaj; mirëpo në një reagim gazete, nuk lejon mundësia t´i përshkruaj/më, të gjitha mynxyrat që ju ia keni shkaktuar dhe po ia shkaktoni këtij populli të shumëvuajtur; përkundër faktit si shpatë me dy teha: nuk i meriton dhe i meriton.
1. Nuk i meriton, sepse ka vuajtur shumë në “paqen e vdekshme” të Ibrahim Rugovës, dhe në luftën çlirimtare të Adem Jasharit.

2. I meriton këto vuajtje, të prapësive tuaja , të prapakthimeve tuaja mbi kurrizin e tij, sepse, tepër dhe shumë gjatë ju besoi dhe ju duroi; edhe kur e keni vjedhur edhe kur e keni blerë votën e tij; nga varfëria, Ay i ziu popull gaboi që nuk ju demaskoi me kohë. Por gaboi edhe VV dhe Opozita që votat e vjeshura e të blera i gëzuat, pastaj i keni bërë “rrush e kumbulla”,-pra zgjedhjet ua pranoi.

3. Gaboi gjithashtu që, nuk e votoi bindshëm VV, e cila e dha para tij programin e saj, e dha provën e saj që nuk vrapon sa për të kapur ATDHEUN me pushtet , por punoi dhe u sakrifikua me tërë qenien e saj ; veprimtarë e veprimtare brenda dhe jashtë atdheut që Kosova të ketë sovranitet të plotë; e jo të mbetet kacavjerrë si pulë e lagur, e përqeshur e zdeshur nga mafia politike dhe sahanlëpirësit e saj kudo nëpër botë.
– Prandaj, VV është në radhë të parë, PURO SHQITPARE, në radhë të dytë PURO DEMIOKRATIKE; dhe aspak anti-amerikane, pikërisht në faktin pse qenka majtiste, por, duke u bazuar në faktet që shkrova më lart; ju jeni anti-amerikanët më të egër që, keni rënë dhe KURDOHERË po bini ndesh me ato vlera që, Amerika krenohet.

-Dhe, krejt në fund;nëse Amerika gjatë tërë historisë së saj përparimtare dhe reaksionare, ka vepruar dhe po vepron në radhë të parë për interesat e saj shtetërore, kundër shteteve armike dhe jo rrallëherë dhe në dëm të shteteve si aleate të saj; as kjo nuk i ka munguar gjatë historisë qindra vjeçare demokratike dhe jo demokratike ; ndërsa, ju o derëzi e babëzi , para luftës LDK-ja, dhe pas luftës PDK-ja, dhe satelitët e tyre, keni vepruar dhe po veproni në radhë të parë për interesat e armiqve tanë serbomëdhenj, dhe të “aleatëve” pa dallime, kinse të shquar për demokraci, atyre evropiane dhe rusoputinaine dhe aspak për interesat e Kosovës, dhe të popullit shqiptar që ju ka besuar; që tani fatbardhësisht ;-më mirë vonë se kurrë; ka filluar goxha shumë të mos iu besojë më tutje;-por juve aq u bënë përshtypje kjo përderisa e keni zgjedhur rrugët e turpeve dhe të krimeve të sundoni popullin me mashtrime e dhunë, për aq sa, -“do t´ju shkon kungulli mbi ujë”.
-Mos harroni!
Historia e popujve të shtypur dhe e popullit tonë kurdoherë e ka dëshmuar se, s´ka fuqi që mund ta ndalë rezistencën popullore, kur ajo është e bashkuar për të mbrojtur lirinë dhe sovranitetin e saj, përballë armiqve dhe bashkëpunëtorëve të tyre.
Rroftë REZISTENCA! RROFTË VV!

[web url=http://gazetablic.com/gecaj-ramushi-gaboj-pse-bashkepunoj-me-antiamerikanet-e-vv-se/]http://gazetablic.com/gecaj-ramushi-gaboj-pse-bashkepunoj-me-antiamerikanet-e-vv-se/[/web]

About admin

Leave a Reply

x

Check Also

ÇEDOMIR PETROVIÇI – INTELEKTUALI SERB QË I KËRKON FALJE POPULLIT SHQIPTAR PËR TË GJITHA MËKATET E POPULLIT TË TIJ SERB

Një tekst interesant nga dramaturgu serb, Çedomir Petroviçi (i biri aktorit serb ...