Home / Lajme / PDU viziton VETËVENDOSJE!-n

PDU viziton VETËVENDOSJE!-n

Shpëtim Idrizi dhe Dashamir Tahiri, deputetë në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë nga radhët e Partisë për Drejtësi dhe Unitet (PDU), së bashku me shumë bashkëpunëtorë të tyre vizituan sot Lëvizjen VETËVENDOSJE! në selinë e saj qendrore në Prishtinë.

Në një takim të përzemërt dhe vëllazëror u diskutua për hallet e shqiptarëve gjithandej kufijve të imponuar që dhunshëm i ndajnë ata si dhe për format e bashkëpunimit në të ardhmen. Ky është takimi i dytë që aktivistët e VETËVENDOSJE!-s, Albin Kurti dhe Liburn Aliu, patën me Shpëtim Idrizin, kryetarin e PDU-së.

Shpëtim Idrizi tregoi për pikëpamjet dhe aktivitetet e PDU-së, për qëndrimet e saj se çështja çame është çështje jo vetëm e të drejtëve të njeriut, e të drejtave mbi pronat, dhe e lirisë së lëvizjes por edhe e gjenocidit të kryer ndaj një popullsie autoktone. Idrizi shtoi që kjo parti nuk kufizohet vetëm rreth çështjes së çamëve dhe Çamërisë por të gjithë shqiptarëve kudo që ata janë. Së bashku me Dashamir Tahirin ai shprehu admirimin për punën e Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe tha që mund të konsiderojmë se ata të dy do të jenë edhe zëri i VETËVENDOSJE!-s në Kuvendin e Shqipërisë.

Albin Kurti dhe Liburn Aliu vlerësuan lart punën e PDU-së dhe shoqatave të ndryshme në Shqipëri që kanë bërë për vetëdijësimin dhe emancipimin e shqiptarëve për çështjen e çamëve në këto vitet e fundit.

PDU dhe VETËVENDOSJE! konstatuan që duhet të bashkëpunojmë si subjekte që të bashkohemi si komb. Vullneti i qytetarëve shqiptarë dhe interesi i tyre ekonomik e i sigurisë gjithsesi është për bashkim.

Komiteti për Politikë
Lëvizja VETËVENDOSJE!

Prishtinë, 17 qershor 2010

Komente

Share This:

About admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

NË KOSOVË, PATËM LUFTË APO KONFLIKT?(!)

    Pyetje: Zoti Dlaver, si mund ta komentoni një deklaratë të ...