Home / Lajme / Albin Kurti: Kosova ka të drejtë bashkimi me Shqipërinë

Albin Kurti: Kosova ka të drejtë bashkimi me Shqipërinë

Prishtinë, 21.06.2010

Lideri i lëvizjes “Vetëvendosja”, Albin Kurti në një intervistë për radion “Evropa e Lirë” pohon se “sovraniteti nënkupton të drejtën e Kosovës për kontrollin e resurseve natyrore dhe të kapaciteteve ekonomike, nënkupton të drejtën e Kosovës për t’u bashkuar me Shqipërinë, nënkupton të drejtën e Kosovës për ushtri, nënkupton mospasjen e strukturave paralele të Serbisë dhe integritetin territorial”.

Albin Kurti flet edhe për ambiciet e tij politike duke deklaruar se “vendosëm të marrim pjesë në zgjedhje, meqenëse është urgjente që gjatë këtyre dy viteve pavarësisë t’ia shtojmë sovranitetin”, ndërsa shprehu bindjen se nuk do të ketë pengesa të cilat do të jenë vendimtare dhe të cilat do t’ua pamundësojnë pjesëmarrjen e tyre në zgjedhje .

Sipas tij, qytetarët kanë nevojë për një tjetër lloj shteti të Kosovës, për shtet të Kosovës, që është në shërbim të qytetarëve. Duke folur për veriun e vendit dhe duke theksuar masat që duhet ndërmarrë, Kurti tha se është problem i trefishtë: politik, i sigurisë dhe ekonomik.
BalkanWeb

About admin

Leave a Reply

x

Check Also

Palmer: Nuk vendosim afate e as vija të kuqe në bisedimet Kosovë – Serbi

5 Qershor 2019 Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Mathew Palmer, tha ...