Siç raportohet nga shtypi gjerman sot në Berlin, në afërsi të „Gedächniskirche, në tregun e fundvitit, një maunë mallrash hyri furishëm në mesin e turmës së njerëzëve dhe shkaktoi së paku 9 të vdekur dhe 50 persona të lënduar, të cilët janë dërguar nëpër spitalet e kryeqytetit gjerman.
Sipas njoftimit zyrtar nga senatori i brendshëm i Berlinit, një person i dyshuar si autor i kësaj vepre makabre është ndaluar, ndërsa një person tjetër u gjet i vdekur në kabinën e kamionit. Ende nuk dihen shkaqet dhe motivi i kësaj vepre. Policia gjermane në moment është duke i kryer hetimet dhe pritet që së shpejti të deklarohet rreth origjinës dhe natyrës së veprës.
Burimi: dpa/N24