Home / Lajme / 15 vite pas, padrejtësia vazhdon!

15 vite pas, padrejtësia vazhdon!

Mitrovica-ura

Në natën mes 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000, tetë muaj pas përfundimit të luftës, në veri të qytetit të Mitrovicës ndodhën trazira, të cilat ia përcaktuan fatin këtij qyteti në një drejtim krejtësisht të ndryshëm prej pjesës tjetër të Kosovës. Në orët e mbrëmjes grupe të organizuara kriminale serbe kishin dalë për të sulmuar shqiptarët me armë të ndryshme e granata dore. Në mbrëmjen e 3 shkurtit të vitit 2000 janë vrarë 10 shqiptarë dhe janë lënduar me qindra nga sulmet e një nate më parë, gjithçka para syve të KFOR-it francez. Si pasojë e këtyre sulmeve mbi 11300 shqiptarë e kanë lëshuar veriun e Mitrovicës, duke u shpërngulur në jug të qytetit, e gjetiu nëpër Kosovë.

Ngjarjet e 3-4 shkurtit të vitit 2000, kanë pasoja direkte në atë që po ndodh sot në veri të Kosovës. Ai sulm nuk ndodhi rastësisht. Ishte sulm i organizuar dhe i orkestruar tepër mirë nga ana e strukturave kriminale të Serbisë. Ai sulm kishte për qëllim spastrimin etnik të veriut të Mitrovicës nga shqiptarët dhe joserbët e tjerë, në mënyrë që vendi të sillej para një akti të kryer sa i përket përbërjes etnike dhe kontrollit të territorit.

Sot, 15 vite më vonë ende nuk janë gjykuar krimet e 3-4 shkurtit të vitit 2000. Përkundrazi, strukturat paralele kriminale të Serbisë ende funksionojnë në veri të vendit të financuara drejtpërdrejt nga Serbia dhe të toleruara nga Qeveria e Kosovës. Janë këto struktura kriminale të cilat pamundësojnë kthimin e shqiptarëve në shtëpitë e tyre. Familjet e viktimave, të shpërngulurit dhe e gjithë shoqëria jonë kërkon drejtësi.

4 shkurt 2015
Lëvizja VETËVENDOSJE!

About admin

Leave a Reply

x

Check Also

Kurti: Prioriteti ynë është lufta kundër krimit dhe zhvillimi i ekonomisë

Në një intervistë me DW, Albin Kurti, kandidati kryesor i Lëvizjes Vetëvendosje! ...