
Po kthehet buzëqeshja!
U kthye Naim Frashëri n’vendin e vet Po materializohet ideja fisnike e Sami Frashërit Sot po abdylfrashërizohet hapsira politike e shqiptarëvet në ish-Jugosllavi.
Po,dje, sot e nesër, unë isha dhe jam Çerçiz Topulli! Sot, unë jam Mihail Grameno. Sot ne jemi Hajro Ulqinaka …
Po, unë sot jam Ali Hadri, Esat Mekuli, Qosje e Kadare.
Sot, ne jemi albinkurta! Jemi vetëvetja!
Për tim birë, për ardhmërinë, për Nokën, për dinjitet e për shtet, fshtati, bjeshka e qyteti po shkrihet në Vetëvendosje!
Unë jam Lidhja Shqiptare e Prizrenit, dje, pardje, sot, nesër e përgjithmonë!
28 Nëntor 1912 – 11 qershor 2017
4 tetor 1968 – 9 qershor 2017
“….T’i diftojm, po, botës, se shqyptarët janë njimend burra; se mund të jemi Toskë e Gegë, muhamedan e kristjan, e njiherit shqyptarë të njimendtë.”
“Zgjoni zemrat e fjetuna; fuqizoni shpirtrat e ligshtuem. Shka kërkon djalëria prej Shqypnis? Drejtësi të plotë shoqnore.””
Me kokë, me logos, me mendje, e jo vetëm me #mezemër , do të votohet për çlirim intelektual, e kundër banditizmit politik, ekonomik e kulturor të estabilishmentit të imponuar të pasluftës.
“Vetëvendosje!” për vetëvendosje!