Home / Lajme / AMBASADORI I AMERIKËS GREG DELAWIE DUHET TË LARGOHET NGA KOSOVA!

AMBASADORI I AMERIKËS GREG DELAWIE DUHET TË LARGOHET NGA KOSOVA!

(Unë autori i këtij reagimi, jam veprimtar i VV dega jashtë vendit, jam nënshkrues i këtij peticioni)

REAGIM

[web url=http://megapress.info/nis-peticioni-per-largimin-e-ambasadorit-amerikan-nga-kosova/]http://megapress.info/nis-peticioni-per-largimin-e-ambasadorit-amerikan-nga-kosova/[/web]

-Ka kohë që ky ambasador fanatik me qëndrime të njëanshme, thellësisht anti-shqiptare me ide pro-serbe, nuk po zbaton politikë diplomaci të drejtë ndaj kombit shqiptar në Kosovë.
-Prandaj krejt natyrshëm, nuk e ka respektin e kombit shqiptar.
Me deklaratat e tij të pamatura cinike dhe tendencioze për gjendjen politike të krijuar në Kosovë, në raportet ndërshqiptare pozitë-opozitë vazhdimisht po i qet benzinë zjarrit të ndezur nga krerët e qeverisë kuislinge të drejtuar nga Isa dhe Hashimi, të cilët me nënshkrimet në Bruksel në dëm të kombit e të atdheut, pastaj me papërgjegjësinë dhe kryeneçësinë së tyre politike po duan të shkrumbojnë shtëpinë e madhe të quajtur, Kosovë.
Këta z, servilë bashkë me miqtë europianë të Serbisë, ia kanë vënë detyrë vetes të angazhohen për ricopëptimin e Kosovës për interesat e Rusisë putiniane

Ne, shqiptarët gjatë shekujve kemi ditur t´i nderojmë miqtë e vërtetë dhe aleatët e sinqertë, por aleati kur del kundër Republikës dhe sovranitetit të saj, kur e përkrahë ”Zajednicën”, projektin afatgjatë serbomadh për ta bosnjëzuar Kosovën, atëherë e humbë simpatinë nga populli ynë.

-Dihet që, gjatë luftës nga regjimi kriminal i Serbisë pushtuese në Kosovë,
ndodhi spastrimi etnik me dhunë; populli shqiptar në anën veriore të Kosovës, mirëpo këtë tmerr popullsia e asaj ane; e përjetoi edhe pas luftës çlirimtare, kjo tash po vazhdohet më tej të bëhet dhe në komunat tjera, ”me shumicë serbe”-si po e quani ju përkrahësit e politikave të Serbisë në Kosovë dhe klasës së sotme reaksionare në pushtet.
-A nuk janë po këta projektues famëkeq që morën dhe i futën në gjirin e komunave serbe dhe katunde të tëra shqiptare vetëm që ta mbushin ”kuotën” e tyre, me numrin e banorëve dhe me hapësirat që duhej të bëhej një komunë?!

Pas përpjekjeve mashtruese lidhur me decentralizimin ahtisarian, mohuesit e sovranitetit të shtetit të Kosovës, shkuan dhe më tej, në Bruksel e pranuan “Zajdenicën”, famëkeqe.
-Tash me këtë rast do të shtroja pyetjen z, ambasador i cili po merr revan të deklarohet me aq ashpërsi kundër dhunës së opozitë e në veçanti kundër VV-s;
Ju z, ambasador, Delawie, a do të lejonin ju në Amerikë që, nëse presidenti juaj, ndonjë kongresmen, apo sekretari për politikë të jashtme i Amerikës të shkelnin 23 Nene të Kushtetutës amerikane dhe kjo, pastaj e vërtetuar nga gjykata Kushtetuese, -ndërsa, ai, ajo përsëri të kishte luksin e pretendimeve të vazhdonte të sundonte popullin amerikan, madje edhe pas asaj tradhtie kombëtare, edhe pas gjithë atyre trazirave popullore të konkurronte dhe për president i shtetit?!!!

Jam i bindur që po të kishte ndodhë kjo, që dikush të mbronte shkelësit e Kushtetutës amerikane jo vetëm ndonjë amerikan, por dhe një shqiptar në Amerikë po të tentonte ë shkelte të drejtat e popullit amerikan, ne do të bënim peticion për ta hequr atë.

Amerika, i ka hequr disa kryetar shteti të saj kur ata e kanë shkelur Kushtetutën e saj. Kjo, gjithashtu ka ndodhë dhe në Kosovë, pikërisht nga kjo klasë politike pas luftës.

”Miku i mirë në ditë të vështirë” –thotë populli ynë, me një fjalë të urtë.
-Ne, nuk harrojmë lehtë, aq sa kujton dikush; mik i madh për ne shqiptarët, ishte dhe mbeti gjer më sot, i madhi ish-ambasador, Woliam Woker.

Unë, që për ty z, GREG DELAWIE tash po i shkruaj këtë shkrim –reagim dhe po e nënshkruaj peticionin për largimin tuaj, -dije mirë z, Delawie, që ndonëse me ide jam majtist, përderisa jam veprimtar në organizatën VV, dega jashtë vendit këtu ku jetoj; nuk jam anti-amerikan, nuk jam as mosmirënjohës për ndihmën e madhe që Amerika mike ia ka dhënë kombit shqiptar, për çlirimin Kosovës.
Prandaj, mikut të cekur më lart, William Walker me vullnet dhe përkushtim të madh, më 10 Dhjetor, 2010 ia kam kushtuar një poemë epiko-lirike, -për ndihmën e tij dhënë kombit tonë, për qëndresën e tij në vitet e stuhishme gjatë luftës së UCK-së dhe në veçanti për pikëpamjet e tij të drejta edhe pas luftës sonë çlirimtare, ndaj çështjes shqiptare.
-Për lexuesit e nderuar, prej 50 vargjeve sa i ka poema, këtu po i paraqes disa nga vargjet e poemës:

INTERNACIONALISTIT IDEOLOGUT TË MADH TË VETËVENDOSJES
(Kushtuar mikut të madh të kombit shqiptar, William Walker)

…Ah! Miku i madh Wokeri,
Plaku i urtë nga Amerika,
Nuk mashtrohet nga kolltukët,
As nuk di, ç´është frika!
Si engjëll -mjekërbardhi,
Vjen krenar në Prishtinë,
I thërret me guxim shqiptarët,
Ribashkohuni me Shqipërinë!

Përkrahë Vetëvendosjen,
Parimin e lirisë!…
Që ia hap shtigjet,
Barazisë së njerëzisë!
E përkrahë Albinin,
Vizionarin e ri,
Që, nuk matet -me stuhi deti,
Qëndresa heroike e tij!…

Madhështori!
Që ua kalon ca shqiptarëve,
Po tregohet më trim e bujar,
Që ua kalon shumë pushtetarëve!
Se disa pushtetarë, qyqarë!
Po e mohojnë veten- si kërmij pusat,
Po e duan jetën!…
Ah! Miku i madh Wokeri,
Plaku i urtë nga Amerika,
Që kërkon ribashkim me Shqipërinë.

Lexo poemën të plotë:
[web url=http://www.albaniapress.com/lajme/13082/Fadil-SHYTI–POEME.html]http://www.albaniapress.com/lajme/13082/Fadil-SHYTI–POEME.html[/web]

-Sikur të ishte e mundur do të dëshironim të vinte me punë, përsëri në mesin tonë, do ta prisnim me zemra të hapura.
Por, ja shihe qartë z, Delawie, ti po shkakton urrejtje edhe ndaj Amerikës, ndaj nuk je i dëshirueshëm në mesin tonë, sepse po e ulë prestigjin amerikan në rajon.
-Pse them kështu: sepse, po i përkrahë shkelësit e Kushtetutës, po i përkrahë hajnat/ të korruptuarit në pushtet, po i përkrahë uzurpatorët që e kanë kapë shtetin dhe po e ngufasin ardhmërinë e popullit shqiptar në Kosovë, po e sundojnë mizorisht, pra klika, dyshja famëkeqe Isa-Thaçi. Isa kanë mëkate në të kaluarën e tyre:
Isa, si pjesëmarrës në qeverinë e Kosovës gjatë kohës së Sllobodan Millosheviqit; ndërsa, për Hashimin, sepse u kthye ne renegat i rrugës çlirimtare; pra po i bie që po e mbroni njeriun që, është spiun i serbëve, francezëve dhe rusëve!

Z, Delawie, prej kohësh jeni duke e ngritur zërin goxha lart me klithje, kinse për dhunën e opozitës në Kuvend?!!!!
-Ndërsa, njëkohësisht po harronim, apo nuk po dëshironi t´ ai dini që; dhunën më të madhe e ka filluar pikërisht pozita e Kuvendit të Kosovës; duke i përdorë fuqishëm vetëm numrat e kartelave gjelbëroshe të deputetëve të saj shumicë, të fituara me hajni dhe blerje votash; ashtu, vazhdimisht e ka injoruar për do vendim madje tepër me peshë kombëtare; opozitën, pastaj jo vetëm aty por dhe në terren qeveria me policinë politike të e yshtur me para, e ka ndërsyer kundër protestuesve duke i rënduar me dhunë e terror në selinë e VV dhe në rrugët e Kosovës.

-Lidhur me këtë akuzë boshe ndaj VV dhe opozitës së bashkuar, do të pyesja; vallë ku jeton ti mor z, në tokë apo në “qiellin e shtatë” të politikës i përcjellë nga satelitët spiunë, apo më saktë “njerëzit” robotë të pushtetit sundues në Kosovë.

-Ju, vazhdimisht, po klithni, po ankoheni,-kinse për dhunën opozitare,-tamam ashtu sipas orkestrimeve që po bën pozita sunduese në Kosovë; -po a e keni menduar ndonjëherë ju mor z, se, kush i shkaktoi këtë ikje masive pas luftës, ikjet nga Kosova nuk janë ndalë kurrë; nga varfëria, këtë mohim identiteti shqiptar, këtë përplasje kudo me padrejtësitë shoqërore, ekonomike, politike, sociale e të tjera; i shkaktoi qeveria, pozita apo opozita?
A nuk janë dhunë e pandërprerë të gjitha këto mynxyra të përditshme?!
-Pra, një qeveri kur nuk është e zonja ta drejtoj si duhet vendin e saj, ajo duhet të ikë, ajo nuk duhet të ndihmohet nga miqtë e kombit tonë, ta sundojë popullin e saj.
– Kur i përkrahni Isën dhe Hashimin, ju e përkrahni “Zajednicën!
-E keni pranuar bosnjëzimin e Kosovës, ndërsa kur e përkrahni demarkacionin me Malin e Zi, e keni pranuar ricopëtimin e saj. Pra, ju thoni verbalist, ne nuk i përkrahim këto, por realisht ju i përkrahni, sepse këto janë identike.
Ju, z, Delawie deklaruat; “Opozita po ushtron dhunë, ndaj u bë e neveritshme”.
Ndërsa, unë me këtë rast do të thosha:
Ata, ato që i përkrahin tradhtarët e kombit tonë për popullin tonë janë të neveritshëm, për faktin që, mbi të gjitha s´ka më e neveritshme se tradhtia.
Ju, po i sulmoni opozitën që po e mbron Kosovën, po e mbron ëndrrën e popullit për liri, përparim e ribashkim, po e mbron nga ricopëtimi, ndërsa po e përkrahni pozitën që po e zvogëlon Kosovën dhe po e bënë në të ardhmen një shtet jo funksional.

-A e keni menduar ju ndonjëherë që, jeni duke gabuar, duke bërë këto vepra që juve aspak si ambasadorë të vendeve demokratike nuk ju nderojnë?!
Qëndrimet absurde të një ambasadori, nuk i bën nder asnjë shteti në botë.

-Mua, do të dëshiroja të të përkujtoja ty dhe jo vetëm ty por edhe ambasadorëve të tjerë “siamezë” me ty; që, jeni shumë keq duke vepruar, jeni duke ndezur zjarrin me shkëndija që, për disa janë të padukshme, -ato, mbase edhe mund të shpërthejnë, por, kjo nuk do të ishte mirë për ne, as për juve.
Ne, veprimtarët e organizatës politike të VV dhe përkrahësit tanë të opozitës, jemi duke u përpjekur, që me rezistencë paqësore aktive të çojmë në vend amanetet e atyre mija dëshmorëve të atdheut, të cilët në njërën nga deklaratat e fundit i ke cekur edhe ti; ata,a to luftuan për një Kosovë sovrane, e jo për një Kosovë të nëpërkëmbur nga pushtetarët e saj dhe miqtë e tyre, kinse, këta qenkan edhe miq të Kosovës.
-Ku ka qeveri dhe partitë-pozitë në botë, që e godet kaq ashpër VV dhe opozitën?!
Ku ka polici në botë, që hyn me armë dhe bënë terror të paparë mbi udhëheqësin e opozitës, në këtë rast Albin Kurti, dhe mbi shumë deputetë dhe veprimtarë të saj?!
-Mua, si veprimtar i orëve të para të VV, do të dëshiroja që ju të reflektoni drejt,
të merrni masa, që të na ndihmoni të pengojmë invazionin, “e ri”, serbo-kuisling-“kosovar”, europiano-rusomadh; në kundërtën projekti jonë dhe juaji, për një Kosovë të lirë, të përparuar dhe të barabartë me vendet tjera fqinje dhe më tej, me botën demokratike,- ka rrezik serioz se, po dështon.

-Unë, nuk e di si do të veproni ju pastaj; por e di sesi do të veprojmë ne:
Ne, nuk do të lejojmë si dikur të vendoset nga të tjerët, nga të papërgjegjshmit e historisë sonë të re, që çështja shqiptare të vendoset në dëm të kombit tonë!
-Pa e zgjidhur drejt çështjen tonë të pazgjidhur, në Ballkan nuk do të ketë kurrë qetësi, ju mor z, që e kurdisni politikë –diplomacinë jo vetëm për sot, por dhe më tutje në ardhmëri të popullit tonë,-sepse, nuk po na lejoni dot, me të vendosim vet për ardhmërinë tonë ; -e, që kjo përpjekje juaja, aspak nuk është demokratike; por mos harroni që në Ballkan sot jetojmë 7 milionë shqiptarë, prandaj as nuk do të mund të anashkalohemi nga asnjë fuqi në botë.

-Kur jemi këtu do të dëshiroja të kujtoj një ide gjeniale të një atdhetari të madh, quhej Avni Rustemi,- AP burrë i madh i kombit, e pat hequr nga faqja e dheut të huaj atje në Paris, njërin nga tradhtarët më me damkë të historisë sonë të viteve 30-ta të shekullit të kaluar, Esat Toptanin.
-Mirëpo, kur francezët ia ngritën gjyqin, ai midis tjerash për politikanët dhe diplomatët evropianë dhe më gjerë pat deklaruar:
“Po na detyroni të luftojmë, pastaj po ankoheni, përse po kërcet pushka”!
(Avni Rustemi).

Me këtë dua të them; diplomacia botërore me shqiptarët, kështu po vepron gjatë të gjitha etapave historike, kjo praktikë shëmtuar diplomacie–egërsie, duhet të merr fund njëherë e përgjithmonë.

”..Për Flamur e për gjuhë amtare,
O zgjohen prapë heronjtë nën varre,

O, mos zemëro se flakë merr stralli,
O, për liri more, jo s´të falë shqiptari”!

(Këngë popullore shqiptare)
Suedi, 23 shkurt 2016

About admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

INTERVISTË ME ENVER DUGOLLIN, ISH-OFICIERIN USHTARAK TË FSK-SË, SOT ANËTAR I LËVIZJES VETËVENDOSJE!

Intervistë me Enver Dugollin. (mar nga MekuliPress) Ish oficeri ushtarak, sociologu dhe ...